Studentllëku dhe Rinia Shqiptare

alinos

Forumium maestatis
Studentllëku dhe Rinia Shqiptare

Studentllëku dhe rinia shqiptare



Nga Besjan Pesha



Botuar te Gazeta Shekulli dt. 28.10.2003



Si të gjitha gjërat që mbarojnë me “ëk” edhe studentllëku shqiptar është në gjendjen më të mjeruar ose, e parë nga një këndvështrim më optimist, është në majat e negativitetit. Sigurisht që të qenit student të jep një shije të mirë këtu tek ne por a e dini cfarë o studentë e miq të dashur, ËSHTË FALSE. Gjithë kjo mori konkursesh, maratonë e paparë miqsh, informacioni, librash, parash, ankandesh, debate televizive, deklarata ministrash, kryeministrash, dekanësh e rektorësh nuk prodhon gjë tjetër vecse shtrembërim imazhi e drejtimi, verbim të syve.

Pyetja nuk vonoi sigurisht, cfarë do të na verbojë, cfarë nuk shikojmë??

Po flisja me një mikun tim, djalë i mirë, djalë bisnesmeni por dhe i zgjuar. Babai i tij ia kishte paguar një dorë të mirë parash (ne valutë kuptohet) për tu futur në shkollë dhe sot ky djalë pas i ka konsumuar ca vite universitet fillon dhe bën llogaritë. Një provim bën 100-150 $ kështu që me 8-10 të tillë në vit që ka patur ka paguar 6 syresh. Pra rreth 800 $ në vit për të marrë provimet. Erdhi pyetja tjetër, përse duhet që të paguajë. Sepse kështu e mësuan, ai nuk e njojti ndonjëherë sistemin e ndershëm. Imagjinoni sikur do të lindnit në një botë që ecën me kokposhtë. As do të përpiqeshit fare ta ngrinit kokën lart. E ctë mira do të sillte??

Po të vazhdojmë me llogaritë e djalit na del se e ka marrë edhe një shtëpi me qira as larg as afër qendrës të cilën nuk e ndan me njeri sepse duhet të marri në të ndonjë gocë herë pas here sepse helbete, është djalë i ri. E pra 200 $ x 9 muaj bëjnë 1800 $ në vit.

Normalisht buxheti mujor për shpenzimet e tjera do të jetë pak i kripur sepse bisnesi i familjes nuk ecën dhe aq keq kështu që i merr edhe 400 $ të tjera për ti shpenzuar si ta dijë vetë dhe 200 $ për shpenzime extra pra 5400 $ në vit.

Pra kemi rreth 32.000 $ të shpenzuara për një shkollë katër vjecare ( se ka nga ato që zgjasin edhe 6) por kësaj shume i duhet shtuar edhe investimi fillestar prej 8000 $ që i miri baba dha diku kushedi për shkollimin e djalit. Pra që të marrësh një degë të mirë dhe ta mbarosh në Universitetin e Tiranës duke jetuar si njeri, duke patur të gjitha kushtet edhe pak fare lluks të nevojiten 40.000 $.

E pra ky miku im ishte në një dilemë të madhe për të ardhmen e tij. Më në fund arriti ta kuptonte se e gjitha kjo ishte shumë false dhe se ishte një prodhim fantastic i mashtrusollogjisë shqiptare. Ai mbaron shkollën dhe nuk di se për cfarë e ka mbaruar ndërkohë që është i sigurtë që vendin e punës do ta gjejë shumë më shpejt se ata të tjerët që ia kanë idenë se cfarë studiuan për katër a më shumë vjet. Dhe pikërisht këtu fillon paniku i këtij djali ndoshta naiv port ë zgjuar. Po nqs bisnesi i familjes së tij dështon? Po sikur sistemi të forcohet e të ndryshohet dhe mentalitetin punëdhënës e marrës ta pushtoj meritokracia? Atëherë do të jetë sikur të gjitha këto shpenzime e investime, mundime dhe ëndrra të mos kishin egzistuar kurrë.

Kalojmë pak edhe në ekstremin tjetër. Një miku im tjetër por kësaj rradhe jo i kamur por i varfër, me një baba buxhetor e një nënë pa punë fiton shkollën. Në të njëjtën kohë fillon edhe ky e bën llogaritë e shkollës së tij.

Nuk ka për ti haruar kurrë ato muaj vere kur krahas stresit të mësimeve dhe kurseve i duhej të përballonte shikimin skeptic të të atit që poi jepte cfarë kishte për të ndjekur kurse e për të përballuar jetën e shtrenjtë të metropolit. Nuk ka për të harruar fjalët që dëgjonte nga djem të tjerë që e gjuanin me rromuzet e tyre pa krike ‘ Kot sa lexon, sa jemi NE që do japim pare ku mbetet vend për JU’. Nuk ka për të harruar se si personi i ulur në krahun e tij në sallën e konkursit e mbaroi atë në 15 minuta dhe u rendit i dyti. Nuk ka për të harruar se ditën e parë ishte shpallur fitues në lista kurse tre ditë më pas rezultonte i djegur shkrumb e hi. E nuk ka për të harruar as ofendimet e sekretareve, kancelarëve e kudiune se kush e të bërtiturat të luturat të qarat e tij derisa më në fund e pranuan. E pranuan në Universitetin e Tiranës.

Si një përkatës i shtreses së varfër shkon me devotshmëri dhe kërkon një dhomë në konviktet e Qytetit Studenti. Mendon se është e lehtë sepse fund ii fundit i takonte një dhomë aty. Por jo nuk është dhe aq e thjeshtë sepse kujdestari i thotë që ska më vende dhe nuk e ndihmon dot. Pra iu desh të rifillontë odisenë e të bërtiturave, luturave, thirrjeve derisa më në fund ia japin dhomën e dashur. Dhomën me tre krevate e tre njerëz Brenda, pa ngrohje për dimrin, plot me lagështi ku uji bënte nga një vizitë kortezie tek rubineti i ndryshkur vetëm në ditë festash kur ishte i ngeshëm. Dhomën në katin e peste e me dushe në kat të parë ku një kujdestar tjetër mbante celësat e kashtës e i linte të qelbeshin erë jo servilat. Dhomën ku një mëngjes të bukur dimri ndërsa po shpëlante fytyrën me ujin briskë të ftohtë e gjen veten para pasqyrës së neurollogjisë me një paralizë faciale për të kuruar për dy muaj rrjesht.

Nuk i harron kollaj ky miku im leksionet e shpifura, talljet e pedagogëve, notat e mira të atyre që nuk vinin fare e medaljen e argjentë të dikujt që nuk egzistonte si student. Netët e pagjuma majë librave të përkthyer keq nga dora e ndonjë studenti që donte vetëm të merrte vitin. Si mund të harronte paradën e modës që bënte një herë në javë përpara profesor-doktorit të fiskulturës i cili kërkontë vetëm të zhvisheshin e të rivisheshin sa herë të thoshte ai si edhe të blenin një libër për provimin e fundvitit që nuk egzistonte.

E pra ky miku im megjithatë do ia dali mbanë. Me një punë herë si kamarier, herë si banakier, herë si mbushës topi diku në një firmë atje do t’ ia arrijë qëllimit. Do të mbarojë studimet e larta. Llogaritë e tij tani mbetën pak pezull sepse që historia të vazhdojë me të njëjtin ritëm duhet të rifillohet nga fillimi. Duhen përsëri para, miq të bërtitura, të lutura, të qara e të shara për të siguruar punë. Por tashti ai është i sigurtë që do ia dali mbanë, sepse u mësua. Vecse ka një gjë për tu theksuar fort. Nuk i shkon fare në mendje që të bëhet një njeri i ndershëm, të punojë për të ngritur shtetin demokratik të të drejtës apo meritokracinë. Jo!! Në mendjen e tij ka vetëm një synim. Tia bëjë nënën këtij shteti që ia bëri nënën. Le të gjendet edhe ai njëherë nga ana tjetër e medaljes pa nami le të behët. LE TË BËHET NAMI!

Të dyja palët fundin e kanë të njëllojtë, njëra palë do përpiqet të jetojë sic është mësuar me kokë poshtë kurse pala tjetër do të mundohet që të jetojë edhe ajo me kokë poshtë.

Po kush do ta rregullojë këtë vend, kush do ta forcojë shtetin Shqiptar, kush do promovojë vlerat e reja të demokracisë e shtetin e te drejtës, kush do të kujdeset që të mos ketë më korrupsion, varfëri, vrasje e krim të organizuar. Ah po, ata që studjojnë jashtë shtetit. Ata janë shpresa jonë e vetme. Po nqs ata janë shpresa jonë e vetme dhe studentët e universiteteve tona janë pengesa jonë kryesore drejt perëndimit të madh përse të mos i mbyllim fare Universitetet tona. Përse gjithë kjo luftë, gjithë kjo rrumpallë për të hapur dyert e Universitetit të Tiranës apo të tjerë. E pra, ËSHTË FALSE. Gjithcka është false. Nqs nuk i thuhet Mjaft tani sa ndoshta nuk është vonë vetëm Zoti e di se ku do katandiset ky vend. Jo vetëm ai, unë e kam një ide , destination -> Kolumbia.

Përfundimi?? Për të qenë edhe konstruktiv po e jap idenë time të shpëtimit. Lëvizje shoqërore civile, studentore e mbarëqytetare ku intelektuale e punëtorë, fshatarë e qytetarë të bashkohen e të mos lejojnë degradimin e vendit te tyre nga një tufë pinjollësh arrogantë. Mjaft.
 

hatchet harry

Primus registratum
Re: Studentllëku dhe Rinia Shqiptare

per mu deri tani jeta e studentit ka qene e mbushur me leke ene femra,pervec natyrisht kryerjes se shkolles.edhe une jom nji nga ata pinjollet arrogante,cinike,individualiste qe permenden te artikulli me lart.ne dallim nga ai tipi me lart une shkollen s'e marr me leke,megjithese e kam mundesine.nuk dua qe ata te shtresave ekonomike me te ulta se e imja qe jane te papi... te kene mundesi te kapen te aftesite profesionale.i wanna be the best.sido qe te jete,o people,flijeni mendjen.ju mund ti keni zili ata pinjollet arrogante,cinike,egoiste por gjithmone ne do te jemi,sot e mot.po qe se i ke edhe leket,edhe aftesite profesionale(si puna ime)atehere ju te tjeret e keni te mbyllur gojen.per mua modeli i studentit qe duhet ndjekur eshte bill clinton dhe pastaj fatos nano.une nuk e mbaj koken poshte.une i shof te tjeret nga lart poshte,sepse e di cfare du dhe ku du te mberrij.une jam nje student shqiptar atipik.kam leke,shume leke,por ne nje te ardhme nuk dua qe thjesht te kem nen vete nje tufe me kurva,por te gjithe ju te tjereve(nese jetoni ne shqiperi). ... shqiperia eshte nje lloj kolumbie ku ne menyre paradoksale femijet e pasanikeve(midis ketyre shume shoke te mi)ne vend qe te mendojne si une bien pre e disa baxhellave debile,dhe ju lene mundesi morracakeve,bythgrisve,te pabrekve qe e morin i cope shkolle te ngrejne koke.elita e ardhshme e shqiperise do te dale,me hir ose me pahir,nga radhet tona por do te jete fiktive.kur pasaniket ti cojne femijet ne oxbridge,harvard,yale,etc atehere do te na hyje ne gjak i cik me shume disipline dhe ne shkerdhatat me leke do te jemi tamam gati per sundim.
 

ezhderha

Primus registratum
Re: Studentllëku dhe Rinia Shqiptare

E di qe asht ba nji lamsh i madh me universitet shqiptare, po mbasi lexova kete tham qe e paskam rrejte vedin se e paskam dite.

Persa i perket studenteve qe jane jashte e qe qenkan shprese...mu me duket shprese e akullt, as e ftohte jo.

Alinos, pershendetjet e mija!
 

ezhderha

Primus registratum
Re: Studentllëku dhe Rinia Shqiptare

Fillimisht postuar nga rory o'rourke:
[qb] sepse e di cfare du dhe ku du te mberrij.[/qb]
A kishe mujte me e nda me te tjere kete vizion? E kam fjalen ate qe "e di cdare du dhe ku du te mberrij"?

Nqs ajo qe don ka te bajne me sundimin me duket dicka qe asht teper afer dhe e arritshme, biles s'ke nevoje per oxfordin apo ... Shpresoj ke ndonji gja qe i bjen ma larg. Jam kurioz me e dite se ca mund te jete.

gjithe te mirat!
 

hatchet harry

Primus registratum
Re: Studentllëku dhe Rinia Shqiptare

Fillimisht postuar nga rory o'rourke:
[qb] per mu deri tani jeta e studentit ka qene e mbushur me leke ene femra,pervec natyrisht kryerjes se shkolles.edhe une jom nji nga ata pinjollet arrogante,cinike,individualiste qe permenden te artikulli me lart.ne dallim nga ai tipi me lart une shkollen s'e marr me leke,megjithese e kam mundesine.nuk dua qe ata te shtresave ekonomike me te ulta se e imja qe jane te papi... te kene mundesi te kapen te aftesite profesionale.i wanna be the best.sido qe te jete,o people,flijeni mendjen.ju mund ti keni zili ata pinjollet arrogante,cinike,egoiste por gjithmone ne do te jemi,sot e mot.po qe se i ke edhe leket,edhe aftesite profesionale(si puna ime)atehere ju te tjeret e keni te mbyllur gojen.per mua modeli i studentit qe duhet ndjekur eshte bill clinton dhe pastaj fatos nano.une nuk e mbaj koken poshte.une i shof te tjeret nga lart poshte,sepse e di cfare du dhe ku du te mberrij.une jam nje student shqiptar atipik.kam leke,shume leke,por ne nje te ardhme nuk dua qe thjesht te kem nen vete nje tufe me kurva,por te gjithe ju te tjereve(nese jetoni ne shqiperi). ... shqiperia eshte nje lloj kolumbie ku ne menyre paradoksale femijet e pasanikeve(midis ketyre shume shoke te mi)ne vend qe te mendojne si une bien pre e disa baxhellave debile,dhe ju lene mundesi morracakeve,bythgrisve,te pabrekve qe e morin i cope shkolle te ngrejne koke.elita e ardhshme e shqiperise do te dale,me hir ose me pahir,nga radhet tona por do te jete fiktive.kur pasaniket ti cojne femijet ne oxbridge,harvard,yale,etc atehere do te na hyje ne gjak i cik me shume disipline dhe ne shkerdhatat me leke do te jemi tamam gati per sundim. [/qb]
i am sick and tired of the present situation in my country.une do te mundohem te bej ate qe beri napoleoni per francen.keshtu do te kisha mundesi te hyj edhe ne historine e shqiperise,ndoshta perkrah ismail qemalit,dhe jo si esat pashe toptani.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Studentllëku dhe Rinia Shqiptare

-KU ESHTE KRISHTI?

- Edhe pse te dyja ngjarjet nisen nga pole te kundert, dhimbja qe provokojne eshte e njejte. Midis tyre futet me arrogancen e vet o'rourke.
Natyrisht ka fatin e mire qe ka para, shume para dhe kjo e lidh me ngjarjen e pare. Por ka edhe nje fat tjeter, qe eshte inteligjent. Kjo eshte nje pike e perbashket per te gjithe njerzit. Por si e tille mbetet edhe nje pike e diskutueshme kur flitet per individe te veçante, perderisa ajo nuk eshte konkretizuar. Sidoqofte ne asnje rast inteligjenca nuk duhet dhunuar nga bota materiale. Te pakten kur flitet per studente. Per fat te keq ne te dy rastet e pershkruara me siper kemi kete forme te perbindeshme dhunimi. Ne rastin e pare, djali i familjes se pasur dhe kriza shpirterore, e shkaktuar pikerisht nga magjia e parave. Ne rastin e dyte e njejta krize, por nga mungesa e parave dhe mallkimi qe pason.
A nuk duhet gjykuar si nje plage e shemtuar dhe e rende shoqerore me pasoja te pallogariteshme? Per mendimin tim po. Cfare po ndodh keshtu? Nuk mjafton hemorragjia e intelektualeve qe eshte bere teper e ndjeshme, por duhet t'u mbyllim dyert e universiteteve e te konvikteve, apo t'ua perplasim ne surrat, te rinjve qe mund te jene vertet inteligjente, qe mund te kene talentin, por jo nje llogari bankare te tille qe t'ua hape dyert e shkollave. Ndersa o'rourk e quan normale diçka te tille. Me keq akoma, kerkon te imponohet duke thene se keshtu duhet te jete. Pra, aprovon nje padrejtesi shoqerore dhe i garanton te ardhmen!!! Kjo lloj arrogance nuk eshte tipike per ate qe ka para, por, per ate qe eshte skllav i parase. Dhe te jesh skllav i parase, nuk eshte tregues inteligjence. Ndoshta gabohem, por kam mendimin se nuk eshte pasurija qe prodhon inteligjence, por inteligjenca (edhe pse jo domosdoshmerisht), sjell pasuri. Pra pasuria nuk pohon inteligjence. Nganjehere edhe injorance.
-Ka mbetur proverbiale thenia e Olimbise, (perfaqesuese e borgjezise se larte korçare ne vitete 30) tek komedia "Karnavalet e Korçes" e S. Comorres: - UDHETUAM TERE NATEN ME TREN NEPER ADRIATIK!
-E mora kete shembull per te thene se injoranca nuk eshte atribut i varferise, natyrisht as edhe i pasurise. Por edhe pasuria nuk te ben as inteligjent, as edhe gjeni. Dhe me keq akoma kur pasurine e perdor per t'i pare te tjeret nga lart posht. Thekra eshte e gjate, por buken e ka pak, ndersa gruri i shkurter, por e var koken nga buka.
-C'duhet t'i themi Gene dhe mijera studenteve te tjere ne kete forum, qe e kini te kote me idete tuaja te qarta sepse O' Rourke dhe pinjollet e tjere si ai, i kane blere vendet drejtuese ne Shqiperi dhe se jini te destinuar te mbeteni tere jeten fakire? Me duket shume e guximeshme. C'duhet t'i themi nje vajze te AF, (nuk po e citoj) studente ne NY dhe qe para dy ditesh e mbyllte mesazhin qe me dergonte me thenien...DESHMORE E PUNES! E di qe eshte studente e mire dhe se po sakrifikon duke punuar per te perballuar shpenzimet. T'i themi, eshte e kote sepse O'Rourke dhe pinjollet as qe pyesin nese ti je inteligjente edhe pse ti e njeh jeten me mire sepse ecen mbi dy binare, ate te shkolles dhe ate te punes, njeheresh? Po te njejtat gjera ndoshta duhet t'ua themi te gjithe studenteve qe jane ketu dhe keshtu padashur behemi avokate mbrojtes te llumit qe po mbyt sistemin arsimor ne Shqiperi. Jo, ne kete rast ka nje shembull te bukur qe vjen nga mitologjia. Hauret e mbretit Avgji qe ishin mbushur me te pegerat e kafsheve aq sa edhe vete kafshet po mbyteshin. Askush nuk kishte mundur t'i pastronte. Vetem Herkuli e beri,leshoi ujrat e nje lumi. Shpresoj qe mendimet tuaja dhe pikesynimet te jene ai vershim ujrash qe do te pastroje llumin qe po mbyt vendin.
I dashur O'Rourk, ajo qe me ben pershtypje me shume eshte pikerisht kokefortesia tende dhe kembengulja duke e quajtur diçka normale ate qe ndodhi me dy studentet. Dhe e keqja nuk mbaron ketu, por e krahason vendin tone me Kolumbine, nje pohim qe po ta lexosh me kujdes, e ben thuajse me nje ndjenje te fshehur gezimi qe ndoshta mezi e permban. Nese pranojme qe vendi yne eshte nje Kolumbi, atehere duhet te pranojme edhe tjetren qe shumica absolute e njerzve te pasur ne Shqiperi jane batakçinj, hajdute, kriminele. E natyrisht nuk mjaftojne as rrobat me firme, as veturat luksoze, as menyra e te ngrenit qe pata rast ta vija re kohet e fundit dhe me dukeshin qesharake ne perpjekjet qe benin per t'u hequr si njerez te shtreses se "larte" kur nuk jane gje tjeter veç parveny, sepse po ne tavoline shqyenin gojen per te pastruar dhembet pasi kishin mbllaçitur. Pra asgje nga keto nuk i shpelan, ashtu sikurse nuk i shpelau dy tregetaret, per te cilet Zigmund Frojd tregon diçka shume te bukur. Ishin dy batakçinjte me te medhenj te qytetit. Te pasuruar me dallavere dhe per te treguar veten se i perkisnin nje rangu te larte, pergatiten nje plan. Me pare porositen nje piktor me fame qe t'u bente portretet, te cilat i varen ne mur duke lene nje hapesire normale bosh midis. Ftuan njerezit ne shtepi dhe midis tyre nuk harruan edhe nje kritik shume te njohur te cilin e vune enkas ne nje vend perballe portreteve. Kritiku me t'i pare dhe me veshtrimin ne hapesiren bosh, tha: - PO KRISHTI KU ESHTE?
Besoj se kuptoni sarkazmen. Krishtin e kryqezuan midis dy vagabondeve.
 

Goca

Primus registratum
Re: Studentllëku dhe Rinia Shqiptare

Jane shume pika ku mund te kapesh po s`po dua tani ti futem nje muhabeti teper serioz, kuptohet mu lodh truri duke studiuar tere diten... /pf/images/graemlins/wink.gif . Flitet per te ardhmen e Shqiperise ne nje vend dhe thuhet: Studentat e Shqiperise apo ato jashte shtetit?! S`ka rendesi fare. I gjithe problemi eshte tek kthimi. Studenta qe mbarojne shkollen e jashte e s`kthehen( me te drejte, s`e mohoj). Brezat e rinj qe mezi presin te mbushin 18 per tu larguar nga Shqiperia. Si do ndryshoje Shqiperia po s`pati nje elite qe te doje vendin e tij ne radhe te pare?!
 

linglingbodega

Primus registratum
Re: Studentllëku dhe Rinia Shqiptare

na cane trapin keta te levizjes Mjaft dhe keta gazeleshare qe kemi. perse qenka kaq e pamundur te behet nje hetim se kush nga keta profesore merr leke??? apo kane edhe keta te levizjes Mjaft (s'po del nanjoni tu thote ene ktyre majaft se na merzitet sumen) e keta gazetaret nganje mekat per te fshehur? Perse nuk akuzohen keta profesore qe marrin leke por gjithcka merr trajtimin e nje thashethemi??? Deri atehere, MJAFT na cate trapin me ankesa te tilla.
 

TEA

Forumium maestatis
Re: Studentllëku dhe Rinia Shqiptare

Modestia e rory o'rourke me len pa fjal :shrug:

Penele ja e mbarove shkollen lal, ja u ktheve dhe ne Shqiperi...ku do e gjesh punen ...ahh po do konkuroje ne konkurse te ndryshme per nje vend pune, mese normale deri tani . Tani tek konkursi ku je ti eshte edhe rory o'rourke . Zgjuarsin tende e di lal sepse te njoh dhe se vej nje dyshim .... o'rourke i besoj ne fjal qe eshte inteligjent...me rezultate keni dal te barabart ne konkurs. Mund te me thuash tani kush nga ju te dy do e marri vendin e punes??? Ti qe je nje studente dhe vjen nga nje familje buxhetoresh apo o'rourke qe eshte i krimbur nga parat ... :rolleyes:


Si do ndryshoje Shqiperia po s`pati nje elite qe te doje vendin e tij ne radhe te pare?!

Duhet te jet Shteti Shqipetar ai qe duhet te na doj ne rradh te pare qe dhe ne ti pergjigjem dhe ne me te njejten monedh.

Jeta e studentve jasht-shteti dhe atyre qe vijn nga rrethet per te frekuentuar Universitetin e Tiranes nuk eshte per te gjith e thjesht sepse ka shum peripeci.
C'do dite te duket nje luft e re qe kemi me vetveten dhe te pakta jan ditet ku gjejm paqen ne vetvete dhe na duket ç'do gje si fush me lule .
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Studentllëku dhe Rinia Shqiptare

Fillimisht postuar nga linglingbodega:
[qb] na cane trapin keta te levizjes Mjaft dhe keta gazeleshare qe kemi. perse qenka kaq e pamundur te behet nje hetim se kush nga keta profesore merr leke??? apo kane edhe keta te levizjes Mjaft (s'po del nanjoni tu thote ene ktyre majaft se na merzitet sumen) e keta gazetaret nganje mekat per te fshehur? Perse nuk akuzohen keta profesore qe marrin leke por gjithcka merr trajtimin e nje thashethemi??? Deri atehere, MJAFT na cate trapin me ankesa te tilla. [/qb]
mbaje gjuhen ti lal,
se ai qe e ka shkruar student eshte si gjithe te tjeret dhe per ambjentin e vet foli, nuk ka fantastikuar.
Keta te Mjaftit qe thua ti jane studente te mire, i njof vete disa syresh, e i kam nxitur te marrin pjese dhe s'kane nevoje ta marrin shkollen me para. Pastaj si kujton ti se parate kerkohen sheshit si ne Gjirokaster?!
Ti thua mjaft na cate trapin me kerkesa, une te kujtoj nje shprehje te popullit tone: Femijes vetem kur qan, i japin te pije.
Mjafti si levizje studentore e qytetare ka bere me shume ne disa muaj se e gjithe shoqeria e dhjere civile shqiptare, qe ka ndejtur kafeneve, ka tymosur duhan dhe ka thene me mendje: "Nc nc nc nc, nuk behet ky vend." E ndersa kripeshin ne para te nderkombetareve, s'kane levizur as gishtin e vogel per t'i cuar gjerat ne rendin dhe vendin e vet.
Ti si mund te ndihmosh?! Pa te tjeret e dime qe s'po bejne gje!
 

linglingbodega

Primus registratum
Re: Studentllëku dhe Rinia Shqiptare

populli thote: s'te ndihmon njeri po nuk ndihmove veten. ata qe i marrin provimet me te drejte, duhet te vene e ti drejtohen dekanatit kur kane evidence te pagesave per nota. keto akuzat pasionante si me siper i sherbejne vetem protagonizmit te atyre qe shkruajne me ato tone qaramane. plus qe artikulli eshte i nje niveli qe te vjen per te qare. as shqip nuk dine te flasin keta zorraxhinj. ka nevoje per futjen e shqipes ne gjimnaz dhe universitet.
 

hatchet harry

Primus registratum
Re: Studentllëku dhe Rinia Shqiptare

let me get this straight,because i'll say it just once:une dhe disa shoke te mi shume te ngushte(jemi si vellezer praktikisht,jemi rrit bashke,etj)qe jane ne kete cast para notebook-ut tim,e kemi konsideruar ket albanian forum si nje loje karllik qe ju kalamoj i cik mendjeshkurter,natyrisht te preokupuar per te ardhmen tuaj,e merrni seriozisht.une ju kuptoj:edhe une,dikur,isha si ju te tjeret.per te kap nji goce qe me kishte njel fiksim duhet te isha shume i gojes qe asaj ti mbushej mendja se ja vlente te lidhej me mua.por tani gjerat kane ndryshu dhe ky ndryshim me pelqen shume.praktikisht,kam bo te gjitha ato qe kisha enderruar gjithmone:e merrni me mend shume lehte,o smart kids.pikesepari,kom pas i tufe me dashnore,shqiptare e te huaja,kom bo pushime fantastike(si ne endrrat e mia),kam njohur shume,shume truly exciting people,etc.

po pra,une dhe keta te tjeret ketu rreth e perqark meje jemi rich bitches.dhe s'mund as ta imagjinoni si ndihemi.the world is ours.we wanna fu... it to death. ... per tiu kthyer gjerave konkrete,une e kuptoj qe qenia ime virtuale eshte bere shume antipatike dhe e padurueshme.plotesisht e natyrshme.te varferit nuk mund te simpatizojne me te pasurit.pas 50 vjet barazitizmi gjerat po shkojne ne vendin e tyre.kjo nuk ju pelqen,por this a hard fact of life.leket jane pushtet,per tiu pergjigjur pyetjes se tea.ne qe kemi leket mund te blejme gjithcka.ai qe s'ka leke s'mund te behet kurre i ndergjegjshem per kete.everything in life is just business.te gjithe e kane nji cmim.edhe profesoret e fakulteteve ne shqiperi dun ti thone fukarallikut:ike q...!ju nuk i dini te gjitha,ne fakt ju s'dini gjo prej gjoje.dhe s'keni si ta dini.i meshoni fantazise si per perralla,yack about bull... ,dhe kujtoni se jeni me te mire se ne shkerdhatat me leke boll.

me metodat "demokratike" perendimore nuk mund te ecet ne shqiperi.me besoni,nuk ka per te funksionuar kurre.ata te mjaftit jane silly wankers.

per nga edukimi qe kam marre ketu ne universitet une e di shume mire se cfare duhet bo qe shqiperia te behet nji vend normal.por une jam paksa as greedy as a pig.me interesojne qefet.ne e dime si funksionon sistemi politik ne demokraci dhe i njohim pikat e dobeta,mangesite qe dalin ne pah ne vende primitive e te izoluara si shqiperia.duke vendosur shoket e mi(vellezerit e mi)ne pikat kyce te hierarkise shteterore i marrim ne te gjitha ne dore.ndoshta atehere mund te behet per shqiperine ajo qe napoleoni beri per francen.ideja ime ne ato kushte do te ishte qe te hyja ne librat e historise se shqiperise,sepse kjo ide me pelqen.
jo sepse me intereson mendimi i ndryshimit te jetes se njerezve.me falni per cinizmin,po per mu te tjeret jane thjesht "tools".

ata politikane qe shahen nga ju populli jane me gjithmend te paorientuar ne mendimet e tyre drejt nje konceptimi modern te politikes.dhe me gjithe shkollen qe jam duke e mbaruar as mua s'me intereson.ne fakt mua do te me interesonte pushteti absolut.ne keto kohe demokracie kjo eshte e pamundur.nuk do te kete kthim mbrapa,asnjehere.

shkurt,o kalamoj,ne internet une mund te jem plotesisht i sinqerte(si tani)ose ne raste te tjera mundohem tju blej mendjen.natyrisht,bota juaj shume e vogel nuk eshte ajo e jona qe eshte i gjithe globi.e kuptoni,po ju them gjera qe po tju takoja tèt-à-tèt s'do jua thoja kurre.

gjithsesi,per ta mbyllur une kur flas komandoj,perndryshe hesht.
 

TEA

Forumium maestatis
Re: Studentllëku dhe Rinia Shqiptare

Ti ke folur mjaft per veten...

- une e kuptoj qe qenia ime virtuale eshte bere shume antipatike dhe e padurueshme.

- se ne shkerdhatat me leke boll.

- por une jam paksa as greedy as a pig


Duket qe edukaten e paske marr nga leket , vazhdo keshtu , ne fakt Shqiperia ka shume nevoj per rich bitches...

Pas asaj replike qe bere ateher ti nuk ekziston si njeri por vetem si llogari bankare, pra nje njeri me vler zero.Thuj ishalla nuk falimenton babi se ti u shkrike si kripa n'uje.

Shpresoj qe ne te ardhmen te ndjesh nje ngrohtesi njerzore dhe jo nje ngrohtesi materiale.
 

eM

Paper Moon
Re: Studentllëku dhe Rinia Shqiptare

40.000 $ per kater vjet shkolle... WOW sikur ta njofin universitetin shqipetar ketu, nuk do te kisha nevoje te punoj 7-10 vjet per te paguar shkollen, cmimi i te ciles dyfishohet derisa une te arrij te paguar cdo gje. Nejse kjo qe si sidenote, sepse une e di shume mire se nuk mund te punosh per Shqiperi dhe te rosh ne Amerike.

sad reality... Lexoj dhe degjoj aq shume gjera negative per shume aspekte te jetes ne Shqiperi sa me hypen nje lloj tmerri, them se as kete vere nuk do e bej ate udhetimin e shumeperfolur... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

hatchet harry

Primus registratum
Re: Studentllëku dhe Rinia Shqiptare

nuk e di se pse po vazhdoj te merrem me ket trapllik "diskutim".ju te tjeret keni vetem kompjuterin qe flet shqip. ... tea kujton se me njeh.njeh nigel the blade,po.jo se me intereson car mendoni ju o cuna e goca te crrenjosur nga shqipnia.por e para,edukata qe kam marre dhe my lifestyle eshte ai i nje pjesetari te high society.

e dyta,cfare dini ju te tjeret,o popull,per mu?
me bollocks!pas vitesh teprimesh me cdo sensacion e "ves" te ri e te paprovuar,tani,ne fund te karrieres time studentore e ne fillim te asaj akademike(dhe,me vone,te asaj politike back home)ndihem me i qete dhe me duket se po kthehem ne origjine.tea kujton se une jam nje sneaky,sodding bastard.nigel the blade,eshte.

une dua shume nje person te bukur me te cilin kam shume komplicitet.une e dua,e respektoj,e trajtoj si mbretereshen time.dakord,here pas here kam ndonje one-night-stand.por zemren ja kam falur yllit tim.e treta,bizneset dhe interesat ekonomike te plakut tim,per inat te teas dhe te ndonje ziliqari tjeter,jane tashme shume te sigurta.plaku im eshte biznesmen i suksesshem e i fuqishem dhe ka shume njohje te rendesishme.ju,o kalamoja,meshoini puneve dhe jeteve tuaja normale.sipas oscar fingal o'flahertie wills wilde:ka vetem nje klase ne shoqeri qe mendon per leket me shume se te pasurit.keta jane te varferit.te varferit s'mund te mendojne per asgje tjeter.that is the true misery of being poor.
 

TEA

Forumium maestatis
Re: Studentllëku dhe Rinia Shqiptare

op une them shyqyrr qe s'te njoh dhe per kete gje te jesh i sigurt. ka shum student qe jan ne gjendje shume te mire ekonomike ketu ne forum por asnje nuk flet me kete prepotenc ...

dhe nese do te dish mire ate çka une mendoj per ty :
- Je thjesht nje flluck sapuni...qe ngrihet lart dhe ....
 

Belinea

Primus registratum
Re: Studentllëku dhe Rinia Shqiptare

Une se kam babin biznesmen :rolleyes: /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Goca

Primus registratum
Re: Studentllëku dhe Rinia Shqiptare

Eh Tea, une dhe nigel ne te njejtin konkurs?! Sipas nigel konkurset duhet te jene te ndare ne klasa se padyshim ai s`mund te ulet ne te njejten salle me ato qe Wilde konsideron te varfer, por nigel nuk e paska lexuar " The importance of being Earnest" te Wildit! Duhet ta kishte kuptuar mire nga ai liber se cilat ishin vlerat ku Wilde besonte me shume. Kur e futen ne burg humbi gjithcka , para , reputacion e emer dhe ajo cfare i mbeti ishte personaliteti i tij, ato qe ai mbarte me vete si artist.
Kaq per Wildin , me vjen keq qe i lexoke librat vetem nga pikepamja jote, ato sherbejne per te te mesuar dicka.
Une do te te thoja bravo ne qofte se qefin do ta beje me parat qe ke fituar vete, madje do te te kisha zili se do me dukeshe shume i zoti, por te besh qef mbi shpatullat e te tjereve( si miku i Wildit tek libri i tij) , s`me duket arsye per tu krekosur. Aq me teper kur thua qe ke provuar gjithcka . Keshtu materialisht edhe mund ti kesh bere , por ka edhe njerez te tjere qe megjithese s`kane pare Bahamas me sy, dine te sillen e te zgjidhin problemet e demokracise ne Shqiperi. Megjithese s`i kane ndryshuar te dashurat cdo muaj( nuk e kuptoj pse kete gje e ke theksuar nja dy tri here gjate pergjigjeve , ndoshta te jep pak siguri ...) , e dine mjaft mire cdo te thote ti falesh zemren dikujt e ta besh qefin tamam.

Konkluzioni: Mos hec me bo konkurs me mu, se s`pys per poziten e paret e asnjonit. Po ma more per zotesine , bravo te qofte! Po ma more per pune lekesh, s`e ke te gjate se te vihem mbrapa si hije. :tipsy:

P.S: Oxbridge , Yale e Harvard per fat te mire s`jane me privilegji i te pasurve. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

linglingbodega

Primus registratum
Re: Studentllëku dhe Rinia Shqiptare

postime rrumpallash...nigel, ik mer zullap se qeke nocke fare. moderadhori, futi nje pastrim i cik ktu...
 
Top