Statusi i Shqipërisë për vend kandidat, hyn në axhendën e ministrave të Jashtëm të BE-së

Statusi i Shqipërisë për vend kandidat, hyn në axhendën e ministrave të Jashtëm të BE-së

BRUKSEL – Aplikimi i Shqipërisë për vend kandidat i BE-së, do të diskutohet nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian mbledhur sot në Bruksel për një takim treditor. Pas më se gjashtë muajsh pritjeje, kjo çështje pritet të jetë pjesë e diskutimeve në drekën e punës së krerëve të diplomacisë evropiane.

Gjatë ditës së martë, tema kryesore për Ballkanin Perëndimor është situata ne Bosnje Hercegovine, por një zyrtar i presidencës suedeze tha se çështja e Shqipërisë mund te diskutohet gjate drekës se punës.

Është iniciativa e ministrit të Jashtëm italian Franko Fratini për ta bërë aplikimin e Shqipërisë pjesë të diskutimeve. Vetë Frattini, u deklaruar për këtë, disa ditë më parë gjatë një takimi me ministrin tonë të Jashtëm, Ilir Meta në Romë.

Burime nga vendet anëtare, tregojnë se Frattini pritet që nesër të nxjerre argument kryesor perspektiven e qartë europiane të vendeve te rajonit, ndër to edhe të Shqipërisë.

Vendi ynë aplikoi për statusin ‘kandidat në Bashkimin Evropian’ në 28 prill te këtij viti. Autoritet evropiane nuk janë mbledhur asnjëherë për të shqyrtuar aplikimin e Shqipërisë, ndërkohë që nëpër konferenca shtypi, disa zyrtarë janë shprehur se pas zgjedhjeve, mund të diskutohet për këtë. Nga nisja e shqyrtimit të statusit e deri tek marrja e një vendimi nga BE-ja, duhet një vit.

Frattini: Në BE ka ngurim për Shqipërinë, keni mbështetjen tonë

22 tetor

ROMA – Italia ka ripohuar angazhimin e saj të plotë në mbështetje të perspektivës evropiane të Shqipërisë. Kështu është shprehur sot ministri i Jashtëm italian Franko Fratini, pas një takimi me zv.kryeministrin dhe ministrin tonë të Jashtëm, Ilir Meta sot në Romë.

“Gjatë takimit, kemi diskutuar mbi kërkesën për anëtarësim të Shqipërisë në BE”, tha Frattini, duke shtuar se “në mbledhjen e ardhshme të ministrave të jashtëm të BE në Luksemburg (26 tetor) ne do kërkojmë transmetim e shpejtë të kërkesës pranë Komisionin Evropian për të filluar më pas procesin, që ne shpresojmë se do të çojë në njohjen e statusit të vendit kandidat”.

Në lidhje me këtë çështje, kreu i diplomacisë italiane sqaroi se “unë e di se ka një ngurrim nga ana e një numri të kufizuar të vendeve anëtare, por shpresoj që të gjejë konsensusin e shumicës së shteteve anëtare të BE”.

Ndërsa Meta garantoi se qeveria shqiptare do të përmbushë në kohë të gjitha standardet që kërkon ky proces. Në këtë kuadër u vlerësua edhe vizita e ministrit të Brendshëm italian në Tiranë, gjatë muajit nëntor.

Përsa i përket bashkëpunimit mes dy vendeve, dy ministrat ranë dakord për nënshkrimin së afërmi të dokumentit dypalësh për partneritet strategjik, i cili do të shoqërohet me samite periodike të nivelit më të lartë midis dy qeverive.(Shekulli)

hHBjyImzyH4

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24826. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24826

Top