Snapchat është bërë një aplikacion seksual.

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
882-650x358.jpg



Snapchat ka lansuar një qendër të sigurisë për prindërit dhe fëmijët, pasi që ky aplikacion tashmë po konsiderohet si një aplikacion seksual, në të cilin po postohen shumë fotografi nudo.

Aplikacioni lejon postimin e fotografive nudo për shkak që fotografitë zhduken brenda një kohe të caktuar të vendosur nga përdoruesi. Por, kompania dëshiron që aplikacioni i tyre të mos konsiderohet seksual dhe i dëmshëm për fëmijët, transmeton Lajmi.net.

Qendra e sigurisë është krijuar në përgjigje të shqetësimeve të prindërve dhe mësuesve, dhe u zhvillua me grupet e sigurisë online duke përfshirë UK Safer Internet Center.

Kjo përfshin këshilla për prindërit dhe mësuesit, duke përfshirë atë që mos t’i lejojnë fëmijët nën moshën 14 vjeçare ta përdorin aplikacionin.

“Snapchat nuk duhet të jetë një aplikacion seksual, ku njerëzit postojnë fotografi duke bërë seks dhe të zhveshur. Pasi që, shumica e njerëzve e përdorin aplikacionin për argëtim, dhe jo në atë mënyrë siç ka filluar të përdoret”, thotë një prind i shqetësuar, transmeton Lajmi.net.

Qendra e sigurisë gjithashtu u kujton përdoruesve që t’i lexojnë udhëzimet e Snapchat, të cilat fillojnë me atë se “nëse jeni nën moshën 18 vjeçare mbani rrobat veshur kur bëni snape”.

Kohët e fundit në Snapchat është rritur numri i atyre që postojnë fotografi të zhveshur apo duke bërë seks, kështu që është mirë që të keni një kontrollë të shtuar ndaj përdorimit të këtij aplikacioni nga fëmijët tuaj.

Burimi i informacionit , Lajmi.al.
 

Dreamer

Under the Dome
Mire te gjitha keto por kjo fjala "lansuar" kur e lexoj "mi fa girare le palle" . U be gjuha shqipe e pakuptueshme per shqipetaret e ta kuptosh duhet te jesh poliglot.Mjer ne per shtypin qe kemi!!
 

Aki

Paint It Black
Mire te gjitha keto por kjo fjala "lansuar" kur e lexoj "mi fa girare le palle" . U be gjuha shqipe e pakuptueshme per shqipetaret e ta kuptosh duhet te jesh poliglot.Mjer ne per shtypin qe kemi!!

Skane faj, kur te tjeret zbulojne gjera te reja e ne vetem se i marrim te gatshme, duhet huazuar dhe fjalet e pershtatshme per to, aq fjale kemi ne, ku do shpikim te reja :)
 

Dreamer

Under the Dome
Ehuu, po lançuar ca dmth aman?
Thuaj te pakten ' ka krijuar' 'ka leshuar' kemi plot po thuaj na perto menderja edhe marrim fjale nga te tjeret se na duket vetja me interesante :D
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Duhen pajisur me ndonjë manual këshilluesi gjuhësor gazetarët.

Edhe në median e shkruar , para disa kohësh një gjuhëtar por shqyrtonte gabimet drejtshkrimore për gazetat, njëra kishte 110 gabime drejtshkrimore e jo vetëm , imagjino të tjerat pas.
Ka një keqformim!
 

MysteriousMan

Valoris scriptorum
Mire te gjitha keto por kjo fjala "lansuar" kur e lexoj "mi fa girare le palle" . U be gjuha shqipe e pakuptueshme per shqipetaret e ta kuptosh duhet te jesh poliglot.Mjer ne per shtypin qe kemi!!
Historikisht kemi pasur prob te tilla, ndryshimi i vetem eshte se spo huazojme me fjale turke por angleze ashtu si kemi ber me disa raste ne italisht.
 

-Zana-

e...Thjeshte
Personalisht nuk e perdor , Por nje shoqe ne Pune e perdorte ... E Mira e snapchat me sa di une eshte qe nuk I mban dot fotot ,pra nuk ju Ben dot save ... Nese jam gabim me korigjoni . Me pelqen kjo IDE , qe nuk mund te ti marri njeri fotot.
 

MysteriousMan

Valoris scriptorum
Ka gjithmone nje menyre per te mar fotot, thjesht kush ska informacion te bollshem nga tech fillon dhe beson ne "ideale" rehatlliku.
 

-Zana-

e...Thjeshte
Nuk e Kisha fjalen per hackers Apo ato qe ja dine ksaj Pune ne brendesi. Po flas per nje user te thjeshte ... Me sa jam ne dijeni me k'te aplikim , fotot jane te castit nuk I Ben dot save .

Cila eshte menyra atehere , nese aplikimi nuk ta lejon ?
 

MysteriousMan

Valoris scriptorum
As un se kuptoj pse kembngul si mushka, un po them qe vidhet me print screen ti me tregon funksionin e print screen.

Jo ne cdo fushe ke njohuri :)
Mentality!
 

-Zana-

e...Thjeshte
Thjeshte te bera nje pyetje , e nese mund ta quash kembengulje ... Atehere ke prb ne te kuptuar.

Print & save , per Mua jane dy gjera te ndryshme ... E nese nuk jane mund te shpjegosh ...s'ka gje per kembengulje k'tu .
 

-Zana-

e...Thjeshte
Ashtu duhet ta kishe Lene qe ne fillim, nese nuk te interesonte ... Pa qene e nevojshme te komplikohesh, duke e personalizuar temen pa lidhje . Big mania . Lol
 

MysteriousMan

Valoris scriptorum
ku eshte personalizimi?
komplikimi ndodh kur ti skupon dicka, per ty eshte e komplikuar per mua jo.

Nese do pyesje si behet me print screen do ishte tjeter gje po ti zgjedh te shpjegosh ceshte print screen a thua ai qe ta ofron si "zgjedhje" nuk e di :)

gjithsesi si thash e lem me kaq, nese te intereson eksploro google ose mund ta thot ndokush tjeter (sygjerim, ti bej cte duash).

Have a nice time :)
 
Top