admin
Administrator

Huawei Y300 është modeli i parë i kësaj kompanie që përdor sistemin e bazuar në HTML5 nga Mozilla, Firefox OS. Ky telefon u prezantua në Barcelonë në Kongresin Botëror Mobil gjatë prezantimit të Huawei.
Huawei Y300 ka një ekran 4 inch të tipit WVGA që sjell një rezolucion 800×480 pixel dhe do të ketë versionin 1.1 të Firefox OS. Y300 ka një procesor Snapdragon 8225 dual core me frekuencë 1 GHz, 512 MB RAM, 4 GB memorie të brendshme, një kamera mbrapa 5 megapixel dhe një kamera të përparme VGA.
Ky model është i ngjashëm me Huawei Ascend Y300 në pamjen e jashtme. Duket se Huawei po përdor të njëjtët parametra si me smartphonin e mëparshëm Android për Firefox OS por një ndryshim emri është thelbësor dhe nuk i ngatërron përdoruesit. Fjalët janë që mund të lançohet si Y300 II, duke e bërë si pasardhësin e origjinalit Y300. Parametrat duken bazë por kjo nuk e bën më të keq smartphonin. Madje, smartphoni i Huawei duket më ndryshe nga ata të prodhuesve të tjerë. Ekrani duket se shkëlqen më shumë e më i qartë, pa mjergullën që japin telefonat me rezolucion të ulët. Mbase nuk do të duket mirë si Alcatel One Touch Fire S me rezolucion 960×540 pixel por që pritet gjysmën e dytë të vitit.
Edhe pse mendohet se Huawei Y300 mund të sjellë Firefox OS në Azi në muajt e ardhshëm, nga kompania e as nga Mozilla nuk ka asnjë datë përfundimtare se kur mund të jetë i disponueshëm në treg telefoni. As një çmim nuk ka por ashtu si çdo pasjisje tjetër me Firefox OS, edhe Y300 nuk pritet të ketë një çmim shumë të shtrenjtë. Ashtu si disa prej të tjerëve smartphone me Firefox OS që u prezantuan në Kongresin Botëror Mobil, edhe Huawei Y300 renditet në rangun e smartphonëve të mesëm me Firefox OS.
Burim:
http://reviews.cnet.com/cell-phones/huawei-y300/4505-6454_7-35835275.html?autoplay=true
Artikulli i plote...