Si dashuroni?

Mandi_tjeter

Primus registratum
Si dashuroni?

Mendoj se kjo teme eshte me mire te jete ketu sesa tek "Dashuria" sepse nuk po e hap per te folur per ndjenjat ne detaje por per ate qe eshte e pergjithshme per secilin dhe e vecante nga njeri te tjetri.
Cfare doni te arrini duke dashuruar?
Cila eshte ajo ndjenje qe insiton ne trurin tuaj dhe cfare ndodh kur ndieni qe eshte plotesuar.
Per sa kohe ndodh kjo?
A eshte dashuria nje qellim ne vetvete apo nje mjet per te plotesuar nje nevoje tjeter?
 

Belinea

Primus registratum
Re: Si dashuroni?

Fillimisht postuar nga Belinea:
[qb] Me gjithe zemer /pf/images/graemlins/frown.gif [/qb]
A ti ke rrjedhur mi goc /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Mandi_tjeter

Primus registratum
Re: Si dashuroni?

Fillimisht postuar nga Rapper_123:
[qb] I Just give her a real f*cking. nothing else! [/qb]
Maybe she gives the same to you por une po pyesja per dashurine. Po nuk e pate provuar me mire mos na thuaj gje
 

Topce

Primus registratum
Re: Si dashuroni?

MËDYSHJE


Nëse në dashuri do të bie
Vërtet ,
Kam vendosur
Njëherë e përgjithmonë
Të dashuroj !
Hmmm...
Por bota rrotullohet kaq shpejt
Nuk e di ,
Nëse do të kem kohë
Të ndaloj !

Nëse zemrën do ta fal
Vërtet ,
Kam vendosur
Njëherë e përgjithmonë
Ta dhuroj !
Hmmm...
Por jeta është kaq e shkurtër
Ç'do të ndodhë
Nëse do të gaboj ?!

Kur "të dua" do të them
Vërtet ,
Kam vendosur
Njëherë e përgjithmonë
Ta pohoj !
Hmmm...
Por a do të gjëndet në botë një vajzë
Vërtet ,
Njëherë e përgjithmonë
Të më dashurojë ?!

Ridgefield, tetor 2001

Vjedhur ne Internet nga Kresh Ndreu
 

mistrec-sarande

Primus registratum
Re: Si dashuroni?

per ca eshte hapur kjo tem shkolle si te mesosh te dashurosh. /pf/images/graemlins/laugh.gif
po keni nevoj perm ndonje profesor me beneni nje ze. :book:
 

TONY

Primus registratum
Re: Si dashuroni?

me fal por me duket teme pa vend ketu keshtu qe ju lutem mbylleni pasi ka vendin e vet........
 

manditjeter.tjeter

Primus registratum
Re: Si dashuroni?

Fillimisht postuar nga Mandi_tjeter:
[qb] Mendoj se kjo teme eshte me mire te jete ketu sesa tek "Dashuria" sepse nuk po e hap per te folur per ndjenjat ne detaje por per ate qe eshte e pergjithshme per secilin dhe e vecante nga njeri te tjetri.
Cfare doni te arrini duke dashuruar?
Cila eshte ajo ndjenje qe insiton ne trurin tuaj dhe cfare ndodh kur ndieni qe eshte plotesuar.
Per sa kohe ndodh kjo?
A eshte dashuria nje qellim ne vetvete apo nje mjet per te plotesuar nje nevoje tjeter? [/qb]
 

e.r.t.i.

Primus registratum
Re: Si dashuroni?

TE ME FALI TOPCE QE I KAM MARRE NJE OPINION TE TIJ NGA NJE TEME TJETER, JAM I NJE MENDJE ME TE DHE ME DUKET SHUME I PERSHTATSHEM EDHE PER KETE TEME.
Shkruajtur më 08 Shtator, 2003 15:09
--------------------------------------------------------------------------------

citim:
--------------------------------------------------------------------------------
Fillimisht postuar nga Rangers:
Po kur njeri nga personat vendos te behet kokeforte dhe te mos leshoje me pe.
--------------------------------------------------------------------------------

Per mua nje njeri duhet te mendohet mire para se te thote qe e do tjetrin dhe kjo, jo se mendoj se ka vetem nje dashuri ne jete por sepse (sic e kam thene diku ne lidhje me virtytin) virtyti me i larte ne kohet e sotme eshte te njohesh vetveten. Shume njerez ngaterohen me ndjenjat dhe shume prej tyre i quajne "dashuri". Mjafton qe te ndjejne nevoje per tjetrin ne nje moment te caktuar dhe shume prej nesh menjehere mendojne qe eshte dashuri.
Askush nuk e vret mendjen se nga se vjen kjo nevoje.
Dikush mund te kete nevoje per seks dhe per arsye frustacionesh (nje lloj ndrojtjeje normale ne nderimin e partnerit seksual, probleme te vetevleresimit ne kete fushe, etj., etj.)e shikon vetem te lidhur me ty. A eshte kjo dashuri?
Dikush ka frike nga te ndenjurit vetem dhe po ashtu me te panjohur. Edhe ai te kerkon ty. Po kjo a eshte dashuri?
Dikush tjeter tek ti gjen mbeshtetesin apo antagonistin ne mendime dhe ide dhe prape ka nevoje per ty.
Per mua as kjo dhe as njemije e nje nevoja te tjera nuk jane dashuri. Per mua dashuria eshte nevoje per tjetrin, per asgje nga ato qe ai ben, por vetem per ate qe ai eshte. Nje bote e tere e pa eksploruar, kurioziteti qe te ben te mos terhiqesh, qe eklipson cdo gje tjeter dhe te shtyn drejt thellesive te shpirtit te tjetrit. Dhe kjo eshte nje ndjenje qe nuk kushtezohet nga asgje.
Per ta bere tjetrin te te doje ne kete forme mjafton qe shpirti yt te mos shtere kurre. Vetem atehere vjen ndarja ne nje cift te tille kur njeri (ose te dy) shpirtrat behen si puse te thare ne shkretetire ku as mirazhet nuk marrin mundimin te cojne ndonje udhetar.
E megjithate edhe kjo eshte nje nevoje.
E megjithate edhe kjo e ka nje fund.
Sigurisht, skema e lojes eshte po ajo, qe nga dashuria me meskine deri tek me sublimja. Jane aktoret qe e bejne te ndryshoje.

Por vetem ju lutem, mos quani dashuri cdo gje qe jepni apo merrni sepse atehere do dalin ca keshilla te perçudnuara per ndarjen qe do na rrotullojne rreth vetes si fuga per te na vertitur ku i dihet se ku.
 
Top