Shuhet Enver Shehu, një prej ikonave bardheblu
Ndahet nga jeta Enver Shehu, një prej emrave më të mëdhenj në historinë e klubit SK Tirana, por edhe një prej njerëzve që ka lënë gjurmë në futbollin shqiptar. Ish-lojtari i famshëm i bardhebluve dhe i Kombëtares, i cili ka punuar edhe si trajner në ekipin kryeqytetas, ndërroi dje jetë për shkaqe natyrale. Në janar të këtij viti, festoi 75-vjetorin e lindjes, ku përveç figurave të njohura të futbollit shqiptar dhe zyrtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit, ai u nderua edhe nga prezenca e Presidentit të Republikës, Bamir Topi. Shehu ishte një prej lojtarëve kryesorë të Tiranës të viteve 60 (në atë kohë skuadra mbante emrin 17 Nëntori). Ai e nisi karrierën si futbollist në vitin 1954 me Luftëtarin e Shkollës së Bashkuar dhe pas një sezoni u transferua te 17 Nëntori ku luajti deri më 1963-shin. Në vitin 1958 ai u shpall edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit, me tetë gola të realizuar në 14 ndeshje, çmim të cilin e ndau me lojtarin e Partizanit, Refik Resmja.</p>
Edhe pse ka qenë një prej lojtarëve më të spikatur në vend, madje duke luajtur edhe një ndeshje me Kombëtaren shqiptare ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, Enver Shehu ka qenë më i suksesshëm në karrierën si trajner. Në vitin 1964, vetëm një vit pasi i dha lamtumirën futbollit të luajtur në fushë, ai u emërua si ndihmës i trajnerit Myslym Alla. Në këtë detyrë, të cilën Shehu e mbajti deri në vitin 1970, skuadra fitoi katër tituj kampionë. Ka qenë një prej zërave më të fortë në ambientet bardheblu, që kanë pretenduar heqjen pa të drejtë të titullit kampion në sezonin 1966-1967. Vetëm katër javë përpara mbylljes së kampionatit, Tirana (e cila pretendonte titullin) dhe Partizani (që nuk kishte objektiva) u përjashtuan nga Komisioni Shtetëror i Sporteve, pas një sherri në dhomat e zhveshjes ndërmjet Osman Memës dhe Agim Dizdarit. Në vitin 1971 u emërua trajner i parë i Tiranës, ku punoi deri më 1973-shin. Karriera sportive e Shehut ishte e lidhur ngushtë me klubin bardheblu, ku ai rikthehet si trajner në vitin 1980. Eksperienca si futbollist, stazhi 6-vjeçar si zv/trajner dhe dy vitet që drejtoi ekipin i shërbyen pa masë në tentativën e dytë si teknik. Në fakt, gjatë periudhës 1980-1987, ai ndërtoi një skuadër të jashtëzakonshme, ndoshta më të mirën në historinë e klubit. Nën drejtimin e tij, 17 Nëntori i atëhershëm u shpall tri herë kampion i Shqipërisë dhe fitoi katër Kupa. Por, përveç trofeve, që padyshim kanë rëndësinë e tyre, merita më e madhe e Shehut ishte krijimi i të ashtuquajturit “brezi i artë” i Tiranës, me lojtarë si Agustin Kola, i ndjeri Arben Minga, Shkëlqim Muça, Mirel Josa, Sulejman Mema e shumë të tjerë, që më pas krijuan boshtin e Kombëtares në ato vite. Përveç ish-lojtarëve të kohës, futbollistëve të stërvitur prej Shehut dhe përfaqësuesve të klubit Tirana, homazhe në familjen Shehu bëri edhe një delegacion i FSHF-së, i kryesuar nga presidenti Armand Duka.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24619. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24619