Al-Punk
Still here
Per muajin tetor 2010 ndodhemi ne vendin e 58-te. Rekordi i mëparshëm historik i Shqipërisë ishte vendi i 62-të, i regjistruar në gusht të vitit 2006
FIFA i dha një lajm me aromë të këndshme Shqipërisë së futbollit, madje me ngjyra rekordi absolut. Në renditjen e muajit tetor 2010, të publikuar më 17 nëntor (përkon me ditën e çlirimit të Tiranës e njëherësh është festa ndërkombëtare e studentëve), Kombëtarja jonë pozicionohet në vendin e 58-të (520 pikë).
Rekordi i mëparshëm historik i Shqipërisë ishte vendi i 62-të, i regjistruar në gusht të vitit 2006 - atëherë për shkak të rillogaritjeve në sistemin e ri referencial statistikor të qeverisë së futbollit- dhe i përkiste trajnerit gjerman Hans-Peter Brigel.
Një progres i rëndësishëm i futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare, e që reflekton edhe forcën e kuqezinjve. Djemtë e Kuzhesë, në një vit thuajse perfekt, ku është regjistruar vetëm një humbje (ajo me Bjellorusinë, 2-0 në transfertën e Minskut), ngjitën 7 vende në raport me muajin shtator, kur renditeshim në vendin e 65-të.
Edhe në renditjen kontinentale të UEFA-s, Shqipëria ngjiti dy vende dhe tani është e 33-ta nga 53 federata europiane - një muaj më parë renditej e 35-ta- dhe ka mundur të lërë pas dhe emra të tillë si Belgjika (e 35 ta), Polonia (e 36-ta), Maqedonia (e 39-ta), Finlanda (e 42-ta) apo dhe Qipro (e 44-ta).
Vendi i 58-të është pozicioni më i mirë i Shqipërisë për vitin 2010, që e nisi nga vendi i 97-të në janar të këtij viti, duke fituar gjatë tetë muajve të parë 41 vende në renditjen botërore.
Në renditje botërore Shqipëria ndodhet midis Hondurasiti (57) dhe Zelandës së Re (59) Në Europë, Shqipëria ndodhet midis Izraelit (32) dhe Armenisë (34).
Renditjet gjatë vitit 2010
Tetor 2010 58
Shtator 2010 65
Gusht 2010 67
Korrik 2010 70
Qershor 2010 71
Maj 2010 79
Prill 2010 80
Mars 2010 83
Shkurt 2010 96
Janar 2010 97
Burimi: Albania-sport.com