Al-Punk
Still here
Shqipëri – Irlanda e Veriut 1-0
Shqipëria, falë një kryevepre “samba” të Ervin Skelës nga goditja e lirë, triumfoi 1-0 ndaj Irlandës së Veriut në “Qemal Stafa” në miqësoren e parë të vitit 2010, ndërkohë që trajneri Josip Kuzhe, vendosi një rekord personal me katër ndeshje pa humbje në po aq testime ndërkombëtare.
Një fitore që mban një numër simbolik të plotë, pasi ishte e 50-ta për Shqipërinë në 238 ndeshje ndërkombëtare, përfshirë dhe ato zyrtare. Për Shqipërinë, që ka arritur vetëm 2 fitore në 9 përballje me irlandezoveriorët, e dyta rresht pas asaj të vitit 1997 (eliminatoret e Kampionatit Botëror 1998), ky është sinjal i mirë në kuadër të fushatës kualifikuese të Kampionatit Europian 2012.
Gjithsesi, “djemtë e shumtë” të Kuzhes (aktivizoi 17 lojtarë në këtë takim, përveç portierit Beqaj), dhuruan një ndeshje me dy pamje, një pjesë të parë virtuoze me shumë raste dhe një të dytë tepër të lodhur, kjo dhe për shkak të terrenit të rënduar të impiantit ndërkombëtar kryeqytetas.
PJESA E PARË
Topi i parë u luajt nga Irlanda e Veriut, por momenti i parë i përket Shqipërisë. Në minutën e dytë, Klodian Duro fitoi një goditje të lirë në një distancë prej 35 metra Skela mori përsipër ekzekutimin, duke hedhur topin në zonën kundërshtare, por irlandezoveriorët e shmangin rrezikun.
Një minutë më pas, një top në zonë për Bogdanin nga Agolli, i cili stërzagjet, por gjuajtje “on air” sulmuesit të Kievos përfundon butësisht në duart e Tejlorit. Në minutën e 8-të, mbrojtësi i Tiranës, Andi Lila, dha një krosim në zonë për Bogdanin, por ky i fundit nuk arriti ta shfrytëzojë topin e bukur të kavajasit.
Gjatë dhjetë minutave të para, Shqipëria u përpoq më shumë nga krahët, ku u veçohen Agolli në të majtë dhe Lila në të djathtë dhe , por harkimet e tyre në përfundim të aksioneve ishin të pasakta.
Ansi Agolli lëshoi një silurë nga 20 metra në minutën e 13-të, por sfera kaloi ngjitur me shtyllën pingule të portës së mbrojtur nga Tejlor i Birmingamit. Bogdani kombinoi me Skelën, ky i fundit me Duron, por gjuajtja e Klodit u devijua nga portieri kundërshtar. Në të 17’, Bogdani shërbeu brenda zonës për Duron, por gjuajtja e këtij të fundit ishte e pasaktë.
Në minutën e 19-të, Bogdani në pozicion të prirët brensa zonës gjuajti fortë, topi u rikthye te Skela, por sërish pa sukses. Goditja e parë e Irlandës së Veriut u regjistrua në minutën e 19-të, por pa problem për Isli Hidin.
Kulmi i 20 minutave të para është ekzekutim i bukur i një goditjeje të lirë nga ana e Ervin Skëlës, por portieri dhe kapitemi i Irlandës së Veriut, Majk Tejlor e devijoi në goditje këndi. Në minutën e 23-të, Majkëll O’Konor ndërhyri keq ndaj kapitenit të Shqipërisë, Altin Lala, duke u ndëshkuar me karton të verdhë nga gjyqtari boshnjak.
Ervin Skela tregoi klasin e tij “ala Ronaldinjo”, duke realizuar një gol spektakolar falë një gjuajtje të kalibruar nga 25 metra, e që la të shtangur portieri Majk Tejlor në minutën e 25-të. Shqipëri-Irlandë e Veriut 1-0. Goli i 12-të i Skelës me Kombëtaren, duke barazuar Erjon Bogdanin, e duke qenë të dy vetëm dy gola larg rekordmenit absolut, Alban Bushi (14 gola). Ervin Skela është lojtari i pestë që i shënon Irlandës së Veriut, duke u bashkuar kështu me Robert Jasharin, Mehdin Zhegën, Altin Rrakllin dhe Altin Haxhin.
Në minutën e 41-të, një nga mbrotësit irlandezoveriorë i dhuroi gabimisht një top Ansi Agollit, por mesfushori i Krivbasit në Ukrainë nuk ia doli të dyfishojë rezultatin për Shqipërinë. Dy minuta përpara përfundimit të fraksionit të parë, Ervin Skela i dha një asist Erjon Bogdanit, i cili po të ishte treguar një gjahtar i vërtetë golash mund ta kishte shtyrë topin në rrjetë.
PJESA E DYTË
Nisi me zëvendësimin e Erjon Bogdanit nga ana e Hamdi Salihit të Rapidit të Vjenës në vijën e parë. Pesë minuta më pas, MekGivën dhe Lila përplasen midis tyre, por kartoni i verdhë është për lojtarin shqiptar.
Agolli goditi mbi traun e portës pas silurave të tij të zakonshme në ndeshjet ndërkombëtare.
Në minutën e 60-të, MekGivën ekzekutoi një goditje këndi dhe Krajg rrezikoi me kokë. Sfera për fat goditi shtyllën horizontale të portës sonë.
Trajneri Kuzhe e kuptoi që loja jonë nuk pati ritëm në njëzet minutat e parë të pjesës së dytë, dhe bëri dy zëvendësime njëherësh: Lala u zëvendësua nga Hyka dhe Agolli nga Lorik Cana, kapiteni i Sandërlendit.
“Natyrisht që jam kënaqur. Kisha një vit pa luajtur me kombëtaren. Terreni është i keq, por në pjesën e parë bëmë një ndeshje vërtet të mirë”, - tha Lala, pas zëvendësimit.
Në të 68’, Lorik Cana goditi bukur me kokë nga jashtë zone, por Tejlor reagoi mirë. Në të 70’ Hidi u bë shpëtimtari i portës, kur Shils goditi me kokë, duke konfirmuar momentet më të mira të kundërshtarëve.
Tri minuta më pas, ishte shtylla pingule ajo që shpëtoi portën tonë nga goli i barazimit, duke u shndërruar në lojtarin e 12-të të Kombëtares sonë. Littël ekzekutoi nga rreth 30 metra një goditje të lirë, por sfera përfundoi ngjitur me shtyllën horizontale. Shqipëria, e lodhur në pjesën e dytë. Hyka riktheu emocionet në “Qemal Stafa”, duke rrezikuar në minutën e 78-të.
Në minutën e 80-të, Kuzheja hodhi në fushë Emiljano Vilën në vend të Ervin Skelës, i përcjellë nën duartrokitjet e tifozëve.
“Goli i shkëlqyer? Pjesën e parë luajtëm një futboll të bukur. Fusha ishte shumë e keqe. Kundërshtari na vuri në presion. Bëmë një lojë të bukur”, - tha Skela pas zëvndesimit. Kuzhe hodhi në fushë edhe sulmuesin e fundit të thirrur, Edmond Kapllanin (në vend të Bulkut), por vija e parë gjithsesi mbeti e zbehtë. Gjithsesi, një fitore e bukur e Shqipërisë që në katër ndeshjet e miqësore nën drejtimin e Josip Kuzhesë ka njohur dy fitore dhe dy barazime.
SHQIPËRI- IRLANDA E VERIUT 1-0
03.03.2010, “Qemal Stafa”, Tiranë
Shënues: Ervin Skela 25’
SHQIPËRIA: Hidi, Lila, Dallku, Vangjeli, Angolli (63’ Cana), Lala (63’ Hyka), Curri, Bulku (84’ Kapllani), Duro (74’ Bakaj), Skela (80’ Vila), Bogdani (46’ Salihi). Trajner Josip Kuzhe. Në stol, i papërdorur: Beqaj.
IRLANDA E VERIUT: Taylor, Little, McGivern, McCartney, Craigan, O'Connor, McGinn, Davis, Healy, Lafferty, McCann. Trajner: Najxhël Uorthington. Në stol: Tuffey, Carson, Kirk, Shiels, Patterson, Evans.
NDESHJE NË TOTAL KOMBËTARJA
Ndeshje Fitore Barazim Humbje Golat
238 50 50 138 209-417
BILANCI ME IRLANDËN E VERIUT
07.05.1965, Belfast
Irlandë V.-Shqipëri 4-1
Trajner: Zyber Konçi
Shënues: Robert Jashari
El.KB 1966
24.11.1965, Tiranë
Shqipëri-Irlandë V. 1-1
Trajner: Loro Boriçi
Shënues: Mehdin Zhega
El.KB 1966
15.12.1982, Tiranë
Shqipëri-Irlandë V. 0-0
Trajner: Shyqyri Rreli
El.Euro 1984
27.04.1983, Belfast
Irlandë V.-Shqipëri 1-0
Trajner: Shyqyri Rreli
El.Euro 1984
09.09.1992, Belfast
Irlandë V.-Shqipëri 3-0
Trajner: Bejkush Birçe
El.KB 1994
17.02.1993, Tirana
Shqipëri-Irlandë V. 1-2
Trajner: Bejkush Birçe
Shënues: Altin Rraklli
El.KB 1994
14.12.1996, Belfast
Irlandë V.-Shqipëri 2-0
Trajner: Astrit Hafizi
El.KB 1998
10.09.1997, Zyrih
Shqipëri-Irlandë V. 1-0
Trajner: Astrit Hafizi
Shënues: Altin Haxhi
El.KB 1998
03.03.2010, Tiranë
Shqipëri-Irlandë V. 1-0
Trajner: Astrit Hafizi
Shënues: Ervin Skela
Miqësore
Bilanci: 9 ndeshje; 2 fitore, 2 barazime, 5 humbje. Golaverazhi: 5-13. Golashënuesit e Shqipërisë: Robert Jashari, Mehdin Zhega Altin Rraklli, Altin Haxhi, Ervin Skela.
SHQIPËRIA ME KUZHENË
ZYRTARE
Shqipëri-Portugali 1-2
Shqipëri-Danimarkë 1-1
Suedi-Shqipëri 4-1
MIQËSORE
Shqipëri-Gjeorgji 1-1
Shqipëri-Qipro 6-1
Estoni-Shqipëri 0-0
Shqipëri-Irlandë e Veriut 1-0
Bilanci: 7 ndeshje; 2 fitore, 3 barazime, 2 humbje. Golaverazhi: 11-9
Burimi: Albania-sport.com