Shkëmbi Barketa u përdor si skaj i arkipelagut grek

Shkëmbi Barketa u përdor si skaj i arkipelagut grek

Oponenca e kolonelit Myslim Pasha</p>


Në bazë të UNCLOS, ai nuk mund të bëhet vijëdrejtë bazore fundore për Arkipelagun e Korfuzit, por edhe as për anën e Shqipërisë. Ky shkëmb, në mënyrë të natyrshme e ka vendin në 60 metër, në lindje të mesores, duke i takuar plotësisht shtetit shqiptar. Por, në marrëveshjen e fundit, po të shihet me vëmendje harta detare ndarëse një fragment të së cilës po e paraqesim më poshtë, ky shkëmb (Barketa) është konsideruar, në mënyrë krejtësisht të gabuar, si një pikë kufizuese anësore, e fundme e vijëdrejtës bazore që bashkon, në kundërshtim me UNCLOS, shkëmbinjtë periferikë (Atolls) të arkipelagut (Serpa, Barketa, e mandej në Kepin e Kasiopesë). Prej kësaj vije, është bërë ndarja, e cila të drejtën e ka kthyer në të padrejtë.</p>


Mund të shihet se si është përdorur Barketa, si pikë fillese nga ana e shtetit fqinj, për të ndarë syprinën ujore dhe shtratdetin kontinental me Shqipërinë, ku si nisje është vijëdrejta bazore që përmbyll gjirin e Tetranisit (Ksamilit). Sipas argumenteve të dhënë, në sythin e Arkipelagut, doli se njësia gjeografike e arkipelagut të Korfuzit, s’i përket heqja vijëdrejta bazore, që të përfshijnë skajet ujëdhesore. Sipas kësaj, bie poshtë, fillimndarja në Barketa. Veç Barketës, as Tignosso nuk do të përmbyllet në vijëdrejtat bazore të arkipelagut. Vijat bazore do të fillojnë nga buzëujërat e ujdhesës së Korfuzit dhe brigjeve të Ksamilit.</p>


Gjendja e ndarjes është në mënyrë tërësore e përmbysur, për të riparuar padrejtësinë që ka ndodhur për:
(i) Barketa ndodhet në lindje të mesores së ngushticës veriore të Korfuzit, rreth 60 metra dhe sipas njoftimeve të mesvijës në ngushticë ajo kryeherët duhej t’i përkiste Shqipërisë, por askush nuk është kujtuar për të.
(ii) Tani, lind një argument i ri, zbatimi i UNCLOS si një Konventë e re, pas vitit 1913, kur u ndanë kufijtë shtetëror tokësorë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas saj, bie poshtë përfshirja e ujdhesave me vijëdrejta, pra baza e nisjes duhet të ndryshojë.
Këto duhet të ishin argumente në bisedimet para marrëveshjes, të cilat do të kishin mospërkime të thella. Natyrshëm.(Shekulli)</p>
j-GiyOwokLg

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24756. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24756
 
Top