Rusheku: KMSH, burim tensionesh, nuk po i shërben jetës fetare
Përçarja e tri ditëve të fundit në Komunitetin Mysliman është thelluar sot, pas kundërdeklarimeve të nënkryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Saimir Rusheku.
Debati lindi tri ditë më parë pas botimit në “Shekulli” të një interviste të z.Rusheku, ku ai akuzonte lidershipin e Komunitetit Mysliman.
Përgjigja e kreut të Komunitetit ndaj akuzave u shpërnda menjëherë pas botimit të intervistës. Në reagim thuhej:

“…Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e ndjen të nevojshme të reagojë ndaj akuzave që z. Saimir Rusheku (ish nënkryetar i KMSH) bëri në intervistën dhënë gazetës Shekulli datë 24 Tetor 2009, duke theksuar se këto akuza nuk janë aspak të vërteta. Në lidhje më këtë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë sqaron si më poshtë vijon:
Z. Saimir Rusheku është njoftuar për mbledhjen e rradhës si verbalisht dhe me anë të një sms-je. Ai nuk është përgjigjur urdhërit për paraqitje në mbledhje duke arsyetuar me një justifikim familjar. Disa ditë më vonë ai vetë pohoi, në prani të të gjithë stafit, se për këtë mbledhje ishte i informuar verbalisht dhe me sms por nuk kishte marrë pjesë për arsye personale.
Neni i 25 i Statutit të KMSH paragrafi 6 thotë qartazi që kompetencat e Kryetarit dhe Kryesisë së KMSH lejojnë emërimin dhe shkarkimin e nënkryetarit e të tjerëve, si dhe bën lëvizjen dhe uljen në detyrë të tyre, duke ia kaluar për miratim më pas Këshillit të Përgjithshëm. Ka qenë i njëjti Kryetar i KMSH-së, që e ka emëruar personin në fjalë, sipas të njëjtës procedurë, dhe z. Rusheku atëkohë nuk ka ngritur asnjë pretendim.
Kryesia e KMSH në mbledhjen e rradhës me datë 9 Tetor 2009, mes vendimeve të tjera për qarkullim kuadri, ka vendosur që edhe z. Rusheku të qarkullojë me motivime të justifikueshme brenda normave të statutit të KMSH. Ai jo vetëm që ka neglizhuar në dëm të institucionit duke mos kryer detyrimet fetare që statuti i ngarkon, por është bërë edhe pengesë në zhvillimin e Komunitetit Mysliman, shoqërisë dhe kombit duke mos ndjekur linjën zyrtare dhe tradicionale të KMSH…”

Pas kesaj deklarate, sot është sërish z.Rusheku që kundëreagon. Më poshtë ka pjesë nga deklarata e tij:

“Jam këtu përpara jush, për të denoncuar aktin më të fundit të ndërmarrë nga Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Selim Muca, i cili lidhet me shkarkimin tim nga posti i Nënkryetarit të këtij institucioni, si dhe me shkarkimin e Kryemyftiut të Shqipërisë Hafiz Shaban Salihin.
Reagimi im vjen jo thjesht për shkak të shkarkimit tim personal, por për shkak të mënyrës se si z. Muca po sillet me institucionin më të madh fetar në vend, duke e shndërruar atë në një feud personal, pa kurrfarë lidhje me misionin fetar. Duke nisur që nga motivimi i paraqitur prej tij për shkarkimin tim, e duke vazhduar me mënyrat krejtësisht antistatutore, jomorale dhe joinstitucionale të marrjes së vendimit, janë dëshmi se ky institucion po shndërrohet në një ngrehinë të kalbëzuar, e cila, jo vetëm nuk po e kryen dot misionin e vet, por për më tepër, po bëhet cdo ditë e më shumë burim problemesh, përplasjesh, tensionesh si dhe pengesash të cilat nuk i shërbejnë aspak jetës fetare në vend.
Më duhet të shpjegoj se Selim Muca arrin të motivojë në mënyrë krejt qesharake dhe të pabesueshme shkarkimin e dy prej drejtuesve më të lartë të institucionit që drejton, me motivimin e thjeshte “lëvizje kuadri”, motivacion që nuk mund të jetë i pranueshëm as për shkarkimin e rojes së ndërtesës së këtij institucioni. Kjo sjellje arrogante e kryetarit Muca, është dëshmia më banale e mentalitetit klanor me të cilën ai përpiqet të sundojë një institucion të tillë, i cili në të kundërt me atë cka ndodh realisht, është ngritur për ti shërbyer nevojave më fisnike dhe më sublime të individit dhe shoqërisë, nevojave shpirtërore…”(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/aktualitet/rusheku-kmsh-burim-tensionesh-nuk-po-i-sherben-jetes-fetare.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/aktualit...tensionesh-nuk-po-i-sherben-jetes-fetare.html