Rrëfimi i Colit: 200 mijë euro Dritan Dajtit për të vrarë Lul Berishën
I penduari i Bandës së Durrësit përfundoi dje dëshminë e tij te Krimet e Rënda, me faktin se Dritan Dajti, ishte kontaktuar nga Dokle për të vrarë Lul Berishën

TIRANË- “Endrit Dokle, nëpërmjet Aleksandër Kekës ka kontaktuar me Dritan Dajtin, me të cilin ka rënë dakord që kundrejt 200 mijë eurove të vrasin Lulëzim Berishën. Por, vrasja nuk u bë për shkak se paratë nuk mbërritën tek Dajti, pasi ne u arrestuam të gjithëve nga policia”. Kjo është “surpriza” e fundit e dalë nga goja e të penduarit të “bandës” së Durrësit, të pandehurit Adriatik Coli i cili në seancën e djeshme gjyqësore përfundoi deklarimin e tij të lirë dhe pyetjen e prokurorëve të çështjes.Ndërkohë, vazhdimi i seancës gjyqësore u shty për të vazhduar me datë 9 nëntor ora 9:00, për tu pyetur i penduari nga avokatët mbrojtës dhe vetë të pandehurit që ndodhen të arrestuar. Seanca e djeshme gjyqësore, e 90- a ndaj të pandehurve të kësaj “bande” vazhdoi me dëshminë e të penduarit, i cili tregoi ngjarjet që rrodhën pas vrasjes së Ilir Koldashit e kryer prej tij, takimi me Ervin Cukën (tashmë i vrarë), bisedat me Aleksandër Kekën që e kaloi në Itali kundrejt 2500 eurove dhe vendimin për t’iu dorëzuar drejtësisë shqiptare. Gjithashtu, avokatët mbrojtës përsëriten kërkesën e tyre për të disatën herë, drejtuar organit të akuzës, për tërheqjen e akteve hetimore dhe vazhdimin e hetimeve edhe ndaj personave të tjerë, emrat e të cilëve Coli i ka përmendur gjatë dëshmisë së tij. Këtë kërkesë prokurori, e cilësoi të pa nevojshme pasi të gjithë këta emra janë verifikuar dhe nuk janë gjetur elemente mbështetëse për përfshirjen e tyre në këto krime. Gjykata rezervoi të drejtën për t’u shprehur në lidhje me këtë kërkesë. Edhe gjatë ditës së djeshme, i penduari Coli ka përmendur emra të rinj të pa dëgjuar më parë në fazën hetimore.

Dëshmia

“Pas vrasjes së Ilir Koldashit, ikëm në Durrës e u kthyem sërish në Tiranë, në banesën tek “21 dhjetori”. Aty Dokle mësoi se policia i kishte kontrolluar banesën. Më pas mori në telefon Ervin Cukën nga Spitalla, që erdhi e qëndroi me ne atë natë. Të nesërmen Cuka (tashmë i vrarë) mori 70 mijë euro në shtëpinë e Dokles, bashkë me 10 mijë euro që ia kishte borxh Dokles dhe u largua. Pasi takova fëmijët dhe gruan, Dokle i telefonoi Aleksandër Kekës dhe i kërkoi të më nxjerrë jashtë Shqipërisë për 2500 euro. Shkova në Shkodër, e gjatë qëndrimit Keka më tha, (unë dija muhabetin), se Dokle nuk i kishte sjellë 200 mijë eurot që duheshin për Dritan Dajtin që të vriste Lulëzim Berishën. Keka ishte marrë vesh me Dajtin (në kërkim) për të vrarë Lulin për 200 mijë euro. Ne nuk arritëm t’i dërgonim paratë për shkak se u arrestuam nga Policia. Keka me porosi të Dokles foli me Dajtin dhe Emiljano Shullazin (i cili nuk ka pranuar) të vrasin Lul Berishën kundrejt 200 mijë eurove. Ndërkaq Keka më kaloi në Mal të Zi nga Hani i Hotit, e aty i kam dhënë lëkët,- ka pohuar në dëshminë e tij Adriatik Coli, ndërsa tashmë ka implikuar në këtë histori edhe Dritan Dajtin, i arrestuar nga policia prej një jave.

Rrëfimi

Në Mal të Zi më morën ca djem të tjerë e më dërguan në Bosnje, më pas në Kroaci, Slloveni, Austri dhe përfundimisht në Itali. Atje rrija mbyllur e nuk dilja. Atje mora vesh që Lul Berisha, Endrit Dokle dhe familjarët e Ilir Koldashit kishin sjellë njerëz për të më vrarë dhe më kërkonin. Pas kësaj vendosa të dorëzohem, duke kontaktuar me personelin e Ambasadës në Itali dhe vendosa të kthehem në Shqipëri. U nisa me makinë për në Austri dhe duke kaluar në Slloveni, më kapën policia kufitare dhe më kthyen në Austri. Policisë i thashë që jam nga Kosova dhe më quajnë Arben Krasniqi, ku më morën gjurmët e gishtave dhe deklaratën dhe më nisen për Prishtinë, atje mora aeroplanin dhe erdha në Tiranë ku u dorëzova në Komisariatin e Policisë në Rinas, ku edhe kërkova bashkëpunim”-tha Coli në fund të dëshmisë së tij.

AVOKATËT

Mbrojtja: Hetoni emrat e bashkëpunëtorëve të tjerë

TIRANË- “Mbrojtja e të pandehurit Sardjan Sulejmani, si dhe në emër të të gjithë avokatëve të pranishëm në sallë, kërkojmë sërish, meqenëse gjatë dëshmisë së të pandehurit të penduar Coli, ka nxjerrë emra të tjerë, bashkëpunëtorë në vrasje dhe bashkëpunëtorë në trafiqe të paligjshme, çka do të thotë se organi i akuzës, e ka pasur kohën e mjaftueshme për t’i marrë këto emra (persona) më përpara nga Coli. Që do të thotë që hetimi nga ana e prokurorisë, nuk ka qenë objektiv dhe se me dashje organi i akuzës ka sjellë për gjykim një kërkesë selektive. Në këto kushte i kërkoj organit të akuzës të vlerësojë me objektivitet dhe në përputhje me ligjin, kërkesën time me objekt tërheqje aktesh dhe të bëjë hetim objektiv dhe pastaj ta sjellë kërkesën për gjykim ndaj të pandehurve. Që do të thotë marrëveshja e bërë deri më tani me të penduarin Coli nuk ka asnjë vlerë ligjore, për derisa i penduari nuk është rrëfyer akoma”,-tha në fjalën e tij avokat Detar Hysi.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24866. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24866