Restaurimi i shtëpisë së Ismail Kadare, në përfundim

Mystique

Larg
Anëtar i Shtabit


Shtëpia e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare në qytetin e Gjirokastrës është drejt përfundimit të restaurimit të saj.
Restaurimi i kësaj shtëpie do të sjellë edhe turistë. Specialistët e monumenteve thonë se shtëpia e shkrimtarit Ismail Kadare në Gjirokastër mbart vlera të mëdha arkitekturore. Gjithashtu ata shtuan se në ansamblin muzeal ku ajo ndodhet mund të tërheqë shumë turistë të vendeve perëndimore.
Shkrimtari Kadare këtë shtëpi ia ka vënë në dispozicion Bashkisë së Gjirokastrës 20 vite më parë. Sipas specialistëve destinacioni i kësaj shtëpie duhet të jetë simbolika e jetës si dhe e veprës letrare të shkrimtarit Ismail Kadare.

ikub.al
 
Top