Rehn: Qeveria të zgjidhë krizën politike. PS, Dade: Berisha të dëgjojë ndërkombëtarët
Partia Socialiste ka mbështetur sot deklaratën e bërë nga komisioneri për Zgjerimin Oli Rehn, që i bënte thirrje qeverisë shqiptare të zgjidhë krizën politike në vend,

Gjatë një deklarate për mediat, Arta Dade është shprehur se edhe ndërkombëtarët i japin të drejtë Partisë Socialiste teksa pranojnë se zgjedhjet kanë shënuar mangësi e probleme dhe kërkon që kryeministri të angazhohet për kërkesat e opozitës.

Sipas saj, zgjedhjet ishin problematike dhe për këtë nevojitet të bëhet transparenca. E pyetur nga gazetarët për sugjerimin e kreut të OSBE-së në vendin tonë Robert Bosch, mbajtur në Këshillin e përhershëm të organizatës në Vjenë, Dade ka deklaruar prerë: Nuk shkojmë në kuvend pa u hapur kutitë.

“Mbështesim deklaratën që ka bërë Bosch për Kolegjin Zgjedhor, i cili mori vendime të nxituara”.

Rehn: Shqipëria në krizë politike

Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Olli Rehn, ka deklaruar nga Brukseli se qeveria shqiptare duhet të zgjidhë krizën politike, që është krijuar në vend. Sipas Rehn-it, qeveria që mori mandatin qeverisës pas zgjedhjeve të 28 Qershorit duhet të jetë aktori kryesor për të vënë në lëvizjen mekanizmat politikë. “Për Shqipërinë dhe sfidat e saj politike, unë besoj se qeveria e re do të mundohet ta zgjidhë këtë çështje që është e rëndësishme për kriterin politik të Kopenhagenit dhe duhet parë si një shans tashmë për të rritur stabilitetin politik e në këtë mënyrë evoluimin e orientimit evropian të Shqipërisë”, – tha Rehn. Lidhur me vendimin e eurodeputetëve që miratuan një amendament në Parlamentin Evropian, për të lehtësuar procesin e liberalizimit të vizave me Shqipërinë, Rehn u shpreh se nuk mund të dalim jashtë kritereve, që janë vendosur për arritjen e standardeve nga Shqipëria, e cila duhet t’i përmbushë ashtu si Maqedonia dhe vendet e tjera që përfituan nga liberalizimi i vizave. “E di që ekzistojnë debate brenda Brukselit për çështjen e liberalizimit të vizave. Ka pasur një aktivizim politik në favor të heqjes së vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, gjë që është për t’u mirëpritur, por në të njëjtën kohë i bë apel çdo aktori politik në këtë qytet se ne duhet të jemi të përgjegjshëm, e të dëshmojmë se u qëndrojmë kritereve të besueshme rigoroze, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të bindur ministrat e brendshëm evropianë, se është e besueshme hyrja në regjim pa viza me Maqedoninë, që ka bërë detyrat e saj në mënyrë të përkryer, Serbinë e Malin e Zi. Për Shqipërinë dhe Bosnjën sapo të përmbushin kriteret, do të bëjmë të njëjtën gjë. Por, nuk duhet t’i ndëshkojmë tre vendet e tjera, që i kanë bërë gjërat siç duhet, duke i bërë konfuze çështjet, pasi rrezikojmë të mos kemi fare avancim të regjimit të lirë të vizave pastaj”, – vijoi Rehn. Në muajin dhjetor, në Bruksel do të mblidhen ministrat e brendshëm evropianë, ku mendohet të shqyrtohet mundësia për heqjen e vizave në hapësirën Shengen me vendet e Ballkanit Perëndimor.

22 tetor
Bosch raporton për Shqipërinë: Zgjedhjet, Gërdeci, bojkoti i PS

Kreu i Prezencës së OSBE në vendin tonë, Robert Bosch, paraqiti para Këshillit të Përhershëm të kësaj organizate në Vjenë, raportin vjetor për Shqipërinë. Bosch u ndal gjatë te zgjedhjet e qershorit duke theksuar se ato përmbushën shumicën e angazhimeve, por procesi i numërimit ishte i politizuar dhe vendimet e Kolegjit Zgjedhor të nxituara. Bosch tha se shqetësimet e opozitës në lidhje me cilësinë e listave zgjedhore dhe problemet me dokumentet e identifikimit ishin të pabazuara. Kreu i prezencës së OSBE iu përgjigj gjithashtu shqetësimit për lirimin e të burgosurve për fushatë duke thënë se qëndron pretendimi se ata të burgosur janë liruar në mënyrë selektive, por Prezenca nuk ishte në gjendje të provonte se ata ishin angazhuar në fushatën e Partisë Demokratike.

Prezenca e OSBE ka bërë gjithashtu disa rekomandime për zgjedhjet e ardhshme. Ajo ka këshilluar që të shihet formula e përbërjes së komisioneve zgjedhore, duke theksuar zgjerimin e tyre. Gjithashtu Prezenca tha se duhet parë mënyra e shpërndarjes së mandatave, pasi ajo nuk ka qenë e favorshme për disa parti të vogla.

Prezenca ka vërejtur gjithashtu se numërimi i votave ka qenë problematik, sidomos kur shihej se kutitë kishin një tendencë për një parti, çka bënte që ato të mos numëroheshin. Për këtë arsye ajo ka sugjeruar disa mënyra për të shmangur këtë problem. Më poshtë vijojnë pjesë nga raportimi i Bosch për zgjedhjet, ekonominë, korrupsionin, hetimin e Gërdecit dhe disa ligje të rëndësishme që ka kaluar mazhoranca.

Pjesa e raportimit për zgjedhjet

- Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR vëren se zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 28 qershor 2009 “përmbushën shumicën e angazhimeve ndaj OSBE” dhe “shënuan një progres të prekshëm për sa i përket regjistrimit të votuesve dhe procesit të identifikimit, kuadrit ligjor të miratuar në mënyrë konsensuale nga dy partitë kryesore në vend, për sa i përket votimit, numërimit dhe gjykimit të konflikteve zgjedhore”. Megjithatë, në zgjedhje u vërejtën disa mangësi në lidhje me procesin e politizuar të numërimit të votave, gjë që bëri që zgjedhjet, siç thotë raporti, të mos e realizonin plotësisht “potencialin e Shqipërisë për t’iu përmbajtur standardeve më të larta për zgjedhje demokratike”

- Me gjithë pretendimet e Partisë Socialiste, partisë më të madhe opozitare, për shumë pasaktësi në këto lista, duket se numri dhe natyra e rasteve të raportuara i hidhnin poshtë këto pretendime. Cilësia e këtyre listave u përmirësua ndjeshëm deri në ditën e zgjedhjeve. Sa u përket dokumenteve të identifikimit të zgjedhësve, procesi i drejtuar nga qeveria për pajisjen e shtetasve me karta identiteti ishte në pjesën më të madhe të tij i suksesshëm. Shqetësimet e PS rreth kapaciteteve për prodhimin e një numri të mjaftueshëm kartash ishin në pjesën më të madhe të pabazuara, ashtu sikurse edhe pretendimet e saj për ndërhyrje të Partisë Demokratike (PD) në “procesin e kartave të identitetit”.

- Megjithëse pretendimet e PS, se disa të burgosurve iu dha liridalje e posaçme në mënyrë selektive, ishin shpesh të bazuara, Prezenca nuk qe në gjendje të vërtetonte se këta njerëz u përfshinë në fushatën zgjedhore të PD.

- Përgjithësisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i administroi përgatitjet zgjedhore me profesionalizëm dhe përgjithësisht brenda afateve ligjore, po të kihet parasysh fillimi me vonesë i tyre. Me gjithë përpjekjet e bëra për të punuar në mënyrë gjithëpërfshirëse, debatet brenda KQZ shpesh ndaheshin sipas linjave partiake. E drejta e shumë-përdorur e partive politike për t’i zëvendësuar komisionarët e tyre sipas dëshirës pati një ndikim negativ në efikasitetin e punës së komisioneve zgjedhore.

- Për arritjen e një konsensusi sa më të gjerë politik në këtë proces, në qoftë se zgjidhet të ruhet struktura e tanishme partiake e KQZ përkundrejt një sistemi tërësisht të depolitizuar, mund të merret në konsideratë zgjerimi i përbërjes së komisioneve zgjedhore.

- Po ashtu mund të thuhet se dy formulat për llogaritjen e mandateve elektorale rezultuan të pafavorshme për partitë e vogla jashtë koalicioneve. Duke pasur parasysh se të gjitha votat duhet të kenë të njëjtën vlerë, duhet parë mënyra e shpërndarjes së mandateve.

- Ndonëse seancat e Kolegjit Elektoral në vetvete u mbajtën përgjithësisht në mënyrë profesionale, vendimmarrja u duk disi e nxituar. Megjithëse nuk pati prova të qarta të manipulimit të rezultateve në shkallë të gjerë, fillimisht, në disa zona, fletët e votimit të kutive të caktuara, identiteti i të cilave ishte përcaktuar qartë, ose nuk u numëruan, ose rezultatet e nxjerra prej numërimit të tyre nuk u hodhën fare në tabelën përfundimtare të rezultateve. Për shmangien e problemeve të kësaj natyre në të ardhmen vlen të merret në konsideratë fshehja e shenjave identifikuese të të gjitha kutive të fletëve të votimit ose hedhja e shortit për radhën e numërimit të tyre.

PS duhet të kthehet në Kuvend për të luajtur rolin e një opozite konstruktive

“Deri tani PS ka zgjedhur që t’i bojkotojë të gjitha seancat e Kuvendit të ri, pas vendimit që ajo ka marrë për ta kushtëzuar hyrjen e saj në parlament me plotësimin e disa kushteve të lidhura me procesin zgjedhor, i cili, sipas PS, ishte i pandershëm.

Deri më sot, nuk dihet ende se sa do të zgjasë ky bojkot. Më 9 tetor 2009, kryeministri shprehu publikisht gatishmërinë e tij për të arritur deri diku një kompromis, duke i ofruar PS shumicën e anëtarëve të çfarëdolloj komisioni që mund të krijohet për hetimin e zgjedhjeve të qershorit, sipas kërkesës së PS, me kusht që të mos shkelej ligji.

Në përgjigje të bojkotit, Presidenti i Republikës, kryetarja e Kuvendit, zyrtarë të shumtë të qeverisë, një varg figurash brenda PS dhe shumë aktorë ndërkombëtarë (përfshirë këtu edhe Prezencën), si në Tiranë, ashtu edhe në kryeqytetet përkatëse, kanë theksuar, në mënyrë të përsëritur, faktin se PS ka përgjegjësinë për t’u kthyer në Kuvend dhe për të luajtur rolin e saj kushtetues si “opozitë konstruktive”, aq më tepër kur ka një sërë reformash të rëndësishme të procesit të integrimit që presin të miratohen.

Ligji për prokurorinë, frikë se akuza mund të bjerë nën autoritetin e Kuvendit

“Në dhjetor 2008, Kuvendi miratoi ndryshimet në ligjin për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë. Megjithëse disa nga ndryshimet sollën përmirësime në kuadrin ligjor të ndjekjes penale, kishte edhe ndryshime të tjera që shkaktuan debat për shkak të shfuqizimit të një neni, që i mbronte prokurorët nga ndjekja penale dhe shtimit të një neni që e forconte rolin e ministrit të Drejtësisë dhe Kuvendit kundrejt prokurorisë. Në rastin më të mirë, prokuroria do ta ruajë pavarësinë e saj dhe e vetmja pasojë do të jetë degradimi deri diku i përgjegjshmërisë së prokurorëve dhe dobësimi deri diku i rolit të presidentit. Në rastin më të keq, prokuroria mund të bjerë nën autoritetin e Kuvendit, duke e dobësuar kështu ndarjen kushtetuese të pushteteve.”

Lustracioni, ligji që u kritikua gjerësisht

“Në janar 2009, Kuvendi miratoi ligjin për pastrimin e figurave mes debateve të shumta politike. Ky ligj synonte shqyrtimin e figurave të funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar për sa i përket përfshirjes së tyre në regjimin komunist. Ai u kritikua gjerësisht dhe në mënyrë publike nga faktorët vendas dhe ndërkombëtarë, përfshirë këtu Prezencën, lidhur kryesisht me disa elementë që dukej se shkelnin Kushtetutën. Ndër shkeljet mund të përmendim përjashtimin e mundshëm të kandidatëve zgjedhorë dhe heqjen nga detyra të të zgjedhurve, si dhe ndikimin e mundshëm mbi gjyqësorin, meqenëse një numër i madh gjyqtarësh dhe prokurorësh mund të rrezikojnë të humbin vendet e punës. Gjithashtu, dispozitat administrative të ligjit nuk duket se i përmbushnin kriteret e procesit të rregullt ligjor dhe të prezumimit të pafajësisë së individëve në shqyrtim, dhe nuk garantohej paanshmëria e autoritetit gjykues. Tashmë, ligji është duke u shqyrtuar në Gjykatën Kushtetuese, e cila ka vendosur pezullimin e zbatimit të tij deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë në lidhje me këtë çështje dhe në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias, i cili doli me një opinion mjaft kritik ndaj ligjit më 9 tetor 2009.”

“Mediu”, prokuroria nuk ishte në gjendje të rinovonte kërkesën për heqjen e imunitetit përpara seancës gjyqësore

“Pas një viti hetimesh mbi shpërthimin e Gërdecit, në shkurt të vitit 2009, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se 28 zyrtarë ishin përgjegjës për tragjedinë. U deklarua se Gjykata e Lartë do të shqyrtonte çështjen ligjore kundër ish-ministrit të Mbrojtjes, F. Mediu. Të pandehurit e tjerë janë duke u gjykuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës. Në shtator të vitit 2009, Gjykata e Lartë e pushoi çështjen kundër Mediut, me argumentimin se, duke u rizgjedhur si anëtar i Kuvendit dhe duke u emëruar si ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, ai kishte fituar përsëri imunitet, ndërkohë që prokuroria nuk kishte arritur të rinovonte kërkesën për heqjen e imunitetit përpara seancës gjyqësore. Më 8 tetor 2009, familjarët e viktimave të Gërdecit ngritën një padi të re penale kundër Mediut, duke kërkuar de facto rihapjen e çështjes kundër tij. Këto familje kanë ndërmend ta paraqesin çështjen edhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kryeministri, S. Berisha, ka ritheksuar qëndrimin e qeverisë, se të gjithë anëtarët e Kuvendit do të jenë në dispozicion të plotë të prokurorisë, në rast të çfarëdolloj procedimi ligjor në të ardhmen.”

Korrupsioni mbetet problem serioz, sidomos në sistemin gjyqësor, shëndetësor dhe atë arsimor

“Në lidhje me antikorrupsionin, Shqipëria ka ndërmarrë disa reforma, siç është miratimi i Strategjisë për Parandalimin dhe Luftën ndaj Korrupsionit dhe Qeverisjen Transparente 2007- 2013, si dhe miratimin e një numri të konsiderueshëm ligjesh, në përputhje me legjislacionin e BE. Qeveria ka krijuar, gjithashtu, një sistem online për regjistrimin e bizneseve dhe prokurimet. Politika e decentralizimit, që vazhdon në vend, siguron mundësi monitorimi përmes angazhimit të shoqërisë civile në procesin e vendimmarrjes në nivel vendor. Janë vendosur, gjithashtu, masa më të rrepta për kontrollin e pasurive të zyrtarëve publikë. Gjithsesi, korrupsioni mbetet problem serioz, sidomos në sistemin gjyqësor, shëndetësor dhe atë arsimor. Sfidues vazhdon ende të mbetet zbatimi efektiv i legjislacionit kundër korrupsionit dhe një bashkërendim më i mirë nevojitet ndërmjet institucioneve publike përgjegjëse për këtë çështje.”

Qeveria ka vullnet për të luftuar trafikun, por nuk i ka mundësitë

Sa i përket trafikimit të qenieve njerëzore, Raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA për Trafikimin e Personave për vitin 2009, vëren se Shqipëria ka treguar “vullnet më të madh politik për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore”. Në vitin 2008 qeveria miratoi Strategjinë Kombëtare për Antitrafikimin për vitet 2008-2010, hartuar pas një sërë konsultimesh me palët e interesuara vendase. Megjithëse kjo strategji përcakton objektiva të rëndësishme në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, zbatimi i saj mbetet i dobët dhe shpesh qeveria mbështetet në ndihmën ndërkombëtare. Ende raportohen raste të pakta ndjekjesh penale dhe nevojiten përmirësime në mbrojtjen e viktimave të trafikimit. Misionet ndërkombëtare dhe OJF-të vendase vazhdojnë të ngrenë shqetësime për prirjen në rritje të trafikimit të brendshëm, manifestuar në formën e shfrytëzimit të fëmijëve për lypje dhe shfrytëzimin e vajzave për prostitucion. Këto shqetësime janë vënë në dukje edhe në Raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA për Trafikimin e Personave për vitin 2009.

Kuadri ligjor po pengon reformën në fushën e pronësisë. Investimet kanë ngecur për shkak të kësaj çështjeje

“Në fushën e reformës së pronës, investimet dhe huadhënia do të vazhdojnë të hasin pengesa, derisa të garantohet pronësia mbi pronën. Çështja ndërlikohet më tej nga kuadri ligjor, i cili nuk siguron një përkufizim të njësuar të pronësisë. Një shqetësim tjetër përbëjnë edhe kërkesat e ish-pronarëve për kompensim apo kthim. Në një proces të mëparshëm privatizimi, qeveria miratoi një ligj që u lejonte ish-pronarëve të ri-zotëronin apo të merrnin kompensim për tokën e shpronësuar në mënyrë të paligjshme në regjimin e kaluar. Gjithsesi, para se të miratohej ky ligj, pjesa më e madhe e tokës u kishte kaluar ndërkohë atyre që e kishin punuar atë gjatë epokës komuniste, duke bërë kështu që kompensimi të mbetej zgjidhja e vetme ligjore. Shumë pak ish-pronarë kanë përfituar kompensim dhe, jo çuditërisht, kjo çështje mbetet tejet e politizuar. Është shqyrtuar vetëm një pjesë e vogël e kërkesave të dorëzuara, për shkak të pengimit të sistemi nga dokumentacioni i pasaktë dhe jo i plotë, shpeshherë nga praktikat e vjetërsuara të menaxhimit, mungesa e saktësisë ligjore, si dhe nga aftësitë e pamjaftueshme për përdorimin e të dhënave të dixhitalizuara.”

Garancitë ligjore për lirinë e medies nuk zbatohen

“Në fushën e medies, garancitë aktuale ligjore për lirinë e shprehjes nuk zbatohen plotësisht. Pavarësia e gazetarëve nuk respektohet përherë nga pronarët e medies dhe zbatimi i Kodit të Punës mbetet i paplotë. Një projektligj ri i integruar për medien elektronike ka qarkulluar në një rreth të kufizuar ligjvënësish dhe përfaqësuesish të medies. Ndryshimet e ligjit për të drejtën e informimit dhe reforma e legjislacionit për shpifjen kanë mbetur pezull në parlament, ndërsa procesi i dixhitalizimit të transmetimeve televizive ndodhet ende në fazën e konsultimeve publike dhe në pritje të miratimit nga Kuvendi. Kodi i Etikës në Media ekziston që prej vitit 2006, por ende nuk është krijuar një kuadër institucional për zbatimin e tij në praktikë. Së fundi, progresi në zbatimin dhe përmirësimin e kuadrit ligjor dhe në krijimin e mekanizmave të vetë-rregullimit mbetet i ngadaltë.”(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24580. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24580