Receta Gatimi Shqiptare

Hektor12

Locus omnem
Mantia me mish - Receta
Kategoria: Brumëra, Kuzhina Shqiptare, Tradicionale



Mantia me mish - Receta
Kohëzgjatja e pregaditjes: 3 orë

Përbërësit:
- 2 Qepë
- Kripë
- ½ lugë gjelle biber të kuq
- 600-700 g mish viçi
- Ujë
- Vegetë
- (Përafërsisht) 1 kg Miell
- Vaj
- 250 g pavllak
- Qumësht

Pregaditja:


Mishi:
Mishi zihet në temperaturë mesatare duke i shtuar pak kripë. Pasi që është zier mishi (përafërisht 1 orë) prehet në copa shumë të vogla.
Qepët i grijmë dhe i vendosim në një tigan për tu fërguar me vaj. Pasi qepët marrin ngjyrën e duhur, e hedhim mishin në tigan duke i shtuar pak vegetë dhe ½ lugë gjelle biber të kuq (paprika).

Brumi:
Për ta bërë brumin duhet një enë të thellë. Enën e mbushim me 2 gota ujë të vokët, 1 lugë gjelle kripë dhe pak miell. Brumi përzihet me një lugë gjelle dukë i shtuar ca miell herë pas here. Kur brumi të ketë marrë masën e duhur dhe nuk të kapet më në duar, e ndajmë brumin në 6 copa dhe e ngjeshim dukë i dhënë formën e sferës. Pastaj i mbulojmë me palloma pak të lagura me ujë, sa për mos tu terrur brumi.

Maza:
Pavllaku hedhet në një enë të thellë, i shtohet ca qumësht dhe vaj për ta tëholluar. Duhët ta merr një masë jo shumë të hollë por as shumë të trashë. Thjesht, e mjaftueshme për të i lyer petët me të.

Përfundimi:
Një tepsi në formë rrumbullake lyhet me mazë.
Copat i tëhollojmë dukë i shtuar miell herë pas herë derisa bëhën petë. Pastaj i prejmë në forma katrore, i lyejmë me mazë dhe ua vendosim mishin në mes. E mbështjellim mishin me petë dhe e vendosim në tepsi. Veprojmë njësoj derisa është mbushur tepsia.

Temperatura e furrës duhet të jetë 200 °C (saktë) kur i vendosim mantiat në shporet.

TIP: Mantiat mund ti bëni dhe me djath, spinaq apo bashkë (djath e spinaq) të përziëra.

Servimi: Servohet me sallatë shqiptare tradicionale që përmban vetëm qepë, domate, vaj, uthull dhe kripë (eventualisht mund ti shtoni lakër). Servohet edhe me kos.
 

Hektor12

Locus omnem
Bukë Pice - Receta te shpejta
Kategoria: Receta të Shpejta


Pica në bukë - Receta te shpejta
Një recetë për pregaditje të një ushqimi të thjeshtë, të shpejtë dhe të shijshëm njëkohësisht.
Kohëzgjatja e pregaditjes: 20-25 minuta
Përbërësit:
-1 Bukë e prerë
-Suxhuk (sipas dëshirës)
-1 Domate
-Kackavall (sipas dëshirës)
-1 qepë
-Ketchup apo sos domatesh (sipas dëshirës)
-Origano
-Majdanoz të bluar
Pregaditja:
Në fillim marrim bukë të prera dhe vendosim ketchup (apo sos). Marrim një lugë dhe i lyejmë të gjithë copët e bukës. Pas kësaj e prejmë kackavallin në pjesë të holla dhe i vendosim copat e prera në copat e bukës.
Prejmë edhe suxhukun në pjesë të holla, të ciat i vendosim mbi ato të kackavallit. I prejmë edhe domatet, por në pjesë më të vogla. Njësoj edhe qepët. Bashkë i vendosim mbi qepët dhe domatet.
Mbi vendosim majdanoz të bluar dhe origano, duke i dhënë shije të picës. Pasi mbaron gjithë puna, copat e bukës i vendosim në tepsi, e tepsinë e vendosim në furrë për 10 minuta. Duhet ta shikojmë shpesh që të mos digjet.
 

Hektor12

Locus omnem
Turli me zarzavate...

Koha e nevojshme
20 minuta për larjen, qërimin dhe prerjen e zarzateve
70 minuta për gatimin

Për katër persona
2 qepë - priten hollë
1 hudhër e madhe - pritet në feta të holla
1 spec i vogël djegës i kuq - pritet në feta të holla; sipas dozës së djegësisë që ju pëlqen, mund ta përdorni të tërën, me apo pa fara, apo edhe vetëm gjysmë, me apo pa fara. Unë preferoj të përdor gjysmë speci djegës pa fara. Kjo sasi i jep një shije shumë të lehtë djegëse, që zakonisht është e pranueshme edhe nga fëmijët dhe të rinjtë.
2 kungulleshka - u qërohet lekura; priten në kubikë të vegjël
2 patëllxhana - lëkura qërohet ose jo, sipas dëshirës; priten në kubikë të vegjël
2 speca - priten në kubikë të vegjël
4 patate mesatare - u qërohet lekura; priten në kubikë të vegjël
2 domate - u qërohet lekura, për këte vërini për disa minuta në ujë të valuar, kështu lëkura hiqet më kollaj
1/2 lugë gjelle sheqer, kripë, piper të zi, dy lugë salce domateje, 90 ml vaj ulliri

Pasi të keni përgatitur të gjitha zarzavatet si më sipër, merrni një tenxhere të madhe e të thellë, hidhni në të gati gjysmën e vajit, qepët dhe hudhrën dhe kaurdisini së bashku deri sa te marrin një ngjyrë të verdhë, shtoni specin dhe kaurdisini për pak sekonda. Shtoni pastaj specat, patëllxhanat dhe patatet dhe kaurdisini për rreth 5 minuta. Shtoni pjesën tjetër të vajit. Kaurdisni për 5 minuta. Shtoni kungulleshkat dhe vazhdoni kaurdisjen edhe 5 minuta. Shtoni në fund domatet, salcën, kripën, piperin dhe sheqerin. Kaurdisini mirë të gjitha bashkë, shtoni rreth 200 ml ujë (ose aq sa të mos arrijë të mbulojë zarvatet) dhe lerini të ziejnë për rreth 30 minuta (temperatura mesatare). Pas kësaj, kalojeni turlinë në një tavë të thellë dhe aq të madhe saqë shtresa e turlisë të mos e kalojë 2 cm. Përpara se ta kaloni turline në tavë, provojeni edhe njëherë për kripë, shtoni kripë aq sa mendoni se duhet dhe përziejeni mirë me zarzavatet. Pastaj futeni tavën në furrën e paranxehur dhe lerëni në temperaturën 220°C për rreth 30 minuta.

Turlia mund të shërbehet me bollgur ose couscous, por mund të shoqërohet edhe thjeshtë me bukë (pak e thekur ose taze e sapo nxjerrë nga furra).

 

Hektor12

Locus omnem
Qofte me Ricotta

Qofte me Ricotta eshte nje recete shume e thjeshte dhe shume e shpejte; pergatitja dhe gatimi nuk marrin me shume se 15 min. Per 2-3 veta duhen:

250 g Ricotta
2 Luge gjelle (LG) parmesan i grire
1.5 LG miell
1 veze
kripe
piper
1 thelb hudhre
vaj ulliri



Te gjitha ingredientet e siperpermendur perziehen mire bashke.


Me nje luge gjelle hidhen ne nje tigan, ku paraprakisht eshte nxehur vaji i ullirit. Lihet hapesire midis tyre, dhe me luge shtypen siper qe te behen petashuqe. Kjo mundeson skuqjen me te shpejte por edhe lehteson kthimin pa prishur formen e petullave.


Ne fund, sperkaten me pamesan te grire, ose te prera ne feta te holla; shoqerohen me sallaten e stines dhe nje gote vere te kuqe (psh, Gigondas 1997). Kjo recete mund te perdoret ne vend te aperitivit ose si menu kryesore ne nje darke te lehte.
 

Ermiraal

Forumium maestatis
Re: Receta Gatimi Shqiptare

Tarator
Per 5 veta : 1 lt kos 200 g kastraveca te vegjel pa fara te grire imet . 1 koker hudher mesatare e qeruar dhe e grire shume holle 1 filxhan kafeje vaj ulliri ,pak uthull, kripe ..

Pergatitja :mund ti fuses dhe pak dhjozem te fresket te grire

Per Tarator Preferohet Kos i Trashe . Hidhet kosi ne nje ene porcelani me pak kripe dhe punohet me telin e kuzhines ose ne mixer sa te jete homogjen . Nderkohe kastravecat e pastruar i grijme ne rende te trashe dhe i kullojme nga lengu i tyre i tepert i hedhim ne enen me kos. Bashke me hudhrat e grira imet mundesisht te shtypura dhe i periziejme serish derisa te jete mase homogjene gjate kesaj kohe shtojme dhe vajin dhe kripen dhe pak uthull sa per shije . Pasi te jete perzier mire e vendosim enen ne frigorifer per rreth 1 ore sa te ftohet pak ...
Serviret gjithmone e ftohte... /pf/images/graemlins/smile.gif
 
Top