Qeveria spanjolle propozon venien ne rregulla te klandestineve

romeo

Forumium maestatis
Qeveria spanjolle propozon venien ne rregulla te klandestineve

Qeveria Zapatero ka arritur ne nje marreveshje me sindakatat dhe punedhenesit spanjoll per venien ne rregull te ilegaleve. Kushtet jane>

te arrish te tregosh qe ke 6 muaj ne Spanje
te kesh nje punedhenes qe eshte ne gjendje te te beje nje kontrat te pakten 6 mujore*3 mujore kur behet fjale per sektorin bujqesor.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Qeveria spanjolle propozon venien ne rregulla te klandestineve

qysh sot ne mengjes ka filluar ne Spanje venia ne rregulla e te huajve pa nje leje qendrim te vlefshem.
 

zog

Primus registratum
Re: Qeveria spanjolle propozon venien ne rregulla te klandestineve

jo vetem kaq, por degjova qe edhe anglia do te ndryshoje proçedurat e qendrimit te te huajve atje, mbi bazen e preferences se mjeshterise.

do te mbahen vetem mjeket si dhe arsimtaret. te tjeret me mbarimin e kontrates aktuale te punes, do te kthehen andej nga kane ardhur.

nuk di sa i vertete dhe i zbatushem mund te jete ky projektligj.
 

b.k.

Primus registratum
Re: Qeveria spanjolle propozon venien ne rregulla te klandestineve

Kjo ishte tek gazeta shqiptare sot.

Anglia dëbon emigrantët ilegalë
Qindra shqiptarë rrezikojnë të deportohen


--------------------------------------------------------------------------------

Nga Londra, Muhamed Veliu


Mijëra emigrantë ilegalë, përfshi shumë shqiptarë në Angli, do të dëbohen nga vendi. Ky është propozimi më i fundit i Qeverisë Laboriste, e cila dje nëpërmjet Ministrit të Brendshëm Charls Clarke i paraqiti parlamentit një plan pesë-vjeçar për emigracionin. Radikalizimi në ligjin e emigracionit, aspak i papritur nga qeverija e Toni Blerit, vjen disa javë pas propozimeve të liderit konservataor Michael Haëard, i cili deklaroi se "Britania është plot me azilantë" dhe propozoi si zgjidhje një kuotë vjetore për numrin e emigrantëve që i duhen ekonomisë vendase. Mendohet se 250 000 persona jetojnë ilegalisht në vend të cilët duhen deportuar. Në një debat parlamentar Charls Clarke, Ministër i Brendshëm, që mbulon edhe çështjet e emigracionit shpalosi detajet e një plani pesë-vjeçar, që do të "shërojë" krizën e emigracionit në vend. Ai u shpreh se do të trefishojë numrin e emigrantëve të paligjshëm me anë të dëbimeve. Nga ana tjetër kjo do të përkojë me një sërë masash shtërnguese në pikat aero-portuale. Deri në vitin 2008 do të përfundoi vënja në jetë e planit për marrjen e shenjave të gishtave të gjithë atyre të huajve që aplikojnë e hyjnë në Britani me viza. Paisja me karta të veçanta "ID" për emigrantët, të cilët qëndrojnë më shumë se tre muaj në vend është një nga prozimet e tjera, të cilat shumë shpejt do t'i kalohen parlamentit për miratim.
Sipas statistikave aspak të kënaqshme për Home Office në vitin 2003 vetëm 18 000 emigrantë ilegalë mundën që të deportohen në vendet e tyre ndër ta 2 300 shqiptarë dhe kosovarë. "Ne duhet të kemi një sistem shumë efikas në dëbimin e azilantëve të dështuar", tha ministri Clarke. Ndërkohë për emigrantët ekonomikë planifikohet që ata, nëse nuk do të marrin maksimumin e pikëve, sikurse ndodh në sistemin australian të emigracionit, nuk do të mund të fitojnë leje pune. Por emigrantët me profesionin mësues, doktorë dhe infermiere do të kenë prioritet madje mund të qëndrojnë përgjithmonë në Angli nga nevoja shumë imediate për ta. Të tjerët me mbarimin e lejes së punës duhet që të kthehen në vendin e tyre. Propozimet e djeshme i kanë pakësuar së tëpërmi shpresat për një legalizim të mundhsëm të mijëra azilantëve shqiptarë. Shumica e tyre janë beqarë të cilëve u është refuzuar azili ose nuk kanë kërkuar azil dhe janë tërësisht ilegalë në shtetin ishullor, ku numri i shqiptarëve thuhet se arrin në 50 000. Në katër vitet e fundit numri i të riatdhesuarve mendohet të ketë arritur në 6 mijë veta. Kapja e emigrantëve bëhet në stacionet e trenit apo në vendet e punës, nga ku më pas dërgohen në katër qendrat e detencionit për të pritur një avion special që fluturon çdo të enjte për në Prishtinë. Një kontigjent problematik mbeten edhe minorenët, të cilëve nuk do t'u rinovohen lejet e qëndrimit të fituara deri në mbushjen e moshës 18 vjeç.
 
Top