Universal
AnonymouS
Shpërblimi, qeveria zbulon skemën për festat e fundvitit
Tabela
Shpërblimi
Pensionistët kryefamiljarë ose të vetmuar – 3 mijë lekë
Personat me aftësi të kufizuara – 3 mijë lekë
Për pensionistët e tjerë – 2 mijë lekë
Për veteranët e luftës – 5 mijë lekë
Ish të përndjekurit mbi moshën 65 vjeç – 5 mijë lekë
Familjet e policëve të vrarë – 10 mijë lekë
Familjet e ushtarakëve me misione jashtë Shqipërisë – 10 mijë lekë
Trupa mësimore e 10 shkollave të rankuara të parat në klasifikimin e Maturës Shtetërore – me 40 mijë lekë
Nxënësit e shkëlqyer në vend, që nga pjesa e dytë e ciklit 9-vjeçar dhe për të gjithë ciklin e mesëm – 5 mijë lekë
Studentët e ekselencës – 50 mijë lekë
Trupat e tri shërbimeve më të mira shëndetësore publike – 40 mijë lekë
Njësia më e mirë policore (Drejtoria e Qarkullimit Tiranë) – 40 mijë lekë
Njësia e Parkut Kombëtar Divjakë – 40 mijë lekë
Përveç pensionistëve përfitojnë dhe ish të përndjekurit
ZAMIR ALUSHI
Më pak para, por më shumë stimul në vendimin e qeverisë për shpërblimet e fundvitit. Kryeministri Rama ka zgjedhur foltoren e Kuvendit për të njoftuar dhënien e shpërblimit për Vitin e Ri dje, në seancën plenare.
Shpërblimet
Për grupin e parë, për pensionistët kryefamiljarë, të vetmuar ose në çift, për familjet në ndihmë ekonomike dhe për personat me aftësi të kufizuara, do të jepet një shpërblim prej 30 mijë lekësh ose 30 dollarësh. Ndërsa për pensionistët e tjerë shpërblimi do të jetë 20 mijë lekë ose 20 dollarë. Po ashtu, deklaroi Rama, do të ketë një shpërblim të posaçëm për veteranët e luftës dhe të përndjekurit e regjimit komunist mbi moshën 65 vjeç. Të dyja këto kategori do të marrin një shpërblim prej 50 mijë lekësh ose 50 dollarësh. Kryeministri tha se, do të shpërblehen për Vitin e Ri të gjitha familjet e policëve të vrarë dhe të gjitha familjet e ushtarakëve me misione jashtë Shqipërisë dhe për të dyja këto kategori shpërblimi do të jetë 100 mijë lekë ose 100 dollarë. Po ashtu, do të shpërblehet e gjithë trupa mësimore e 10 shkollave të rankuara të parat në klasifikimin e Maturës Shtetërore, me 400 mijë lekë ose 400 dollarë për çdo mësues. Gjithashtu, do të shpërblehen nxënësit e shkëlqyer në vend, që nga pjesa e dytë e ciklit 9-vjeçar dhe për të gjithë ciklin e mesëm, me 50 mijë lekë ose 50 dollarë. Në këtë kategori futen edhe studentët e ekselencës që shpërblehen me 50 mijë lekë ose 50 dollarë. Kryeministri ka veçuar edhe shëndetësinë. “Do të shpërblejmë tri shërbimet më të mira shëndetësore të Republikës së Shqipërisë, pra, trupën e tri shërbimeve më të mira shëndetësore në Republikën e Shqipërisë me 400 mijë lekë për secilin ose 400 dollarë”, u shpreh Rama. Pas tyre, Kryeministri ka renditur menjëherë policinë. Këtu, Rama ka caktuar menjëherë më të mirët, policët rrugorë të kryeqytetit. “Do të shpërblejmë njësinë më të mirë policore, që është Njësia e Policore e Qarkullimit të Tiranës me 400 mijë lekë për individ ose 400 dollarë”, deklaroi Rama. Dhe kur radha vjen te Parku Kombëtar i Divjakës, në atë zonë kanë menduar se Babagjyshi i Vitit të Ri ekzistoka. 400 dollarë për rojat e parkut. “Do të japim një shpërblim edhe për një njësi modeste në numër, por që ka dhënë një kontribut të posaçëm në shpëtimin e njërës prej pasurive më të rëndësishme natyrore të këtij vendi, që është Parku Kombëtar i Divjakës, me 400 mijë lekë ose 400 dollarë për person”, tha Rama.
Stimujt
“Qeveria e ka parë të arsyeshme të ketë një qasje të re dhe t’i japë fund traditës së lëmoshave dhe mungesës së stimujve për më të mirët”, kështu e shpjegoi Rama tendencën stimuluese të vendimit. “Ne besojmë që ashtu sikundër meritojnë vëmendje njerëzit në nevojë, ashtu meritojnë mirënjohje edhe njerëz të spikatur të kësaj shoqërie, që gjatë këtij viti i kanë dhënë shoqërisë një kontribut të posaçëm”, tha Rama. Për këtë arsye, vazhdoi Rama, bazuar mbi këtë filozofi të re në dhënien e shpërblimeve, nga njëra anë, ne kemi vendosur të shpërblejmë për Vitin e Ri personat me aftësi të kufizuara, familjet në ndihmë ekonomike, pensionistët kryefamiljarë. “Të gjithë bashkë këta janë grupi social më vulnerabël dhe që ne ndërkohë kemi vendosur ta mbështesim edhe për të përballuar heqjen e fashës 300 kilovat, shtuar këtu, edhe pensionistët në tërësi, por me një nivel tjetër shpërblimi”, deklaroi Rama.
Vlera e shpërblimit
Megjithatë, kjo është listë paraprake, jo vendim i plotë. “Kjo është lista e përgjithshme e shpërblimeve të Vitit të Ri, e cila, siç e shihni, adreson qoftë nevojën për t’i qenë pranë dhe për t’ua bërë të gëzueshëm Vitin e Ri të gjithë atyre që janë në vështirësi, me shuma që e tejkalojnë gjelin e detit dhe filozofinë e ‘gjelit të detit’ dhe që janë një shpërblim dinjitoz. Por, në të njëjtën kohë, duam t’u shprehim të gjithë mirënjohjen dhe respektin atyre që në sistemin arsimor, në sistemin shëndetësor, në sistemin e sigurisë kanë dhënë një kontribut të posaçëm gjatë këtij viti, së bashku me heronjtë e shkëlqyer të kësaj kohe të Shqipërisë që jetojmë, nxënësit me 10 dhe studentët e ekselencës”, tha Rama. Për të përndjekurit dhe veteranët mbi moshën 65 vjeç, që përfitojnë shpërblimin e Vitit të Ri, Rama tha se “të dyja këto kategori ne i çmojmë dhe i mbështesim në mënyrë plotësisht simetrike, si dy pjesë apo dy anë të së njëjtës medalje, të një Shqipërie që u çlirua nga idealistët dhe u përdhunua nga tradhtarët e idealeve”.
Shqip