Re: PSE FEMRA SHQIPTARE BEHET OVER-EUROPIAN NE SE DEL NE EVROPE?
Mu duk shume teme interesante kjo ne rradhe te pare ndaj edhe mendova te jap mendimin tim, meqe jam vete femer shume e emancipuar dhe e modernizuar! LOL /pf/images/graemlins/tongue.gif Ne rradhe te pare Komplimenta ONIRO-s qe ka hapur nje teme te tille vertet qe i'a vlen te diskutohet! INTERESANTE! LOL
Une ne Angli faktikisht kam qene vetem 1 here me pushime per 7 dite (ne Prill 2001) dhe atje njehere shkova ne nje gosti Shqiptaresh qe ishin te gjithe pas Artit pak a shume, si shkrimtare, poete, piktore, etj. (si vetja ime) dhe detyrimisht kisha te beja me njerez shume te zhvilluar nga mendja, inteligjente e te ecur me kohen. LOL Nejse... Atje kam njohur edhe disa vajza nga mosha ime, ne te njezetat dhe shumica pra s'kishin pordhe fare, ndonese kishin arritur suksese e ca kishin atje 5-6 vjet apo me shume. Qe ishin krenare (shumica po, jo mendjemadhe ama) dhe ne fakt shume mire qe ishin krenare pasi kishin "korrur" ca suksese pra dhe nota te mira ne studime, etj. /pf/images/graemlins/smile.gif
E njejta gje edhe ketu ne Amerike ku une kam gati 6 vjet tashme. Po kam vene re qe shume shuuuume njerez Amerika i ka ndryshuar per me keq, (kjo eshte nje fatkeqesi ne fakt), sidomos shume vajza. Nje pjese e ketyre vajzave madje, kane qene dhe jane edhe shoqe te mia te vjetra, qe nga shkolla e mesme ne Korçe, qe kane ardhur ketu me vize studenti. Dhe te me besosh s'dallohen fare prej atyre qe kane qene si edhe per faktin qe shume prej tyre i njihja shume mire dhe kemi ndare bashke edhe kafshoren e bukes (e kam pa shaka) bashke me detyrat e shkolles. T'i shikosh tani, duken si persona te tjere, se Amerika pra "i modernizoi" ca si shume!
Ama, ama shumica e vajzave qe kam njohur ketu e s'i njihja fare me pare (qe kane migruar nga Shqiperia), sado te vishen bukur, te duken seksi, te kene punera te mira e te ngasin makina yll, perseri kane te njejten zemer dhe jane te embla e te çiltra. Ka edhe nga ato qe kane ndryshuar krejt e qe shesin pordhe qe nga nje kilometer larg dhe duken shume biles. Pleaseeeeeee!!! Une per vete, s'kam qene, s'jam dhe s'do te jem kurre e tille. Nuk eshte ne natyren time ne rradhe te pare. Ne fakt GJTHMONE e kam pohuar faktin qe JAM SHQIPTARE! Jam Krenare qe jam Shqiptare pra e qe vij nga nje qytet kaq i bukur dhe me tradita te lashta e legjendare si Korça Ime. /pf/images/graemlins/smile.gif
Nejse, si konkluzion dua te dal qe s'mund ta gjeneralizosh si ide kete te vajzave dhe eshte gati po aq e vertete edhe per djemte (ata nuk bien pak me poshte, jo LOL). Sepse pastaj behen njerezit si "stereo-types" prandaj. Nejse, ky ishte edhe mendimi im pra. Me fal qe e zgjata pak si shume, po keshtu e kam edhe pak si zakon, aman edhe ju gazetare ç'prisni ju?! Pyesni THE SKULL po deshet, se ju tregon ai per "romanet" e mia sesi shkruaj kur bej postime! LOL /pf/images/graemlins/smile.gif
ADRIA
