programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

Leopardii

Primus registratum
programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

25 Prill 2005


Heqje dore nga cdo e drejte padie civile dhe penale ndaj mediave.

Kthim dhe kompensim i plote i pronave te komuniteteve fetare.

Demshpershplim per te perndjekurit politike.

Brenda 6-mujorit te pare, qeveria do te miratoje nje program te vecante afirmativ per shkollimin, strehimin, punesimin e anetareve te pakicave greke, arumune, rome, egjiptiane e slave.


Emigrantet

Do te garantohet e drejta e votimit.

Do te hapen qendra kulturore, do te ndihmohen me mesues dhe libra .

Do te hapen shkolla verore ne Shqiperi per femijet e emigranteve.

Konsullatat dhe ambasadat do te jene te hapura cdo fundjave per plotesimin e kerkesave.

Do te punohet per legalizimin dhe bashkimin e familjeve.


Familja

Asnje femije nuk do te braktiset, cdo femije do te kete kujdesin qe meriton.

Kujdes i vecante per femijet me paaftesi dhe prinderit e paafte qe rrisin femije.

Ndihme per familjet e femijeve qe ju mungon prindi dhe atyre me shume femije, kurse kualifikimi, grante kredi per familjet e reja dhe ato me shume femije.


Ekonomia

Privatizimi i plote i ndermarrjeve te medha, duke perdorur edhe letrat me vlere.

Jo dyfishim, por shumefishimi i investimeve te huaja.

Zbatimi me rigorozitet i ligjeve te konkurences antimonopol, ligjit te koncensioneve dhe prokurimeve dhe amendimi i tyre.

Zgjidhje perfundimtare e problemeve te pronesise se tokes, amendim i ligjit aktual per te hequr kufizimet e tij klasore, rikthim kur eshte e mundur, kompensim i plote ne te gjitha rastet e tjera, me para ose me troje turistike, sipas cmimeve te tregut.

Ulje e taksave dhe thjeshtimin e sistemit fiskal, unifikimi i institucionit te doganave dhe tatimeve. Askush nuk do te paguaje taksa me shume se 1/3 e te ardhurave te tij. Ulje e TVSH per ushqimet, energjine ne masen 70% dhe rreth 25% per te tjerat, uljen e sigurimeve shoqerore ne masen 25%, ulje prej 15% te takses se mbifitimit.

Thjeshtimi i te gjitha procedurave ligjore, administrative dhe instalimi i praktikes nje ndalim ne nje sportel per regjistrimin e bizneseve.

Krijimi i zonave te lira dhe parqeve industriale.

Shumefishim i nivelit aktual te ulte te kreditit dhe funksionim i burses.

Krijimi i nje mjedisi proeksport, orientimi i kapitaleve te huaja dhe te vendit drejt prodhimit dhe eksportit, aplikimi i stimujve mikroekonomik, zgjerimi i praktikave "dute free" per eksportet, linja krediti te favorshme per eksportet e siguruara, sherbime mbeshtetese per eksportin e vogel dhe te mesem.

Ndertimi i infrastruktures se rrugeve Durres, Morine, Lushnje, Vlore, shtrirje e internetit dhe telekomunikacionit ne mbare vendin, liberalizim i plote te tregut te tyre.

Krijimi i databeizit kombetar te informacionit.

Shkurtim i shpenzimeve administrative dhe rritje e nivelit te investimeve publike.

Zhvillimi i burimeve njerezore, potencialit intelektual. Krijimi i Komiteteve Kombetare te Burimeve Njerezore.


Punesimi

Vendosje e marredhenieve favorizuese per punesimin me punedhenesit privat.

Caktimi i nje primi qe do t'i paguhet sipermarresit per cdo te punesuar rishtaz.

Perparesi ne punesim do te kene te rinjte, familjet qe nuk kane njeri ne pune, si dhe ata qe jane prej kohesh pa pune.

Pergjysmim i takses se biznesit te vogel.

Kredi me kushte te favorshme dhe lehtesi fiskale shtese per ndermarrjet e prodhimit ne perputhje me numrin e te punesuarve rishtaz.

Decentralizim i buxhetit, duke rritur kater here, pra nga 6 ne 25% te ardhurat e komuniteteve lokale nepermjet reformes fiskale.

Zhvillim i shpejte i turizmit, me objektiv dyfishimin e numrit te turisteve brenda tre vjeteve.

Hapja e tregjeve per prodhuesit shqiptare.


Pagat dhe pensionet

Rritje e pagave mesatare dhe dyfishimi i pagave te ulta, derisa diferenca ne paga ne sektorin publik te zbrese 1:5.

Dyfishim i pensioneve dhe rritjen e tyre mbi minimumin jetik.


Bujqesia dhe fshati

Ngritje e infrastruktures ne fshatra dhe zona rurale, furnizimin e tyre me uje, energji elektrike, asfaltimin e kater mije kilometra rruge rurale.

Sistem kreditimi te leverdisshem ne mbare vendin per fermeret dhe agrobiznesin, nafta me cmimin 40leke/liter per fermeret.

Nxitje e kulturave me fitim-prurese sipas rajoneve, duke i dhene perparesi perimeve, ullirit, vreshtave.

Krijimi i qendrave te grumbullimit dhe marketingut te prodhimit bujqesor, grumbullimi me cmim boteror i bimeve te arave.

Ristrukturimi i plote i sistemit te kullimit dhe vaditjes.

Ngritja e rrjetit te shkollave bujqesore, subvencionim per farerat, sherbimet veterinare.

Respektim dhe rinegociim i marreveshjeve te tregetise se lire.

Barazim i pensioneve te fshatit me ato te qytetit.

Mbrojtja e tokes nga erozioni, betonimi, pyllezimi masiv.


Arsimi dhe shkolla

Dyfishim i buxhetit per arsimin publik.

Nxitje, inkurajim dhe lehtesira per arsimin privat ne te gjitha nivelet.

Shtrirje e arsimimit parashkollor ne 80% te femijeve te grupmoshave perkatese.

Frekuentimi i arsimit te detyruar nga 100% e femijeve te grupeve perkatese.

Internet dhe anglisht ne cdo klase.

Dyfishim i numrit te nxenesve ne shkollat e mesme.

Modernizimi i mesim-dhenies, teksteve, zvogelim ne 25-30 i numrit te nxenesve ne klasa.

Rritja 50% e rrogave te mesuesve qe dy vitet e para dhe dyfishim i tyre vitin e kater te mandatit qe vjen.

Hapja e dyerve tetorin qe vjen per te gjithe ata qe duan te ndjekin shkollat e larta.

Dyfishimi i numrit te studenteve, shpenzimeve per cdo student dhe investimeve per arsimin e larte.

Nivelim i diplomave dhe zbatim i kerkesave te Kartes se Bolonjes.

Respektim i plote i autonomise se shkollave te larta, hapja e degeve te reja ne universitete.

Programe te vecanta per stafet universitare, si ato te 1000 shkencetareve te rinj te talentuar.


Energjia dhe Uji

Zvogelimi i humbjeve ne energji.

Aplikim i depozitimit te perkohshem dhe importi i saj.

Krijimi i burimeve te reja ne jug dhe veri te vendit.

Brenda 9 muajve do zhduket sistemi i gjobave afrofe.

Zero TVSH per energjine elektrike dhe ulje e cmimit te saj.

Disiplinim per shperdorimin e ujit te pijshem

Menaxhim eficent dhe ndertim ujesjellesash te rinj.

Brenda vitit te pare qytetet turistike, nga Saranda ne Velipoje, do te kene uje per 24 ore.

Ne vitet ne vijim, uje pa nderprerje per te gjitha bashkite e vendit dhe permiresim te rendesishem ne te gjitha komunat.


Strehimi

Ristrukturim i Entit te Banesave.

Vendosje e sistemit te kredive te buta hipotekore te banesave.

Ndertimi i banesave me tender te hapur nga sektoret private ne trojet publike dhe perqindja qe i takon qeverise vendore, pronare e truallit, t'ju shitet me kredi te buta ose t'ju jepet me qera simbolike qytetareve.


Shendetesi

Rritja e cilesise se sherbimit falas, rritja e shpenzimeve dhe investimeve, lufta kunder korrupsionit, parandalimi i semundjeve, mbrojtja e shendetit publik, kontrolli rigoroz i ilaceve, zhvillimi i tregut te sigurimeve te shendetit dhe semundjes, ulja e vdekshmerise foshnjore ne mesataren e vendeve te zhvilluara qe sot eshte 45%, kujdesi per te moshuarit, te gjitha mjekimet falas per pensionistet, bashkepunim me sektorin privat.


Rendi

Zero tolerance ndaj krimit te organizuar, trafiqeve kriminale.

Reforme e Forcave te Rendit dhe institucioneve te zbatimit te ligjit.

Vendosjen e nje bashkepunimi te ngushte rajonal dhe nderkombetar.

Vendosjen e nje pakete ligjore antikrim per figurat e krimit te organizuar.

Krijimi i xhandarmerise.

Vendosjen e policise ne blloqe dhe lagje ne zonat me kriminalitet te larte.

Integrimi i policise kufitare ne policine e rendit.


Drejtesia

Konsolidimi dhe respektimi i institucioneve kushtetuese, dhe kushtetuetshmerise dhe ndarjes se pushteteve.

Drejtesi e pavarur, vetekontrolle te pushtetit gjyqesor, zbatim rigoroz te vendimeve te gjykatave, reforma te thella te institucionit te akuzes.


Qeverisja

Qeveri e vogel, eficente dhe ne diete te plote.

Pergjysmimi i shpenzimeve.


Legalizimi

Shteti merr persiper kompensimin e pronareve per token e zene nga te shperngulurit ne te gjithe vendin.

Qytetari i shperngulur paguan nje tager 100-400 mije leke per procesin e legalizimit te banesave dhe per te fituar pronesine mbi token e zene.

Legalizim i shtesave te pallateve ne qytete, duke percaktuar si tager 4% te cmimit te tyre.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

SKANDALOZ e vetmja fjale qe i vjen per shtat asaj me siper.
vetem analfabetet, injorantet mund ti besojne ketij programi qe eshte tipik RRUMPALLIST.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

Içik rrëmujë, içik si rrumpall (ku do i gjejn gjithë ato pare për të ulur taksat e ngritur rrogat), megjithatë mund të funksionojë po u akorduan kredi afatgjata. Një pjesë e këtyre kredive janë pothuajse të akorduara tashme dhe ka projekte që presin vetëm dritën jeshile për tu realizuar nga të huajt, dhe kjo në të gjithë drejtimet e ekonomisë.
Mundet të ketë sukses si program megjithëse shancet janë tepër të vogla.

Leo, na e sill edhe programin e Lekës t'i krahasojmë
shrug.gif
.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

shikoni se cfare shkruan PD-ja e Berishes ne dy raste qe jane ne kontradite me njera tjetren.

1 - Ulje e TVSH per ushqimet, energjine ne masen 70% dhe rreth 25% per te tjerat,...


pastaj me poshte ne program shkruajn :

2- Zero TVSH per energjine elektrike dhe ulje e cmimit te saj.
lol.gif



ateher sa do te jete kjo TVSH per energjine ;
Zero apo "70% dhe rreth 25% per te tjerat" ??

ma shpjegoni ju lutem ???

e dija qe Sala eshte ........... po edhe keta KOP-istat qe jane kane bere kete program qenkan me keq se ky .

o njerez te PD-se ndryshojeni se lat nam
e dreq e kjo pune ....... ka edhe shume gjera te tjera qe ka qe nuk qendrojne ne kembe te ky program RRumpallist.
here tjeter.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

1 - Ulje e TVSH per ushqimet, energjine ne masen 70% dhe rreth 25% per te tjerat,...


pastaj me poshte ne program shkruajn :

2- Zero TVSH per energjine elektrike dhe ulje e cmimit te saj.
Leo, ka shumë forma energjie mër dajë. Tek e dyta është preçizuar që energjia elektrike nuk do ketë TVSH fare! Nuk ka ndonjë gjë të çuditshme në këtë mes. Çudia është se me çfarë do e mbajë veten shteti shqiptar me gjithë këto ulje taksash?
 

kameleoni

Primus registratum
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

Une kam njefare kohe qe po cahem duke bertitur per programet mitologjike te dr.rrumpalles por fatkeqesisht kot nuk thone qe shqiptaret dhe Shqiperia jane te prapambetur vetem per shkak te INJORANCES.
 

bob

Primus registratum
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

pse disa i shohin te veshtira keto projekte???

gjithcka duhej te ishte realizuar nga qeveria aktuale.ky popull tejet i varfer sot tatohet mbi gjithcka,ka nje takse konsumi marramendese.
tatohet mbi te gjitha veprimtarite prodhuese ne vend duke ndaluar prodhimin vendas dhe inkurajuar shitjen e produkteve te cilesise me te ulet nga Greqia,eshte thjeshte nje politike e mbrapshte qeverisese!!!ketu ka pak per te mos kuptuar.
me gjitha keto vjelje shteti nuk ka arritur asgje ne politiken e vet ekonomike,ne sherbimin publik apo ate urban,nje politike shkaterruese sociale!!!
pra neser do jete e mjaftueshme te vilen me pak taksa dhe gjithnje per te perballuar nevojat e brendshme.duhet ndihmuar njekohsisht pronari shqiptar,fshtari,biznesi i vogel etj etj.
sot ne vend ndodhen te gjitha resurset e nevojshme per ti bere balle prodhimit dhe zhvillimit tone,SHqiperia eshte nje shtet i vogel se ciles i mjaftojne dhe teprojne per ti shitur me vone ne tregjet europiane kryesisht ne ato rajonale.
mos i bini perhere te njejtes gozhde!!!!!!!!!!!!!!!!
shrug.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

great_1, jam dakort me ty por problemi qëndron se uljet e taksave janë tepër të mëdha si fillim
shrug.gif
. E kam thënë më lart që si program mund të funksionojë por shancet janë të vogla. hamendja ime është se ky program do pësojë ndryshime shifrash ose afatesh kohore gjatë rrugës.
 

bob

Primus registratum
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

ne fillim do kete eksperimentime te vogla.

nuk pretendohet qe gjithcka te vihet ne vije per nje periudhe 1 vjetore.frytet e verteta shihen nga mesi i legjislatures,kjo eshte normale.ne duhet te ngulisim ne koke qe sot ne SHqiperi vidhet aq leke sa nuk mund te imagjinohet.
vetem nje perllogarijte e vogel e taksave mbi makinen(pra gjithcka)kemi te bejme me nje numer qe nuk mund te deshifrohet,shifer e pallogaritshme.sot te gjithe duhet te jene realist,por ka disa persona qe nuk mund te binden sdi pse??? <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
 

darli

Primus registratum
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

Akoma s'po e marr vesh se ku doni me dale?
LZHK-ja?PD-ja apo dreqi e di se çfare? Po kur xhanem do te ndergjegjesohemi ne se programet e partive ne Shqiperi jane siç i thone nje fjale nga anet tona mysybet (e di qe s'eshte shqip por eshte e vetmja qe e perballon situaten)
Po si dreqin nuk e kemi nje here mendjen ne vend. Po votoni o njerez sipas kandidateve(personave) sepse me mire njerez me parime se parime per mjerez.
Ne shqiptaret jemi tribu e rrezikshme sado te japim fjalen per ta mbajtur duhet te na mbajne me pare. E sa per programe mos e genjeja mendja ndonjerin jo qe taksa s'do te ulen por edhe per rrogat s'ka per ta ça kush koken.
O shqiptare kemi nje fjale te urte e paksa te rende ne kuptim : Barkngopuri s'ia di barkzgropurit.
Ai qe e di: i lumte
Ai qe nuk e di te pyese ate qe e di
TUNG
goofy.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

Ndryshimi pozite opozite do te sjelli rindertim klanesh ne baze interesash por jo drejtesi e begati per popullin. Pjesa qe do te perfitoje nga ndryshimi eshte pjesa e e te afermve e miqeve te atyre qe do te vijne ne fuqi. Mos harroni qe dhe ne kohen kur PD-ja ishte ne pushtet vidhej dhe pse jo me keto ritme qe po vidhet tani. Kjo jo se PD-ja me qeverine e saj ishte me e ndershme (mos harroni kondrabanden qe behej me serbet per naften dhe pse gjithe bota i bente embargo Serbise e per Shqiperine ishin armiqte numer 1 <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" /> ) po se ishte periudhe tjeter e flitej per tarifat para 8 vitesh.
Pra pyetja shtrohet nese ne vend te Edi Rames do te rivihet sot Albert Brojka, do ta japi nje leje ndertimi me 200 mije dollare sa Rama, apo do ta japi me 10 mije dollare sa e jepte ne 1995?!
Une per vete mendoj se do fusi ne xhep 200 mije dollare ose nuk do mari lek fare. Problemi eshte se nuk ka me pushtetare te mos mari leke keshtu qe konkluzioni eshte i qarte besoj.
Ah me vjen per te qeshur kur shoh ne programin e Berishes heqjen e te drejtes te paditjes civile e penale ndaj mediave!! E para kjo eshte antikushtetuese pasi mediat jane persona morale e si te tille i nenshtrohen ligjit per ushtrimin e aktivitetit e nese hiqet e drejta e paditjes ndaj tyre i bie qe mediat te kene fuqi absolute e te bejne çte duan pasi ska me fuqi qe ti gjykoje!
Se dyti kam pas nja dy shoke klase qe me urdher te Berishes nga 96 u jane thyer kamerat e televizionit ku punonin si gazetare kokes.
smash.gif
 

DFV

Primus registratum
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

Ketu nuk eshte puna se ne shqiptaret nuk i duam ato qe premton programi i PD-se , por te realizosh ate program per nje periudhe prej 4 apo edhe 8 vjetesh do te ishte vertet nje mrekulli!!
Per mendimin tim shumica e atyre qe shkruhen ne kete program jane te pa mundura te realizohen.
Se pari , programi i PD per te gjitha pikat flet thjesht teorikisht, ndoshta dhe pse ata qe e kane hartuar mendojne se populli budalla shqiptar do ta haj sapunin per djath.
Ashtu sikur ndodhi me Nano pijanecin qe pramtoj se do ti kethente parat e humbura ne firmat piramidale, ashtu dhe ushtaret ekonomist te Sales kane menduar tia fusin edhe kesaj here popullit.
Dhe nuk e kane keq, sepse edhe nga sondazhi del se populli yne i ka ngrene dhe do te vazhdoj ti haj
genjeshtrat qe servirin ata qe nepermjet pushtetit duan te pasurohen pikerisht duke e vaeferuar popullin.
Kush nuk e kupton kete me qaf paste veten, por une vetem nje gje dua te them : Ku do ti gjeje Sala dhe idjotet e KOP-it parat qe te realizojne ate program??????
Shikoni nje pike--Internet ne anglisht per cdo klase!!! Vall e di njeri sa mund ti kushtoj Shqiperise vetem kjo??
Prandaj them se ata "mjeshtrat" e KOP-it te Sales jane munduar te kopjojne Nanon e Vitit 97, por si do qofte them se do tu eci edhe kesaj rradhe sepse kane perpara nje popull trap qe genjehet ose qe ja do mideja te ngopet me prrallat e Sales dhe te Tosit.
Hallall!!!!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

Me ç'duken bathët PD do e rimarri pushtetin
shrug.gif
. Mbetet të <span style="font-weight: bold">shpresojmë</span> që do realizojnë 1/4 e programit të tyre. Edhe me kaq Shqipëria do heci dhe jo pak.
Mendoj se 1/4 e programit është më mirë se 0
shrug.gif
.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

Fillimisht postuar nga Kondrapedali:
[qb]
1 - Ulje e TVSH per ushqimet, energjine ne masen 70% dhe rreth 25% per te tjerat,...


pastaj me poshte ne program shkruajn :

2- Zero TVSH per energjine elektrike dhe ulje e cmimit te saj.
Leo, ka shumë forma energjie mër dajë. Tek e dyta është preçizuar që energjia elektrike nuk do ketë TVSH fare :tipsy:
lol.gif
! Nuk ka ndonjë gjë të çuditshme në këtë mes. Çudia është se me çfarë do e mbajë veten shteti shqiptar me gjithë këto ulje taksash? [/qb]
programi i PD-se =
lol.gif
:rockband:

vazhdojme akoma , pervec TVSH per energjine se nuk e morrem vesh se do te jet Zero apo do te ulet 75% .


leconi :

2-Dyfishim i numrit te nxenesve ne shkollat e mesme. :tipsy:

3-Modernizimi i mesim-dhenies, teksteve, zvogelim ne 25-30 i numrit te nxenesve ne klasa. :tipsy:

4-Rritja 50% e rrogave te mesuesve qe dy vitet e para dhe dyfishim i tyre vitin e kater te mandatit qe vjen. :rockband:


do na 4-fishojne numrin e shkollave te mesme (2 here me shume nga rritja e numrit te nxenesve edhe 2 here nga ulja e numrit te nxenesve/klase, dmth nje klase sot nga 50 ne 25 qe do te kete kur te vije sala ne pushtet.

PERRALLA te treguara nga rrumpallistet e PD-se qe vetem Debilat i besojne sepse eshte mese e qarte qe nuk jan kurre te realizushme .
 

DFV

Primus registratum
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

Doktor rrumpalla i etur per te marre perseri pushtetin fut brockulla qe i hane vetem militantet e
PD-se dhe disa te mjere qe mendojne se Sali Berisha nuk ka qene kurr komuniste.
Shikoni dhe programin e PD-se eshte njelloj si ato te enverit qe i shpaloste ne ato kongreset fam-keqe
qe i ropen 7 lekure shqiptarve te shkrete.
Kush voton per PD-ne dhe PS-ne , duhet ta di sa ja fut vetes dhe sigurisht edhe popullit qe me sa duket
eshte i lidhur mbas qerres se Sali Berishes dhe Fatos Nanos.
Vetem duke votuar per ndryshimin, vetem kjo mund ta shpetoj Shqiperin dhe shqiptaret nga keta dy pacavure te qelbura qe kuterbojne era m.t.
 

MLK

Primus registratum
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

Problemi eshte se ne Shqiperi mungojne gazetaret apo analistet e mirefillte ekonomike te cilet duhet te bejne nje analize ne baze te shifrave te programeve. Pra kur flitet per reforma, keto shoqerohen me ndryshime ne funksionimin eshoqerise dhe te ekonomise. E qe te realizohen nemenyre qe te arihen rezultatet dhe objektivat e programeve duhet llogaritur dhe kostoja e tyre financiare, duhen analizuar burimet dhe mundesite reale perfinancimin e kostos. Vetem ne baze te analizave reale opinioni mund te gjykoje mbi nje program elektoral
 

DFV

Primus registratum
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

MLK, jo se mungojne gazetaret ekonomist ne Shqiperi, por ata nuk i hyne kesaj llogarie sepse dhe vete ata
jane pjese e ketyre partive politike.
Per te bere llogari edhe ne qe nuk jemi ekonomista e kuptojme shume mire se psh. programi i PD qe te realizohet per te pakten 8 vjet do ti duhen jo me pak se 4-5 biljon dollar!!!!!
Kush do ti dhuroj Sali efendiut kete shume fantastike??? Apo mos vall ajo pika idioteske qe thote: &quot; Jo dyfishim, por shumefishim i ivestimeve te huaja&quot; e te tjera brockulla si kjo e me sipermja.
Ne se jane te zot ata ekonomist te PD-se le te dalin ne televizjon dhe te argumentojne se ku e mbeshtesin programin e &quot;shkelqyer&quot; qe kane katranosur.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

DFV, nuk qeke ekonomist edhe aq i mirë sa thua. Shqipëria ka të ardhura 1,36 miliard $ në vit. Pra në 8 vjet sa thua ti që i duhen këtij programi për t'u realizuar Shqipëria luan me 11 miliardë (sikur shifrat mos të ndryshojnë). Problemi është se shifra reale për realizimine këtij programi do ishte më shumë rreth 20-25 miliardë $ në 8 vjet.

Megjithatë un po ju them që në 8 vjet, sikur gjysma e këtij programi po të realizohej, do shihnim shumë ndryshime në Shqipëri.

A jemi optimistë, realistë apo pesimistë
shrug.gif
?
 
H

harap

Guest
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

Mund te na thuash ku e ke gjetur ate program???
apo futja kot se keto ne forum sdine gje e po mendojne se e ke te sakte.
nje program i tille as qe ekziston fare eshte komplet i deformuar.Qenke mik i Nanos sepse edhe ai ngaqe spo di nga tia mbaj ca nuk po thote megjithese cdo dite e me shume po ben Berishen hero.
 

MLK

Primus registratum
Re: programi RRumpaLL i PD-se per qeverisjen e vendit

Kondra nuk i lexoke ti me duket ato qe shkruhen! Te ardhurat apo PNB e Shqiperise eshte 6.9Md $ e jo 1.36Md $ keshtu qe ndryshimi eshte 1 me 5 !
 
Top