Profesioni? Kavie njerëzore
Janë gjithmonë e më të shumtë në numër njerëzit që pranojnë të marrin pjesë në testet e ilaçeve në këmbim të parave. Disa e kanë kthyer në punë. Megjithatë, sipas ekspertëve, është një zgjedhje e rrezikshme për të gjithë

Në telefon Oliver më thotë se është i lodhur, ndoshta sepse është i detyruar të flejë në një krevat marinari, në një dhomë me pesë veta të tjerë. Ose ngaqë sepse duhet të çohet çdo mëngjes në orën 7 për të bërë analizat e gjakut. Apo ndoshta ngaqë nuk del prej dy javësh. Megjithatë, ai thotë se është një zanatçi nga halli. Oliver është një kavie njerëzore, ose ndryshe një “vullnetar i shëndetshëm”. Në Austin, Teksas, për 20 ditë i testuan dy ilaçe antivirale për një shumë prej 5 mijë dollarësh. Më parë ishte në San Antonio, ku iu injektua një ilaç kundër kancerit. “Gjëndrat limfatike u ënjtën shumë, por pas një jave kaloi gjithçka”, tregon ai. E në fakt, për 2800 dollarë ia vlen. Në janar fitoi 3 mijë dollarë në dhjetë ditë, pasi provoi një antibiotik që e bënte të nxirrte gjithë ushqimin. Një vit më parë ishte 32 ditë në Dallas, për të provuar një ilaç kundër kolesterolit, dhe fitoi 9100 dollarë. Në vitin e fundit ka fituar 354 mijë dollarë duke bërë zanatin e kavies njerëzore. Oliver, një ish-drejtor hoteli, 32 vjeç, është një nga mijëra personat që fitojnë para për të jetuar, duke marrë pjesë nëpër testet klinike. Zyrtarisht janë “vullnetarë” të paguar vetëm sepse kanë hequr dorë nga koha e tyre e lirë për të mirën e shkencës. Por, përpara fitimeve që në SHBA shkojnë deri në 300 dollarë në ditë, shumë kërkojnë tu nënshtrohen vazhdimisht testeve për tu bërë kavie me kohë të plotë. Deri kur shëndeti i lejon ta përballojnë testin pasues, arrijnë të jetojnë mirë, pijnë ilaçe, bëjnë analiza gjaku dhe kalojnë net të tëra nëpër laboratorë. Por, edhe pse të siguron fitime të majme, zanati i kavies njerëzore është shumë i rrezikshëm. Thuajse të gjitha studimet mbi vullnetarët janë teste të “fazës së parë”, domethënë që bëhen te qeniet njerëzore pasi ilaçi është testuar fillimisht te kafshët. Meqë janë të rrezikshme, tërheqin njerëz pa punë ose në kërkim të parave të lehta. Vullnetarët më të zakonshëm janë studentë, njerëz me borxhe, apo ashtu siç thotë Oliver, edhe shumë ish të burgosur. Nuk mungojnë as emigrantët klandestinë, ata që nuk kanë shtëpi apo të alkoolizuarit. Disa kërkues dhe ekspertë të bioetikës janë të shqetësuar sepse ata që kërkojnë të ndërtojnë një karrierë si kavie njerëzore, janë mbi të gjitha njerëz “të brishtë” nga pikëpamja sociale dhe ekonomike. Tu ofrosh shumë para për të eksperimentuar ilaçe dhe kura të reja, përbën një rrezik të madh për më të dobëtit. Ndërkaq, tu premtosh shuma të majme vullnetarëve, mund të çojë në nxjerrjen e rezultateve jo të vërteta dhe rrjedhimisht daljen në treg të terapive jo të sigurta. Nevoja për para mund ti shtyjë vullnetarët të ndryshojnë rregullat e krijuara për ti mbajtur nën “tutelë”, duke kompromentuar cilësinë e të dhënave. Pjesa më e madhe e testeve kërkon një periudhë minimale prej 30 ditësh mungesë ilaçesh (wash-out) para se të nisë studimi. Por në momentin që nuk bëhen kontrolle, disa vullnetarë paraqiten për testin tjetër para se të ketë mbaruar wash-out. Kjo do të thotë se kaviet rrezikojnë të bëjnë kombinime ilaçesh shumë të dëmshme dhe të pësojnë efekte anësore të paparashikuara, që mund të ndryshojnë rezultatet e testeve. Por, pavarësisht rreziqeve, përpjekja për të injoruar rregullat është e fortë. Bandon, një vullnetar që nga një eksperiment në tjetrin i duhet të udhëtojë pambarimisht, thotë se asnjëherë nuk e plotëson rregullin e 30 ditëve. “Nuk mund ti lejosh vetes një muaj pushim kur mbaron një test. Kush ndalon, është i humbur”, thotë ai.

Efektet anësore

Një tjetër arsye për tu shqetësuar është se mundësia për të fituar mund të influencojë deklaratat e vullnetarëve mbi efektet e testeve. Në prani të disa efekteve anësore, për shembull, studimi mbi një subjekt ndërpritet menjëherë. Por duke qenë se pjesa më e madhe e parave jepet në fund, të denoncosh anomalitë mund të të kushtojë shtrenjtë. Përkundrazi, në raste të tjera, mund të gënjesh për efektet anësore, sepse kjo të lejon të ndalosh testin dhe të rinisësh një tjetër, ku paguhesh më mirë. Të gënjesh mbi këto lloj informacionesh, mund të ndryshojë rezultatet. “Është shumë e rëndësishme që të dhënat të jenë të besueshme”, shpjegon Adil Shamoo, biokimist i Universitetit të Merilandit në Baltimora, dhe themelues i shoqatës “Citizens for responsabile care and research”. Një raport i gabuar vë popullsinë përballë rreziqeve shumë të mëdha. Vitin e shkuar Shamoo tregoi se efektet anësore në testet e ilaçeve janë më të mëdha se ato të deklaruara. Nga viti 1990 e deri në 2000 janë denoncuar 386 raste të rënda dhe tetë vdekje në zyrën që administron fondet shtetërore për eksperimentet mbi njerëzit. Shamoo i ka krahasuar këto shifra me të dhënat e “Food and drug administration” (FDA) mbi ilaçet e aprovuara së fundmi. Edhe pse të dhënat e FDA ishin marrë nga një kampion më i vogël i popullsisë, ai zbuloi se çdo vit denoncoheshin thuajse 17200 raste të tilla, 800 prej të cilave me komplikacione të rënda, përfshi edhe vdekjen. Ekspertët e bioetikës janë ndarë në dy grupe. Sipas disave, pagesa nuk duhet të jetë aq e lartë sa ti shtyjë njerëzit të bëjnë gjëra që në kushte të tjera nuk do i bënin. Të tjerë nuk mendojnë kështu: Çfarë tjetër përveç parasë mund ta shtyjë një person të shëndetshëm të marrë një kokteil ilaçesh dhe të qëndrojë i mbyllur në laborator për tri javë rresht? Sipas dy bioetistëve të Universitetit të Minesotas dhe një të Universitetit të Torontos, ka ardhur momenti të pranohet fakti se të testosh ilaçe është një punë e vërtetë, dhe si e tillë duhet tu nënshtrohet kontrolleve mbi sigurinë dhe kushteve në punë. Bashkë me ekspertë të tjerë, dy studiuesit kanë propozuar sindikalizmin e kavieve njerëzore dhe sidomos në vende si SHBA, ku asistenca shëndetësore është private. Aktualisht vullnetarët nuk kanë asnjë tutelë nëse diçka nuk shkon mirë. “Miliona njerëz janë në telashe nëse u ndodh diçka. Është e turpshme”, shpjegon Shamoo. Peter Lurie, i “Public Citizen”, shoqata e konsumatorëve të Uashingtonit, mbështet idenë se askush nuk duhet të jetojë me lekët që fiton nga “zanati” i kavieve njerëzore.

Mungesa e kontrolleve

Sipas disave, problemi nuk qëndron te kompensimi ekonomik, por te mungesa e kontrolleve, mbi të gjithë në SHBA. Në të kaluarën testet bëheshin në pjesën më të madhe nga universitetet, ndërsa sot u besohen instituteve private të kërkimit, që bazohen te shpejtësia dhe eficenca, te disponueshmëria e pakufizuar e kavieve dhe në përgjithësi te kapaciteti për të ndihmuar shtëpitë farmaceutike që të nxjerrin në treg një ilaç sa më shpejt të jetë e mundur. Dikur, komitetet etike që merreshin me kontrollin e testeve klinike, përbëheshin nga kërkues shkencorë të kualifikuar, ndërsa sot thuajse gjithë testet farmakologjike në SHBA u besohen kontrolleve të komiteteve që nuk aplikojnë kërkesa akademike në zgjedhjen e anëtarëve. Ndonjëherë testet bëhen edhe nga mjekë që nuk kanë fare licenca. Por pavarësisht rreziqeve për shëndetin, për shkak të mungesës së rregullave, shumë kavie njerëzore mendojnë se 30 mijë dollarë në vit janë një fitim i mirë për një punë që kërkon si kusht vetëm një fizik të shëndetshëm. Tani Oliveri duhet të shkojë në Dakotën e Veriut, për të testuar një ilaç kundër Alzaimerit. “Nuk duhet të sforcohem shumë, sepse kjo mund të çojë në rritjen e prodhimit të enzimave të mëlçisë. Nëse nivelet janë shumë të larta, nuk më pranojnë në laborator”, tregon ai.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24646. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24646