Premtimet e dy kandidateve te Tiranes

DriniS

Ecejak
Nese lexoni ne gazeta apo shihni ne televizione premtime te kandidateve per Bashkine e Tiranes, do ishte me interes sikur ti vendosnit ketu premtimet qe marrin persiper keta kandidate kur takohen me njerez te ndryshem neper rruge, biznese apo media.
Kjo do vlente shume qe ne te ardhmen te shikohet ecuria e premtimeve qe fituesi i postit bashkiak ka kryer gjate fushates.
--------------------


Basha te "tregu çam": Do të heq taksën për tabelën dhe gjelbërimin

Shekulli Online | 01/05/2011 | Lajm i fundit |
ico_come.gif
14 KOMENTE | Facebook | -
-.gif
+
+.gif

Kandidati demokrat për bashkinë e kryeqytetit, Lulzim Basha, zhvilloi paraditen e së dielës një takim me tregtarë dhe blerës në zonën e njohur si "tregu çam". Gjatë vizitës së Bashës në këtë zonë, ai u njoh me problemet që tregtarët hasin me infrastrukturën rrugore dhe taksat. Sipas Bashës, më 8 maj do t'i jepet fund praktikës së vjeljes së taksave nga Bashkia.
"Do të heq një pjesë të mirë të taksave: taksën e gjelbërimit, taksën e tabelës, do të ul tre herë taksën e pastrimit dhe për çdo taksë që do të merret, do të bëhet shërbimi", tha Basha.
Në takim kandidati demokrat premtoi se ai në bashkëpunim me biznesin do të sigurojë mbështetje për hapjen e bizneseve prej grave.
 

Al-Punk

Still here
Basha:
Zëdhënësja e Bashës: Hipotekimi përfundon më 15 nëntor 2011
Zëdhënësja e Lulzim Bashës, Anila Bisha përforcoi idenë e kandidatit të mazhorancës se brenda 15 nëntorit do të hipotekojë të gjithë apartamentet duke iu përgjigjur në këtë mënyrë deklaratës së ardhur nga Bashkia e Tiranës. Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, iu përgjigj me anë të zëdhënëses Anila Bisha, akuzave të nënkryetares së bashkisë për mashtrim me premtimin për hipotekimin e apartamenteve në Tiranë. Sipas zëdhënëses, hipotekimi i pallateve përfundon në nëntor të këtij viti. “Rama po tregon se është i vendosur për të ndjekur politikën e tij të vjetër, Lulzim Basha premton se brenda 15 nëntorit do t`i pajisë të gjithë qytetarët me certifikatat e hipotekës”, tha zëdhënësja e Bashës. Sipas saj, çështja e hipotekës ka mbetur e pazgjidhur sepse bashkia nuk ka përmbushur detyrimet e saj. “Lulzim Basha është ndryshe. Ai është i angazhuar të pajisë të gjithë qytetarët me certifikatën e pronësisë deri në datën 15 nëntor të këtij viti”, tha zëdhënësja e Bashës. (http://www.sot.com.al/index.php?opt...shkine-e-tiranes-&catid=34:politike&Itemid=60)
 

Al-Punk

Still here
Basha:
Sipas Bashës, në kryeqytet duhen ndërtuar sa më shumë fusha sportive.
“Do angazhohemi për një kundërsulm të fuqishëm të sportit ndaj betonit, duke bërë ambjente sportive në cdo lagje dhe duke u mundësuar fëmijëve një zhvillim të fuqishëm shëndetësor përmes sportit”, ka deklaruar Basha.
(http://www.gazetatema.net/web/?p=16644)
 

Al-Punk

Still here
Rama
PIKAT E PAKTIT
Punësim dhe luftë papunësisë. 300 mijë vende të reja pune.
Lehtësira fiskale dhe porta fiskale për cdo biznes.
Mbështetje financiare për formimin e të rinjve dhe kreditim për hapjen e bizneseve të vogla të tyre.
Heqja e tatimeve të qeverisë mbi biznesin e vogël.
Administratë publike transparente dhe të drejta të barabarta për cdo nënpunës.
Familja, kujdes, përkrahje dhe mbrojtje.
Asnjë taksë për kategoritë në nevojë.
Të pakten përgjysmim të TVSH për ushqimet bazë dhe zero TVSH për ilace.
50% të qerasë për të pastrehët dhe kredi të buta.
Qendra sociale për pensionistët, gratë dhe fëmijët në nevojë.
Mësues të vlerësuar sipas meritës dhe të cliruar nga presioni politik.
E ardhmja ëndërr që bëhët realitet.
Ceku i bebes dhe një pemë e re për cdo fëmijë që lind.
Bursë bashkiake për cdo nxënës të shkëlqyer.
100 % rrugë të shtruara dhe pastrim në cdo rrugë. Transport publik sipas standarteve europiane.
(http://www.balkanweb.com/kryesore/1...t-300-mije-vende-pune-ulje-taksash-61338.html)
 
Top