Më lejo një korrigjim,
nuk është pasion për semundjet , pasi ajo është gjëja me e dhimbshme që mund të përjetoje një njeri dhe e vetmja gjë që vërtete mund të trishtoje , pjesa tjetër e ndodhive është thjesht kalimtare.
Duke qene se sot jetojmë në një epoke individualiste , ku hyjnizim i bëhet parasë
, duket sikur bota është shkullundur prej një bresherie deshpërime , bota po zhvesh lëkuren...Dashuria për humanizmin po humbet! Edhe mua si ty më mjaftoi ky rikthim në botën njerëzore , sapo pashë fotot. Po përse nuk jemi të tille cdo ditë? Më lind dyzimi i mëposhtem.
A e ke ndjere veten për një cast të ndyre kur një pikëz mëshire ka lindur tek ty dhe ke hedhur vështrimin larg teje , e ke kuptuar se sa shumë je errësuar , tjetërsuar , sa pakanaqësi dhe sa e/i pakuptimtë të duket jeta dhe cdo pjese e saj.
U ndesha krejt rastësisht me këto foto në rrjetet sociale ,
duarartë fotografi , mbreselenës për më tepër
pafajsia në syte e tyrë ,
duket sikur të ftojnë të behesh pjese e tyrja ,
të tregojnë se ekzistojnë,
se bota e tyre vesh ngjyra dhe dashuri ,
se ata jetojne dhe nuk janë ndryshe!
Të të pranojne për atë qe JE , pa kushtezime , pa shtojca
të teperta duke kapërcyer madje edhe muret e pritshmërise ,
është një fisnikëri që vetëm shpirtrat e mëdhenj dhe të virtytshem dine të dhurojne!