"Politikani rumun imiton Michael Jacksonin"

Megg

Carpe Diem
Një deputet rumun u përball me kritika pasi gjatë një shfaqje televizive nisi të kërcejë pa e vrarë mendjen se ndodhej i ftuar si politikan dhe jo si artist apo yll i muzikës pop.

Talmacean 40-vjeçari nisi të imitojë idhullin e tij Michael Jackson në lëvizjen e famshme “Moonwalk“.
Sipas tij kjo ishte mënyra më e mirë të arrinte të depërtonte më mirë te brezi i ri. Megjithatë, anëtarët e partisë së tij i kërkuan që të mos bëjë më akte të tilla të cilat e bëjnë të duken qesharak.
Kryeministri Rumun Emil Bok, tha se lëvizjet e politikanit nga Bukureshti i shkonin më shumë për shtat botës se showbizit sesa politikës, megjithatë kishte edhe nga ata të cilët e këshilluan të merrte pjesë në ndonjë shfaqje televizive të tipit “Dancing with the stars Romania”, transmeton BW.
Pavarësisht se kërcimi i tij nuk mori miratimin e kolegëve, video e tij e shkarkuar në YouTube është nga më të klikuarat për momentin.
Talmacean vendosi të mos shfaqet shumë nëpër ekrane deri në zgjedhjet e ardhme të partisë së tij që mbahen muajin tjetër, ndonëse deklaroi se nuk pendohej fare dhe se ishte kënaqur shumë me kërcimin. “Kërceva, këndova. Këto janë cilësitë e popullit rumun,” tha ai.
P.S.Shiheni kete videon se esht e madhe' :)
 

gangsterja

Primus registratum
Keshtu eshte kur je nje kengetar me fame boterore,te gjithe do te te kopjojne.Kete pune kane te tjeret.
 
Top