Poezitë që parapëlqej.

salome

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Dasma e Megit

E dini ju Megin c'ka gjetur tek burri,
Kur la millonane e kuroren vuri?
S'e besoj mos e dini c'ka gjetur e gjora,
Nje pele gerdalle me bishtin me morra.

E dini se cilit ia fal dashurine
Me buzet e kuqe , me gushen dhe gjine?
Ia fal dashurine e terbuar pagurit
Me nxehte se burrit..

E dini c'ka ndodhur me Megin ne dasem
Kur vuri kuroree unaze?
Ah, lere , per zotin, ah lere se c'vajti!
U dehen dhe prifti dhe psallti!

E dini si dasmes ia vune kapakun?
U shtrine te gjithe e s'e hidhnin dot pragun.
Eh, dhendri me priftin e fashatit u pine
Dhe xurxull ne shtratin e nuses u gdhine..

Mbishkrim ne varrin e pushtit te fshatit

Vajtoni burra kaq te rralle
Ketu tek guri murrme,
Ky fqinji juaj sa ish gjalle
Ju ka ndihmuar shume.

Shkollaret hic mos pacin frike
Nga varri ne lulishte,
Ai qe prehet nen qerpice
I ati tyre ishte..!


Berns
 

salome

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

SHAH

Une leviz nje gur te bardhe,
Ai leviz nje gur te zi,
Une ve ne jete nje enderr,
Ai ma gllaberon me nje lufte,
Me sulmon eger mushkerite,
Dhe plot nje vit i dergjur ne spital.
Mendohme per nje kombinim te shkelqyer
dhe arrij ti fitoj nje gur te zi,
Ai leviz nje fatkeqesi,
Me kercenon me kancer
(Qe duket si nje kryq)
I ve perballe fytyres nje liber
Dhe e detyroj te terhiqet
Arrij qe ti fitoj disa pjese
Por nga ky stermundim i jashtezakonshem
Gjysma e jetes sime me doli jashteperdorimit.
Do te te jap nje shah, dhe do humbasesh optimizmin,
me tha ai me kercenim
-S'dua t'ja di fare, tallem une
Do te bej rokade me ndjenjat

Pas kurrizit gruaja, femijet
Dielli, hena, dhe te tjeret qe ndjekin lojen
Dridhen nga tmerri sa here qe bej nje levizje shahu

Ndez cigaren
Dhe vazhdoj lojen..

Soresku - shqiperoi P. Jorgoni
 

salome

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Ju kujtova te gjithave

Ju kujtova te gjithave, juve qe them se ju desha,
Qe nga me e hershmja,
Gjer tek me e vona,
Ate qe ishte e paputhura
Ate qe ishte virgjeresha
Ate qe ishte molle e sherrit e pele e harbimeve tona.

Ate qe flijoi per tre grosh dashurine e pare,
Ate qe briroi fill pas muajti te mjaltit nen mua,
ate qe ngurroi ne udhekryq, djall a engjell te marre,
Ate qe kuptoi qe s'e desha, qe sapo i thashe "Te dua"

Ja, po me ngjan sikur ngriheni nga heshtja e honeve,
Te ndryshme, te shumta, si ngjyrat, si zogjte,
Ju fluturuat mbi prushin epshor te pasioneve,
Donit te ngroheshit, pendet e bukura dogjet.

Vjen perendisht dhe ti qe te desha se pari,
Pikez e arte, flurorja, si rreze e perthyer mbi lote
Te shtrij e te shkoj permbi buze serish, si dikur nje fill bari,
Ti nis e kendon dhe qan " dashuria ben xhiro ne bote"!

Prape une u desha pa ty,
Ti prape u puthe pa mua,
Erdhen pas teje te tjera, shuan c'rindizet e digjet,
Erdhen , por s'hyri askush ne pronat tona,
Mes njeri tjetrit shkon lumi , qe ndan e bashkon dy brigjet
.
Zbriti dhe suta e veriut,
Mbrriti dhe krilla prej jugut,
Une i pranova te gjitha, te gjitha, te gjitha.
Toka, grua beronje, palluar prej plugut
Qan kur s'ngarkohet me peme
Qesh kur mbulohet me drithra.

Ja ku po vjen dhe me e vona, mjellma e fundit,
Mjellma e fundit brymuar nga vjeshta,
Hirin henor te flijimit kalimthi ma shkundi
Brymen e ikjes pa kthim me brymoi permbi vjersha.

Une keshtu dimeroj gjer ne flirtet e vona,
Here i rishuar , here i rindezur sa mund,
jam gati cdonjeren ta dua
Sikur te ishte vertete Dezdemona,
Pastaj ta harroj si nje liber,qe s'mund ta lexosh deri ne fund.


Koci Petriti
 

salome

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Një pëllumb i bardhë



Ma kanë bërë gjoksin shoshë

plumbat e dhimbjeve.

Jam një zgavër tek kjo botë,

Te bota e të mençurve,

te bota e të marrëve.

E marrëzive.

Mos më ngacmoni më!

Kush më lëndon

është krejt i marrë...

ç'mund të lakmoni tek unë?!

ç'mund të vini në shënjestër

për të vrarë?!!!

Bota ime një zgavër e braktisur.

Flakëritur diku...

Një pëllumb i bardhë

mbi të është kapur.

Gu-gu-gu!


V.Nelo
 

AKABA

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Nel fior di giovinezza, ebbi in sorte
d'abitar del vasto mondo un luogo
che non poteva ch'essermi caro e diletto -
tanto m'era dolce d'un ermo lago
la selvaggia bellezza, cinto di nere rocce,
con alti pini torreggianti intorno.

Ma poi che Notte, come su tutto,
aveva lì disteso il suo manto,
e il mistico vento e melodioso
passava sussurrando - oh, allora,
con un sussulto io mi destavo
al terrore di quel solitario lago.

Pure, non mi dava spavento quel terrore,
ma anzi un tiepido diletto -
un diletto che nè miniere di gemme
nè lusinghe o donativi mai potrebbero
indurmi a definir qual era -
e neanche Amore - fosse anche l'Amor tuo.

Morte abitava in quelle acque attossicate,
e una tomba nel profondo gorgo
era disposta per chi sapesse ricavarne
un sollievo al suo immaginare:
il solingo spirito sapesse fare
un Eden di quell'oscuro lago.
 

AKABA

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

O JU QE BUKURIA JU VERBON

O ju qe bukuria ju verbon ! prej kohesh zemra ime dashuron
Ne gjume dashuror ky shpirt po lengon ! prej kohesh zemra ime dashuron

Kudo perreth ishte nje tymnaje dhe bota zinte fill
Qe atehere nis kjo ndjenje dhe zemra dashuron

Dhe vit per vit ne mijera vjet u gdhend fytyra ime
Qe se kur lindi dhe gjallon, kjo zemer dashuron

Qe kur zoti pyeti njerzit :a jam une zot mbi ju?
Gjeta kuptimin qe kerkon! Kjo zemer dashuron

O engjej, ju qe botet mbani pezull !
Ngrijeni lart diturine ne fron ! kjo zemer dashuron

I beni fjale diellit tim: rumiu erdhi ne tibriz
Rumine dashuria e pervelon ! prej kohesh zemra dashuron

Kush eshte ai qe e quaj diell tibrizi??
Pishtar qe te verteten na tregon! prej kohesh zemra ime dashuron
 

katunarja

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

***
Mu deshen ardhjet,tani nje shkuarje me do,
Oshetime e trishte mungese, mos me kerko..

Me ler ndajnates, largesia le te ndodhe pa hir
Mi duhet rrugetimit pengese e hidhur e mire.

Nese nuk piqemi, nese pikellima ka mall
Me harro bukur, thuaj u pame ne nje perralle.

Bari i harrimit perhere tek nje breg tjeter
Miklon ofkamave, pushin e dhimbjes se vjeter....

A. Shkreli
 

katunarja

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Lypeses flokekuqe



Flokekuqe , e bardhe si debora e panjollosur,

Vogelushe, ai fund plot vrima i zhubrosur,

Te nxjerr me ne pah varferine

Dhe bukurine..



Per mua, poet qe s'ka shume rendesi,

Ai trupi yt i semure, i hajthem dhe i ri

Me pulla te kuqe tek tuk mbuluar,

Eshte aq i embelsuar..



Ti e mbushur plot nur e miresi mban,

Me shume se nje te kadifenjte fustan

te nje mbretereshe romane,

Ato te rendat nallane..



Perballe zheles tende te shkurter fare,

Dikush nje fustan oborri vesh krenare,

E te zvarrit pala te gjata feshferitese,

Prane kembeve mahnitese..



Qe ne vend te asaj corapeje te shpuar,

Per kenaqesi te atyre syve t'epshuar

Nje pinjoll i arte akoma te shndrij,

Ne kercirin plot purpuri..



Qe nyjet e fustanit te zgjidhen pak nga pak,

E te zbulojne per te shpene kedo ne mekat,

Ata gjinjte e tu te bute e te bukur,

Si sy me diellin brenda futur..



Qe rrobat prej trupit te te shkeputen ,

Krahet te palosen sikur duan te luten,

E te dijne te debojne syguximtare,

Gishterinjte lajkatare...



Perlat e ujit me te kthjellet e te qete,

Te mjeshtrit Bello, me t'bukurit sonet,

Te jepen prej t'ethshme te perveluar,

Qe ti ke torturuar...



Ata poetuce te keqinj qe te dhurojne,

Te fundmet vargje qe per ty krijojne,

Mos pulpat te kundrojne valle

Fshehur nen shkalle ?



Me shume se nje aventure ne erresire,

Me shume se nje Ronsar a zoteri e mire,

Ata do donin ta spiunonin me nge,

Ate te freskten fole!



E ti mund te numeroje vetem pak,

Ne shtrat, me shume puthje se zambak,

E si Valua mund te vije ne vend

Ligjin tend !



Megjithate , ti vazhdon e lyp zedredhur,

Ndonje lemoshe te vjeter diku hedhur,

Mbi pragun e nje Vefuri qe ulerin

Ne nje kryqezim;



E ata syte e tu tinezisht e ve perposh

Drejt nje xhevahiri qe s'vlen dy grosh,

Oh me fal, se s'mundem te ta jap

Si per dhurate...



Po ti shko, shko, pa ne trup nje brilant,

Pa nje parfum , pa nje perle a diamant,

Vec me lakuriqesine thatime

O e bukura ime !



Bodler



Perktheu D. Themollari
 

policia

Forumium maestatis
Re: Poezi te preferuara

kristal

ka kohe qe s'shihemi e ndjej
si te harroj un' dalngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin floket dhe gjithcka.

tani kerkoj une posht' e lart
nje vend ku ty te te leshoj
nje strofe a note a nje brilant
ku te te le, te puth, te shkoj.

ne s'te pranofte asnje varr,
asnje mermer a morg-kristal,
mos duhet vall'prap' te te mbart
gjysme te vdekur, gjysme te gjalle?

ne s'gjetsha hon ku te te hedh
te gjej nje fushe a nje lulnaje
ku butesisht porsi polen
gjithkund, gjithkund te te shperndaj.

te te mashtroj ndoshta keshtu
dhe te puth e t'ik pa kthim
dhe nuk do dime as ne, askush
harrim ish ky a s'ish harrim.

kadare
 

*goddess*

Forumium praecox
Re: Poezi te preferuara

POEZI NGA VALTON JAKUPI

ZJARRI I GJUHËS
(Arsimtarit tim Bajram Saliut)

Me ty në klasë
vinin edhe Naimi e Migjeni

Ti na flisje për ta
për bukuritë e nytarës shqiptare
dhe për tollumbat e Lulit
që i krahasoje me opingat e mia.

Në ditët e errëta
na ndriçonte qiriri i Naimit.

Krenar e ndjenja veten,
i dashuri mësues,
për ngrohtësinë e gjuhën sate
për madhërinë e gjuhës sonë.

Tani që jetoj në këtë ishull dimri
ngrohem në zjarrin e asaj gjuhe.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Nje rrahje teper....


Te lutem zgjohu,
braktise shtratin tend dhe eja tek une
M'i ngroh kembet akull
me ngroh pak me shume
Te lutem zgjohu dhe eja
Ik serish kur te me kesh vene ne gjume!
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Ti....je pse-ja e nje mengjesi
vazhdimi i nje dite plot pyetje
Je mbremja e zhytur ne mendime
Je shtrati im rremuje

.....

Une jam viktima e nje endrre te frikshme
Jam shpirti i humbur neper dashurite e mia

.....

Deshira per te triumfuar
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Kush t'i sheh ty ata sy???
kush t'i puth ty ato buze???

Ku po prehet shpina jote ???
Ke po ve sonte ne gjume???

Kujt ja fale shpirtin sonte ???
ke ke sot nen ate strehe???

Kush valle trupin po ta prek ???
Kush po ndjehet mbretereshe??
 

Narkomane

Valoris scriptorum
E urrej ate avion ,qe nga ty me merr e larg me con

E urrej kur ty te con ne nje vend te pankohur e pertej ndjenjave te mia te largon

Se fundmi vendose te ikesh
t'i braktisesh dhe lotet e mi te shkrete pambarim

Po ti dhe ne fund te botes te shkosh une ne mos me sy.......

me ndjenja ,me mall do te te arrij .
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Ti fle
enderrat e tua zgjohen...
bashke me gjumin tim te ngopur
e hyjne neper labirinthe deshirash
qe as vete deshira nuk i njeh

Enderrat e tua zgjohen
bashke me gjumin tim te ngopur
por ti fle ....vetem fle!
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Hej ti, i shtrenjte i larget...
Qe i dhe drite asaj nate te erret
......dhe zgjove yjet!

Hej ti,o diell djeges qe i dhe ngrohtesi trupit tim
dhe nxehtesi deshirave te mia

Jete ndjenjave te mia te vdekura ....afrohu!
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Te lutem me mbaj ne krahe
mos me lesho
naten e erret ku te shkoj pa ndricim
oh i dashur shtrengome
askush s’ka vdekur nga nje perqafim

Te lutem me puth me fort
mos me lesho
pa puthje gjume mund te kem valle ?!
nga puthjet askush s’ka vdekur
as ne s’do vdesim se shuajme mall’

Te lutem me jep duart
me te miat t’i kryqezojme
me thuaj ka tingull me te bukur se ky ,
kur trupat tane dashurojne???

A i degjon tek kumbojnë si kitarre
a e ndjen dhe ti kete magji???
me beso, ne nuk jemi mekatare
per aq kohe sa falim dashuri ...

Te lutem mos me lesho se duhet te iki
pas vetes me shtrëngo kur dua te te le`
Oh i dashur perqafome
nga dashuria e tepert s’te gjen gje !
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Mos me le ne pranvere
mos me le te mjere!!!!
mos me le pa lule
mos me le pa ere.
Mos me le te lutem se te dua shume!
mos me le pa shprese,
mos me le pa gjume!!!!!!
ti e di se te dua
dhe vuaj per ty te lutem te lutem!
mos ma dhuro vetmine
ti je per mua shok
ti je per mua cdo gje ti je ajo
qe ne zemren time ke,
me te bukurin vend!!
 
Top