Poezi per nenen

Shkrimtari

Forumium maestatis
Ti moj nane qe me halle m'rrite
e tash shum qe u merzite
nga pragu iku drita
o Gurbet ty tu thaft dora
prej pragut tim qe u largova. . .
Ah mor Zot shum u merzita
n'ket gurbet qe as se prita
lotet e tua qe pikojn
mua Nane moj me helmojn,
por mos u mërzit se vjen dita
qe ne prag te kthehet drita.

Ndalu pak ore korb i zi
te kthehem edhe një her te njerzit e mi
ti shoh e t'me shohin
se ndoshta kur te kthehem si njof
dhe s'me njofin . . .

Mora rrugën ne mergim
thash ta provoj dhe un fatin tim.
Fat i bardh a fati i zi
si do dal as vet nuk e di.
Rruges ecja dhe mendoja
se NENEN për shum kohe nuk do ta shikoja.
Kaloj male me debor
ku ngjitesha me këmbë e me dor.
Kaloj lumenj te terbuar
jetën fare pa e menduar.
Kaloj fusha pa mbarim
nga koka deri te kembet
ujë është bërë trupi im.
Emigrimin po vazhdoj
nuk e di se sa do duroj.
Ne Emigrim po na kalon jeta
1 e mirë e 100 te zeza . . .

Nata me rrobat e zeza
po shfaqej ne erresir
drita e qiellit u ndez
dukeshin si ar i ngrir.
Nenen gjumi nuk e zinte
por rri me rroba e zgjuar
mendohej e pershperinte.
me zemër te perveluar
nga të vij i shkreti gjum
qe mendimet i shkonin lum.
Ah more Gurbet i mjer
mos te mbajte perendija
mos te te shtift ndonjeher
Zoti ne duart e tija.
 
Top