Plagjiatura e dytë
Mirvjen Kokona, e bija e leksikografit Vedat Kokona, denoncon një tjetër plagjiaturë fjalori të të atit, atë të shprehjeve frëngjisht-shqip: “Sa e hidhur qenka e vërteta, sidomos kur përsëritet.”

Sa herë që im atë, Vedat Kokona, botonte një fjalor, e konsideronte atë si një hallkë që i shtohej zinxhirit të pafund të veprave leksikografike, prandaj, vitet e fundit, uronte me gjithë shpirt që stafetën në lëmin e fjalorëve frëngjisht-shqip dhe anasjelltas ta merrnin sa më shpejt dhe sa më mirë, por edhe sa më ndershëm, leksikografët e rinj, po punëtorë e të talentuar. Mirëpo, fatkeqësisht, ende pa filluar realizimi i kësaj dëshire të tij, i këtij amaneti shpirtëror e shkencor, ndodhi grabitja e fjalorit të tij frëngjisht-shqip nga A. Jakllari, botuar nga shtëpia botuese “Toena”, grabitje që ndonëse me vonesë, u dënua nga Gjykata me dëmshpërblim material e moral.

Megjithatë, unë, e bija e Vedat Kokonës dhe botuese, ndër të tjera edhe e fjalorëve të tij, shpresoja se dikush i aftë dhe i ndershëm do të vinte më në fund për ta çuar më tej veprën leksikografike të filluar, këtu e mbi 40 vjet më parë nga im atë në fushën e fjalorëve frëngjisht-shqip dhe anasjelltas. Prandaj u gëzova kur mësova para disa kohësh se kishte dalë në treg një fjalor shprehjesh frëngjisht-shqip me rreth 1000 të tilla, më të përdorshmet në frëngjishten e sotme, autorë të të cilit janë, po t’i besojmë kopertinës, zotërinjtë Nonda Varfi dhe Viktor Z. Bakillari. Nxitova kështu t’i telefonoja zotit N. Varfi (ndërsa bashkautorit të tij nuk munda t’i gjeja ndonjë numër telefoni fiks apo celulari) për ta përgëzuar që, më në fund, kishte vendosur ta merrte seriozisht në dorë stafetën e fjalorëve të lartpërmendur e për ta shpënë më tej duke e pasuruar traditën e nisur nga im atë në fushën përkatëse. E lamë ta merrja pas disa ditësh, ngaqë ishte shumë i zënë. Dhe kështu veprova, por celulari i tij nuk m’u hap asnjëherë me gjithë këmbënguljen time dashamirëse. Sidoqoftë, vendosa ta ble fjalorin në fjalë, duke shpresuar se një ditë, sado vonë, do të mundja t’i takoja autorët e tij të paktën për t’u marrë një autograf e për t’i përgëzuar e falënderuar, duke i vështruar drejt e në sy. E bleva pra dhe i hodha një sy: goxha punë, pa diskutim, por vende-vende, seç m’u krijua përshtypja e asaj që, pikërisht, në frazeologjinë e frëngjishtes, quhet “déjà vu”, pra, m’u krijua përshtypja se diku tjetër i kisha parë tashmë barasvlerësit shqip të një numër shprehjesh frënge që figuronin në fjalorin e zotërinjve N. Varfi dhe V.Z. Bakillari.

Atëherë, e shtyrë nga një kureshtje intelektuale objektive, vajta e mora disa fjalorë të tim eti dhe bëra disa sondazhe verifikuese të thjeshta, duke krahasuar barasvlerësit shqip të disa shprehjeve frënge që figuronin edhe te fjalorët e shumtë të tim eti, edhe në fjalorin e vetëm të dy autorëve në fjalë. Po, intuita ime nuk më kishte gabuar: zotërinjtë N. Varfi e V.Z. Bakillari kishin vjelë tërësisht ose pjesërisht shprehje shqip në fjalorët e tim eti. “Oh, – thashë me vete – do të jenë frymëzuar prej punës së tim eti dhe, si ish-studentë të tij (të paktën zoti N. Varfi), nga entuziazmi do të kenë vepruar kështu: jo rrallëherë çirakët, nga adhurimi për mjeshtrat, edhe i imitojnë ata në pritje që të bëhen mjeshtra edhe ata vetë”. Këtë të vërtetë do ta kenë theksuar me siguri edhe në parathënien e fjalorit të tyre. Nxitova ta lexoja parathënien e shkurtër: asnjë fjalë për ndonjë frymëzim të mundshëm, rrjedhimisht, asnjë shenjë falënderimi, asnjë gjurmë mirënjohjeje për lëvruesit pararendës të fushës leksikografike përkatëse!

Në këto kushte, vendosa ta këqyrja çështjen më shtruar: në njërën anë të tryezës sime të punës (pikërisht ajo mbi të cilin punoi me vite im atë), vura fjalorët frëngjisht-shqip e anasjelltas të tim eti (një pirg i vërtetë), kurse në anën tjetër vura fjalorin (1,2 cm të trashë) të zotërinjve N.Varfi e V.Z. Bakillari. Pastaj nisa të shihja se si i kishte përkthyer apo përshtatur im atë në shqipe ato shprehje frënge që figurojnë në fjalorthin e dy zotërinjve të nderuar. Pas një pune sistematike disajavore, bazuar në një përqasje të imët, arrita në përfundimin se kisha në dorë provën e pamohueshme që përsëri ishte plaçkitur (gati po aq ashiqare e paturpësisht sa herën e parë nga A.Jakllari) prona……………………….. intelektuale e tim eti: në krejt fjalorin e tyre prej 171 faqesh, vetëm në 6-7 faqe nuk kam gjetur shprehje shqipe të kopjuara nga fjalorët e tim eti, kurse në gjithë faqet e tjera, numri i shprehjeve shqipe të kopjuara, pjesërisht ose tërësisht, nga fjalorët e tij, luhatet nga një në shtatë për faqe; thënë me gjuhën e shifrave, i bie që, nga 1 436 shprehje shqipe që përmban fjalorthi në fjalë, 594 të jenë marrë nga fjalorët e tim eti, d.m.th. 41, 36 %; së fundi, duhet nënvizuar se në pjesën e tyre më të madhe, shprehjet e kopjuara janë marrë të plota si, për shembull:

Te shkronja A

Faqe 7: ADVENIR – advienne que pourra Le të dalë ku të dalë;

Faqe 9: ALLER – cela va sans dire S’do mend, ta pret mendja, kuptohet vetiu;

Te shkronja B

Faqe 21: BEAU – l’échapper belle Shpëtoj për qime, shpëtoj paq;

Faqe 25: BOL – en avoir ras le bol Më ka ardhur në majë të hundës;

Te shkronja C

Faqe 32: CARTE – jouer cartes sur table Luaj me letra të hapura;

Faqe 35: CHAPITRE – avoir voix au chapitre Them fjalën time, shfaq edhe unë mendimin tim;

Te shkronja D

Faqe 53: DEUX – jamais deux sans trois E treta, e vërteta;

Faqe 57: DOS – en avoir plein le dos Më ka ardhur në majë të hundës, nuk duroj dot më;

Te shkronja L

Faqe 89: LANTERNE – prendre des vessies pour des lanternes E marr (e ha) sapunin për djathë;

Faqe 93: LOUP – les loups ne se mangent aps entre eux Korbi korbit s’i nxjerr sytë;

Te shkronja M

Faqe 94: MAIGRE – maigre comme un clou i thatë si cironkë;

Faqe 99: MÊME – être à même de jam në gjendje (i aftë) të bëj diçka;

Faqe 100: MIEUX – je ne demande pas mieux Atë dua dhe unë, s’kërkoj më shumë;

Te shkronja N

Faqe 106: NERF – cela me donne sur les nerfs Kjo [...] (m’i prish, m’i ngre) nervat;

Faqe 107: NEZ – avoir qn dans le nez Nuk e shoh dot me sy, e kam halë në sy;

Faqe 109: NUIT – dans la nuit des temps në kohë shumë të largëta;

Te shkronja O

Faqe 110: IL – je m’en bats l’il m’u prish gjiza mua;

Faqe 112: OREILLE – se faire tirer l’oreille Bëj naze, dua që të më luten;

Faqe 113: OREILLE – échauffer les oreilles à qn Ia bie në majë të hundës, ia plas buzën;

Te shkronja P

Faqe 116: PAIR – être hors de pair s’ka të dytë;

Faqe 117: PARLER – trouver à qui parler gjej ustanë, më has sharra në gozhdë;

Te shkronja R

Faqe 138: RESPECT – sauf votre respect me nder jush;

Faqe 140: REVENIR – ne pas revenir de qch Mbetem pa mend;

Faqe 142: ROSE – voir tout en rose E shoh jetën fushë me lule;

Te shkronja S

Faqe 144: SAINT – ne plus savoir à quel saint se vouer Nuk di nga t’ia mbaj, e kam humbur fare;

Faqe 149: SUCRE – casser du sucre sur le dos de qn flas keq për dikë;

Siç shihet, pa qenë nevoja për shumë komente, dy zotërinjtë në fjalë kanë përvetësuar, d.m.th. vjedhur, plaçkitur apo grabitur, quajeni si të doni, punën e tim eti, sepse, ç’është e vërteta, nuk janë leksikografë. Këtë fakt e ka pranuar vetë zoti N. Varfi para disa vitesh, kur, me rastin e padisë sime kundër zotit A. Jakllari, Gjykata e Rrethit Tiranë i kërkoi zyrtarisht zotit N. Varfi, asokohe përgjegjës i Departamentit të Frëngjishtes në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24759. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24759