Re: Perse shipetaret preferojne te flasin me shume italisht apo greqisht se sa shqip.
Bukur......
Jemi mesuar neve te fajesojme vetem dy persona per cfare ka ndodhur dhe po ndodh ne Shqiperi. Sala dhe Nano, dy mekataret me te medhenj te shqiperise, ato e kane fajin per te gjitha , ata na mesuan keshtu, ndaj edhe mos na kerkoni llogari e mos na fajesoni per asgje , se neve jemi si ata femijet 5 vjecare qe na marrin perdore e na shpien ku te duan.
Po pse, Sala e ka fajin qe njeri nderton nje bar , nje disko , nje dyqan etj, dhe i ve emrin "
Stella nera"... " jump and dance"... " total confusion"... ( emra rastesie, nuk i referohen realitetit...)?!
Sala e Nano e ka fajin qe i mbyllim telefonatat me " ciao".. " see you"... etj..etj..( s'po perdor fjale greke se s'di)?!
Me duket, se gjithkush nga ne ka nje mendje , nje tru dhe duhet te mendoje , te logjikoje e te veproje sipas tij, jo sipas ndikimeve pa kurrfare kuptimi.
Mos ardhte dita, kur bota te na thote: Ju s'keni as nje gjuhe tuajen, sepse flisni vetem me fjale te huazuara!