Pastrimi i parave

Daniel H

Primus registratum
Pastrimi i parave

Bera nje kerkim shpejt e shpejt rubrikes, por nuk gjeta te ishte trajtuar me pare kjo teme.
Lexoni kete artikullin e Gazetes Shqip dhe le te diskutojme per kete problematike te ekonomise shqiptare dhe asaj nderkombetare ne teresi. (nese ka per te diskutuar /pf/images/graemlins/winkwink.gif)

Pastrimi i parave, një histori që përsëritet në Shqipëri

Ekonomia shqiptare, megjithëse pas një periudhe prej 15-vjetësh duhet të kishte kaluar fazën e tranzicionit për të hyrë në epokën e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik, lëngon përsëri me shifra tronditëse në çështje nevralgjike për vendin, si rritja e papunësisë, mungesa e investimeve të huaja apo inflacion me kuota të larta. Por, përballë këtij realiteti, ajo që të çudit më shumë është se ndërkohë që shqiptarët ankohen për të ardhura të pakta, kërkesa në sektorë, si ai i ndërtimit rritet, duke sjellë kështu dhe rritjen e çmimeve të banesave, thuajse në të njëjtat nivele me ato të kryeqyteteve të Evropës. Sigurisht, sipas parimit të tregut të lirë, niveli i çmimit përcaktohet nga raporti kërkesë-ofertë, por a ndodh kjo realisht në vendin tonë apo faktorë të tjerë ndikojnë dukshëm në përcaktimin e këtij tregu? Sot në Tiranë nuk është habi që një djalë i moshës 25-vjeçare të jetë pronar i një dyqani te Blloku dhe një vile te liqeni. Dhe kur pyet se çfarë biznesi ka ky zotëri, të thonë që është pronar lokali. Në shumë statistika të ndërkombëtareve, Shqipëria është kritikuar për një nivel të ulët të kontrollit ndaj pastrimit të parave. Shpesh bankat, duke dashur të ruajnë pozicione të forta në tregun bankar, rrezikojnë shumë, duke ulur nivelin e kontrollit në dhënien e kredive. Nga ana tjetër, një përqendrim i bankave në rritjen e numrit të depozitave, pa marrë parasysh se kush është burimi i këtyre fondeve, vë në rrezik stabilitetin financiar të vendit, duke krijuar premisa që bizneset e jashtëligjshme të bëjnë legalizimin e parave të tyre. Përveç kësaj, me gjithë luftën së fundmi të organeve kompetente ndaj biznesit të narkotikëve, kjo tregti vazhdon të jetë prezente në vendin tonë, ku fshatarët, në vend të mbjelljes së perimeve, po shohin më të leverdishme mbjelljen e hashashit. Shtuar këtu dhe faktin se shumë grupe kriminale shqiptare, që veprojnë në Evropë, mund t‘i investojnë këto të ardhura të jashtëligjshme në vend. Çështja e pastrimit të parave në qoftë se nuk kthehet në prioritet mund ta kthejë Shqipërinë një Bahamas apo Barbados (vendet ku kontrolli i shtetit ndaj biznesit është fare formal). Historikisht janë ndjekur tri shkallë, të cilat janë dhe hapat klasike të pastrimit të parave: 1) distancimi i parave të pista nga krimi 2) fshehja e tyre në bilance të bizneseve të ligjshme dhe 3) paraqitja e tyre si fitime të ligjshme, duke paraqitur përballë organeve shtetërore justifikime të studiuara mirë se pse këto biznese të vogla jepnin fitime kaq të majme. Bizneset më popullore në pastrimin e parave në periudhën e bandave amerikane ishin lavanteritë lokale e lavazhet e makinave dhe pikërisht prej termit lavatriçe duket të ketë rrjedhur dhe termi pastrim parash. Ajo që është shqetësuese në lidhje me pastrimin e parave dhe elementeve që e lehtësojnë këtë krim financiar në vendin tonë, është se pikërisht ekzistenca e dy elementeve shumë të favorshme në ushtrimin e këtij krimi. 1) numri i konsiderueshëm i bizneseve të vogla (rreth 2/3 e bizneseve në Shqipëri janë biznese të vogla, sipas raportit të Bankës Botërore për korrupsionin 2006) dhe 2) përdorimi i gjerë i pagesës me para në dore (kesh). Në vazhdim, është shumë e rëndësishme se më shumë se bërja e një ligji të mirë është zbatimi me efikasitet i këtij ligji, ngritja e më shumë se një institucioni, i cili të merret jo vetëm me anën ekzekutive të këtij problemi, por edhe me studimin dhe përpilimin e politikave, që lidhen me edukimin e të gjitha organeve financiare shtetërore e private, që kanë lidhje të drejtpërdrejta apo dhe indirekte me marrëdhënie financiare. Sensibilizimi i shoqërisë sonë me të këqijat jo vetëm ekonomike, por edhe shoqërore që sjell ky krim, do të ishin një masë shumë e rëndësishme në mbylljen e kufijve të këtij krimi. Është për t‘u cilësuar se "pastrimi i parave" nuk është një krim që sjell pasoja të dukshme në shoqëri në kuptimin emocional, siç mund të jetë një vrasje apo përdhunim, por kontributi i këtij krimi, duke ndihmuar ekonomikisht zhvillimin dhe përhapjen e krimeve të rënda, e vendosin sot pastrimin e parave në fokusin kryesor të luftës në shumë shtete të zhvilluara të botës. Kujtojmë se vende si Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo dhe Britania e Madhe kanë më shumë se një agjenci të specializuar, që merret me luftën ndaj këtij krimi, të bazuar në një kuadër ligjor jashtëzakonisht të zgjeruar.

Përfundimisht, duke mos lënë anash përpjekjet tepër pozitive për kualitetin ligjor në lidhje me parandalimin e këtij krimi financiar, shteti shqiptar duhet të shohë me prioritet ngritjen e agjencive të specializuara, për të bërë të mundur arritjen e standardeve ndërkombëtare në lidhje me minimizimin e këtij krimi në vendin tonë.
 

Anana

Primus registratum
Re: Pastrimi i parave

mund te na thuash permbajtjen me 2 3 rreshta se skam nge te lexoj?
 

regisa

Primus registratum
Re: Pastrimi i parave

sa per pastrim pueseni pushtetaret se ato din ta pastrojn mire parane dhe dine se kur dhe se si jan ebere specialista
 

Santiago

Primus registratum
Re: Pastrimi i parave

Sikur eshte bezdi me lexu gjithe ate artikull....pastaj kto te shqip[it jane nje cike tendecioze...
Pastaj te mendosh se nga pastrimi i parave ne sikur fitojme ndonje lek....bie interesi.
Une nuk shoh ndonje arsye per tu sensibilizuar per nje problem te tille....madje mendoj qe nuk ja vlen te ngrejme zerin per problemet e te tjereve.
 

Anana

Primus registratum
Re: Pastrimi i parave

Nuk jam hic dakort. Me duket sh. interesante. E lexovi njeri artikullin qe te ma thote mua? Nuk kam kohe tani per ta lexuar.
 

Santiago

Primus registratum
Re: Pastrimi i parave

/pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
Ti me duket se dashke nje qe ta lexoka per ty.
Meqe te pelqeka pse nuk i fut nji tlexume te shpejte?????
 

Anana

Primus registratum
Re: Pastrimi i parave

Ok, i futa nje te lexume te shpejte.

Jam shume dakort me artikullin vetem se ajo qe s'kuptoj eshte se Shqiperine se kam pare ndonjehere ne ndonje shortlist te institucioneve nderkombetare financiare per rrezik pastrim parash. Mund te jete qe numri i vogel i popullsise nuk ka mundesuar shuma me te medha per te bere emer ose investitoret shqiptare nuk jane perhapur neper bote akoma.

Nga ana tjeter, po su pastruan paret ne Shqiperi, cfare na ngelet neve?
 

Santiago

Primus registratum
Re: Pastrimi i parave

Po pra. Ku ta gjejme te pastrohet ndonje lek se shtohet sasia e valutes qe hyn.
Sa i perket artikullit nuk e cova dot deri ne fund. Kishte ca fjali ne fillim qe nuk kuptoj se pse i paraqiste si probleme autori/rja...pastaj ishte dhe shume patetik.
 

Santiago

Primus registratum
Re: Pastrimi i parave

psh....
"Shtuar këtu dhe faktin se shumë grupe kriminale shqiptare, që veprojnë në Evropë, mund t‘i investojnë këto të ardhura të jashtëligjshme në vend. "
Pse duhet te jete problem per ekonomine shqiptare ky fenomen?
A ndodh ne vendet e tjera?
Me sa di Gjermani jep shtetesine per cdo te huaj qe fut ne vend 1 milion euro.
 

Anana

Primus registratum
Re: Pastrimi i parave

Cfare arsyetimi jepke per kriminielet ti. Hajde ti shesim te tera femrat per prostituta e ti trajtojme si pleh se ndihmon hyrjen e valutes ne vend...

Cfare tu duk patetike specifikisht te fjalite e para?
 

Santiago

Primus registratum
Re: Pastrimi i parave

Si te duket kjo.....
"Ekonomia shqiptare, megjithëse pas një periudhe prej 15-vjetësh duhet të kishte kaluar fazën e tranzicionit për të hyrë në epokën e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik, lëngon përsëri me shifra tronditëse në çështje nevralgjike për vendin, si rritja e papunësisë, mungesa e investimeve të huaja apo inflacion me kuota të larta..."
 

Santiago

Primus registratum
Re: Pastrimi i parave

Po kjo te prek ndopak?

"Sot në Tiranë nuk është habi që një djalë i moshës 25-vjeçare të jetë pronar i një dyqani te Blloku dhe një vile te liqeni. Dhe kur pyet se çfarë biznesi ka ky zotëri, të thonë që është pronar lokali...."
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Pastrimi i parave

ku e shikon ti pastrimin e parave ktu...?

ne Shqiperi ste kerkon kush llogari dhe se kan iden se si pastrohet paraja... neqofte se nje person meret me gjojna ilegale çdoganime, drog, arm apo ku di un dhe kto lek i investon ne ndertim apo dhe ne shkolla kjo zdo te thot me doemos pastrim parash por investim

ne Shqiperi te vetmit qe meren me pastrim lekesh jan Bankat e huaja qe me kte ritem do ket me shum Banka se njerez ne Tiran
 

Anana

Primus registratum
Re: Pastrimi i parave

Eshte komplet e vertete. S'ka pse te prekem kur eshte fakt qe ekziston. Me vjen mire qe eshte permendur se duhet bere dicka.
 

Santiago

Primus registratum
Re: Pastrimi i parave

Pastrimi eshte pune tjeter dhe burimi i parave te pista eshte gje tjeter
Per mendimin tim duhet te luftohen burimet e parave te zeza: evazioni dhe veprimtarite e jashteligjshme
Ndersa pastrimi i parave eshte me teper nje konkurencve mes vendeve te ndryshme
Nese ne bote cdo vit qarkullojne miliarda dollare para e parregjistruar dhe nese keto para ne nje menyre apo tjeter "zbardhet", atehere eshte dikush qe perfiton haracin e pastrimit. Dhe kur vjen puna tek haraci plas sherri se kush te perfitoj me shume.
Pavaresisht se te gjitha flasin per lufte ndaj fenomenit ne te vertete behet fjale per konkurence (mendimi im ky /pf/images/graemlins/laugh.gif)
 

Santiago

Primus registratum
Re: Pastrimi i parave

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Eshte komplet e vertete. S'ka pse te prekem kur eshte fakt qe ekziston. Me vjen mire qe eshte permendur se duhet bere dicka.

[/ QUOTE ]

O shembullore, je e sigurte qe cdo 25 vjecar qe ka lek merret me ndonje pisllik?????
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Pastrimi i parave

ne pozicionin qe ndodhet aktualisht Ekonomia Shqipetare... duhet te luftohen evazoret fiskal e jo se nga e kan preardhjen leket e nje kantieri qe paguan rregullisht 100 apo 150 puntor

po kjo si te duket...?
 

Santiago

Primus registratum
Re: Pastrimi i parave

/pf/images/graemlins/thumbsup.gif

Dmth duhet ta cojme gjuhen aty ku na dhemb jo kot me kot
 

olololol

Primus registratum
Re: Pastrimi i parave

Kujtojmë se vende si Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo dhe Britania e Madhe kanë më shumë se një agjenci të specializuar, që merret me luftën ndaj këtij krimi, të bazuar në një kuadër ligjor jashtëzakonisht të zgjeruar.


Shkretetira "Parajse" Las Vegas me ca eshte bere !!!
nuk eshte bere me parate e mafias italiane ?
Pra te pista ?


Une mendoj se tek parate e pista duhet te egzistojne.
Pse ?
Nje qe pastron parate paguan me shume nje puntor/mall/etj.
Nje qe i ka te pastra [taksuara] nuk do paguante si i lartpermenduri .

Sa per cmimet e Apartamenteve shteti duhet te vej cmime tavan per te gjitha zonat.
Te fiksoje ca cmime dhe ja ku maroj kjo pune.

Kemi nje te keqe ne Shqipetaret qe blejme nje shpi 100.000 $ me lekt e 7 viteve mergim dhe punojme Roje parkingu me pas.
Do vije koha kur njerzit do i therrasin mendjes dhe jo qe sdo blejne me nje shpi direkt Kesh por do i marrin dhe me cmime me te lira dhe me afat kohor me te gjate .( 20-30 vjet me keste.) ndaj abuzojne ndertuesit me cmimet - abuzon pronari me token -abuzon ndertuesi-paguan populli.
 
Top