Pastrimi i parave
Bera nje kerkim shpejt e shpejt rubrikes, por nuk gjeta te ishte trajtuar me pare kjo teme.
Lexoni kete artikullin e Gazetes Shqip dhe le te diskutojme per kete problematike te ekonomise shqiptare dhe asaj nderkombetare ne teresi. (nese ka per te diskutuar /pf/images/graemlins/winkwink.gif)
Pastrimi i parave, një histori që përsëritet në Shqipëri
Ekonomia shqiptare, megjithëse pas një periudhe prej 15-vjetësh duhet të kishte kaluar fazën e tranzicionit për të hyrë në epokën e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik, lëngon përsëri me shifra tronditëse në çështje nevralgjike për vendin, si rritja e papunësisë, mungesa e investimeve të huaja apo inflacion me kuota të larta. Por, përballë këtij realiteti, ajo që të çudit më shumë është se ndërkohë që shqiptarët ankohen për të ardhura të pakta, kërkesa në sektorë, si ai i ndërtimit rritet, duke sjellë kështu dhe rritjen e çmimeve të banesave, thuajse në të njëjtat nivele me ato të kryeqyteteve të Evropës. Sigurisht, sipas parimit të tregut të lirë, niveli i çmimit përcaktohet nga raporti kërkesë-ofertë, por a ndodh kjo realisht në vendin tonë apo faktorë të tjerë ndikojnë dukshëm në përcaktimin e këtij tregu? Sot në Tiranë nuk është habi që një djalë i moshës 25-vjeçare të jetë pronar i një dyqani te Blloku dhe një vile te liqeni. Dhe kur pyet se çfarë biznesi ka ky zotëri, të thonë që është pronar lokali. Në shumë statistika të ndërkombëtareve, Shqipëria është kritikuar për një nivel të ulët të kontrollit ndaj pastrimit të parave. Shpesh bankat, duke dashur të ruajnë pozicione të forta në tregun bankar, rrezikojnë shumë, duke ulur nivelin e kontrollit në dhënien e kredive. Nga ana tjetër, një përqendrim i bankave në rritjen e numrit të depozitave, pa marrë parasysh se kush është burimi i këtyre fondeve, vë në rrezik stabilitetin financiar të vendit, duke krijuar premisa që bizneset e jashtëligjshme të bëjnë legalizimin e parave të tyre. Përveç kësaj, me gjithë luftën së fundmi të organeve kompetente ndaj biznesit të narkotikëve, kjo tregti vazhdon të jetë prezente në vendin tonë, ku fshatarët, në vend të mbjelljes së perimeve, po shohin më të leverdishme mbjelljen e hashashit. Shtuar këtu dhe faktin se shumë grupe kriminale shqiptare, që veprojnë në Evropë, mund t‘i investojnë këto të ardhura të jashtëligjshme në vend. Çështja e pastrimit të parave në qoftë se nuk kthehet në prioritet mund ta kthejë Shqipërinë një Bahamas apo Barbados (vendet ku kontrolli i shtetit ndaj biznesit është fare formal). Historikisht janë ndjekur tri shkallë, të cilat janë dhe hapat klasike të pastrimit të parave: 1) distancimi i parave të pista nga krimi 2) fshehja e tyre në bilance të bizneseve të ligjshme dhe 3) paraqitja e tyre si fitime të ligjshme, duke paraqitur përballë organeve shtetërore justifikime të studiuara mirë se pse këto biznese të vogla jepnin fitime kaq të majme. Bizneset më popullore në pastrimin e parave në periudhën e bandave amerikane ishin lavanteritë lokale e lavazhet e makinave dhe pikërisht prej termit lavatriçe duket të ketë rrjedhur dhe termi pastrim parash. Ajo që është shqetësuese në lidhje me pastrimin e parave dhe elementeve që e lehtësojnë këtë krim financiar në vendin tonë, është se pikërisht ekzistenca e dy elementeve shumë të favorshme në ushtrimin e këtij krimi. 1) numri i konsiderueshëm i bizneseve të vogla (rreth 2/3 e bizneseve në Shqipëri janë biznese të vogla, sipas raportit të Bankës Botërore për korrupsionin 2006) dhe 2) përdorimi i gjerë i pagesës me para në dore (kesh). Në vazhdim, është shumë e rëndësishme se më shumë se bërja e një ligji të mirë është zbatimi me efikasitet i këtij ligji, ngritja e më shumë se një institucioni, i cili të merret jo vetëm me anën ekzekutive të këtij problemi, por edhe me studimin dhe përpilimin e politikave, që lidhen me edukimin e të gjitha organeve financiare shtetërore e private, që kanë lidhje të drejtpërdrejta apo dhe indirekte me marrëdhënie financiare. Sensibilizimi i shoqërisë sonë me të këqijat jo vetëm ekonomike, por edhe shoqërore që sjell ky krim, do të ishin një masë shumë e rëndësishme në mbylljen e kufijve të këtij krimi. Është për t‘u cilësuar se "pastrimi i parave" nuk është një krim që sjell pasoja të dukshme në shoqëri në kuptimin emocional, siç mund të jetë një vrasje apo përdhunim, por kontributi i këtij krimi, duke ndihmuar ekonomikisht zhvillimin dhe përhapjen e krimeve të rënda, e vendosin sot pastrimin e parave në fokusin kryesor të luftës në shumë shtete të zhvilluara të botës. Kujtojmë se vende si Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo dhe Britania e Madhe kanë më shumë se një agjenci të specializuar, që merret me luftën ndaj këtij krimi, të bazuar në një kuadër ligjor jashtëzakonisht të zgjeruar.
Përfundimisht, duke mos lënë anash përpjekjet tepër pozitive për kualitetin ligjor në lidhje me parandalimin e këtij krimi financiar, shteti shqiptar duhet të shohë me prioritet ngritjen e agjencive të specializuara, për të bërë të mundur arritjen e standardeve ndërkombëtare në lidhje me minimizimin e këtij krimi në vendin tonë.