Pas SHBA-së, edhe Britania: Imuniteti, jo mburojë për individët
Ndërkombëtarët insistojnë në kërkesën e tyre për heqjen e imunitetit dhe mospërdorimin e tij si strehë për të fshehur korrupsionin.

Pas deklaratës së ambasadorit amerikan John Ëhithers, të njëjtin mesazh ka dërguar për qeverinë shqiptare edhe ambasadorja britanike në Tiranë, Fiona Mcilëham.

Gjatë fjalës së saj në konferencën për çështjet e transparencës në deklarimin e pasurive të zyrtarëve, ambasadorja britanike nënvizoi se imuniteti nuk duhet të mbrojë individët por institucionet.

“Imuniteti ekziston për të mbrojtur institucionet dhe vlerat që ato përfaqësojnë jo individët. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Ata që nuk kanë se çfarë fshehin nuk duhet të kenë as frikë.”- theksoi ambasadorja britanike.

Imuniteti, Berisha i përgjigjet Uithers. PS: Dorëzo dy ministrat

UPDATE – Pas deklarimeve te ambasadorit amerikand he pergjigjeve te kryeministrit Berisha per imunitetin e deputeteve, – referuar vecanerisht dy ministrave nen akuze, Mediu e Basha, – ka reaguar edhe Partia Socialiste,

Ne nje deklarate te deputetit te saj te ri, Sajmir Tahiri, PS thote:

‘Sali Berisha është i paaftë për të luftuar korrupsionin. Sali Berisha nuk ka vullnet për të luftuar korrupsionin. Madje më keq se kaq, Sali Berisha duhet të dorëzojë 2 ministra para drejtësisë për të dëshmuar vullnetin e tij në luftën kundër korrupsionit. Raport progresi i Komisionit Evropian në tre vitet e fundit e konsideron korrupsionin një fenomen gjerësisht të përhapur dhe një problem veçanërisht serioz. Ndërkohë që shenja e vetme që ka lënë Sali Berisha në luftën e tij të shtirur ndaj këtij fenomeni, është numri i tij i celularit. Ne nuk kemi më asnjë dyshim se një i korruptuar nuk mund të luftojë korrupsionin – thote deklarata e opozites.

TIRANË – Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur sot shqetësimit të ambasadorit amerikan në Tiranë Xhon Uithers, për imunitetin e deputetëve.

Imuniteti s’është problem për mazhorancën, sipas Berishes, pasi Kuvendi, sic tha ai, do ti përgjigjet pozitivisht çdo kërkesë të prokurorisë për heqje imuniteti.

Berisha shfrytezoi rastin qe te fajesonte edhe per kete perplasje, – si ne rastin e ngecjes se proceseve integruese dhe liberalizimit te vizave, – bojkotin e opozites.
“Në kushtet aktuale ne s’mund të ndryshojmë ligjin pasi duhen votat e opozitës që s’është në parlament”, shtoi Berisha.

Deklarata u bë sot, kur në mesditë kur Berisha po dilte nga mbledhja e Kryesisë së PD.
I pyetur nga gazetarët ai tha se “ne do të mbajmë qëndrim të njëanshëm. Çdo kërkesë që do të vijë nga organet gjyqësore për heqje imuniteti do të jetë e pranueshme ”

“Ne nuk mund të ndryshojmë ligjin, por ama nëse organet e prokurorisë do të kërkojnë të kryejnë hetime për zyrtarët, atëherë nuk do të pengohen, heqja e imunitetit të tyre do të jetë automatike”, siguroi kryetari i PD.

Nderkohe, ambasadori i SHBA-së në vendin tonë, John Withers ka deklaruar dje se imuniteti nuk duhet të jetë një strehë për të fshehur ata që përballen me masa ligjore, abuzojnë dhe të mbrojë ata që janë të paaftë.

Ai ka kujtuar deklaratën e bërë nga zv sekretari për çështjet europiane në Departamentin Amerikan, dhënë për qeverinë shqiptare disa ditë më parë para Komitetit të Helsinkit, ku inkurajohet prokuroria në vendimet për heqjen e imunitetit parlamentar për rastet përkatëse.

Diplomati amerikan e ka bërë deklaratën gjatë fjalës së tij në një konferencë për integritetin e drejtuesve që u mbajt sot në Tiranë. Sipas Withers liderët dhe zyrtarët shqiptarë duhet të veprojnë me integritet, në interes të publikut, pa u fshehur pas imunitetit apo masave të sigurisë që u cakton ligji.

“Personat që janë emëruar të drejtojnë, duhet të veprojnë me integritet, pasi vendimet e tyre qofshin të drejtpërdrejta apo jo, ndikojnë në jetën e qytetarëve”, tha Withers, duke shtuar se të veprosh me integritet do të thotë të pranosh me përgjegjësi veprimet e tyre dhe të ndihesh përgjegjës për to.

Withers mbështeti deklaratën e bërë pak kohë më parë nga kryeministri i vendit Sali Berisha, i cili ka pohuar se ministrat e tij nuk kanë imunitet.
Deklarata erdhi fill pas pushimit të çështjes në ngarkim të ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, (aktualisht ministër i Mjedisit) i akuzuar për tragjedinë e Gërdecit.

Withers ka shtuar se do të mbështesë dhe inkurajojë qeverinë për të rritur mbështetjen ndaj institucioneve të pavarura dhe heqjen e imunitetit të parlamentarëve në rast korrupsioni.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24744. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24744