Pakti me Italinë, Greqia kërkoi matjet nga çdo ishull
Marrëveshja e vitit 1977, përplasjet dhe kompromiset në Kanalin e Ortantos

Ato që po diskutohen prej muajsh në Shqipëri, nga një pjesë e teknicienëve dhe e shoqërisë civile, mbi paktin detar me Greqinë, nuk janë vetëm zhvillime “shqiptare”. As Greqia nuk e ka bërë këtë vetëm me Shqipërinë. Marrëveshjet për ndarjen e kufijve detarë edhe me vendet e tjera fqinje, janë shoqëruar me debate, moslëshime dhe kompromise, por në fund të fundit, secila palë ka lëshuar diku dhe ka marrë diku tjetër. Ashtu si dhe në debatin për marrëveshjen me Shqipërinë, ndarja e kufijve detarë me Greqinë, rreth 32 vite më parë ngecte në kërkesën e Greqisë për t’u dhënë fuqi të plotë për të nisur matjet aty, te ishujt e vegjël. Për analogji me shkëmbin Barketa, nga i cili kanë nisur matjet për palën greke, por që sipas oponencës të kolonelit në rezervë, Myslim Pasha, është marrje e detit shqiptar.

Në vijim është një pjesë e kronologjisë së bisedimeve të 32 viteve më parë mes Greqisë dhe Italisë për të ndarë ujërat detarë mes tyre, ku ishin dy shtete, i pari një vend me shumë ishuj dhe tjetri një vend gadishull dhe me një ishull të madh, si Siçilia.

Sipas raportit numër 8-4, marrëveshja për ndarjen e ujërave detarë mes dy vendeve u nënshkrua më 24 maj 1977 dhe hyri në fuqi më 12 nëntor 1980. Vija ndarëse e gjatë 268 milje detare, u bë sipas metodës së barazlargësisë “me rregullime të vogla”. Bisedimet u influencuan nga prezenca e disa ishujve në anën greke. Përveç vendeve në marrëveshje kishte edhe tre vende të tjera në rajon, Shqipëria në verilindje, Malta në jugperëndim dhe Libia në jug. Pika përfundimtare 1 ishte 28 milje detare nga Shqipëria, 22 milje nga Italia dhe dhe 20.1 milje nga Greqia. Vija ndarëse ndalon në 7 milje detare përpara se të arrijë pikë treshe të barazlargësisë Shqipëri-Greqi-Itali. Në raport thuhej se nuk kishte marrëveshje për ndarjen e kufirit Shqipëri-Greqi, Shqipëri-Itali, Itali-Maltë, Itali-Libi dhe Greqi-Libi.

Vija e delimitimit vjen nga veriu në jug, përmes birgjeve që janë të krahasueshëm në madhësi dhe drejtim.

Ndërsa pikat e tokës italiane janë marrë nga gadishulli ose nga ishulli i madh i Sicilisë, ana greke ishte e gjitha me ishuj të quajtur Fanos (ose Othonoi), Platia (afër Samothrake), Korfuzi, Kefallinia, Agios Ioannis (afër Zakynthos) dhe Stamphani (njëri prej ishujve Strofades).
Italia ishte gati t’i jepte efekt të plotë ishullit të Korfuzit (641 km katror), Kefallinia (935 km katror) dhe Zakynthos (406 km katror), të cilat janë në madhësi të konsiderueshme dhe afër bregut. U propozua gjithashtu që të mos u jepet efekt ishujve të Kanalit të Otrantos (Fanos dhe Samothrake) që ishin të vegjël si dhe Stamfani në jug të zonës që duhej delimituar, që ishte i vogël dhe shumë larg nga toka greke. Greqia ishte në fillim, në favor të efektit të plotë për çdo ishull.

Palët, përfundimisht, arritën t’u japin një efekt me ¾ për ishujt në kanalin e Otrantos, duke i dhënë Greqisë 75 për qind të hapësirës së pretenduar. Koncesioni për italianët, lidhur me vijën e barazlargësisë, megjithatë u kompensua në favor të Greqisë me një koncesion të barabartë në pjesën qendrore të zonës së delimitimit. Sa i takon ishujve të Sofrades, aty iu dha një gjysëm efekti, duke i dhënë secilës palë nga 50 për qind të pjesës së pretenduar.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24771. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24771