Pacientët me sëmundje të vështira, si dërgohen jashtë

Pacientët me sëmundje të vështira, si dërgohen jashtë

Pacientët me probleme të veçanta, specifike apo që vuajnë nga sëmundje të vështira, të cilat nuk mund të trajtohen në Shqipëri, dërgohen në disa nga vendet me shëndetësi më të zhvilluar se tonën. Në bazë të marrëveshjeve të bashkëpunimit, nënshkrimit të memorandumeve, por nga ana tjetër edhe me anë të bisedimeve dhe negociatave në ndihmë të të sëmurëve që nuk mund të diagnostikohen dhe trajtohen në vend për shkak të mungesës së infrastrukturës, teknologjisë, apo edhe trajtimit me metoda bashkëkohore. “Puna që bëhet në drejtim të dërgimit të pacientëve jashtë është voluminoze, e shpejtë në kohë. Vlen të theksojmë këtu bashkëpunimin me Turqinë, Greqinë, Italinë dhe punën e qeverisë shqiptare në ndihmë të pacientëve shqiptarë”, theksoi Bardh Spahia, zv.ministri i Shëndetësisë, pak kohë më parë drejtor i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas tij, zyra e marrëdhënieve me jashtë kujdeset për dërgimin e dokumentacionit, mbajtjen e kontakteve me homologët jashtë vendit dhe ecurinë e procedurave nga aplikimi e deri në mbërritjen e pacientit për trajtimin në spitalet jashtë vendit. Por, veç marrëveshjeve dhe numrit të përcaktuar të pacientëve të cilët duhet të trajtohen brenda një viti në spitalet e huaja, falë bashkëpunimit dhe njohjeve edhe personale, Ministria e Shëndetësisë arrin të dërgojë shpeshherë edhe pacientë në bazë të miqësisë dhe raporteve mes mjekëve dhe spitaleve, edhe pa pasur marrëveshje.

Procedurat

Procedurat për dërgimin e pacientëve jashtë, në bazë të marrëveshjeve dhe bashkëpunimit, janë të njëjta dhe fikse. Që një i sëmurë të dërgohet jashtë, duhet të marrë epikrizën dhe miratimin e komisionit në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”. Më pas, këto dokumente të përkthyera kalojnë përmes zyrës së marrëdhënieve me jashtë, në një proces komunikimi, mes ambasadave, ministrive dhe drejtorive spitalore.

Ministria e Shëndetësisë ka marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Turqisë në fushën e Shëndetësisë, ku ndër të tjera parashikon edhe kurimin e 100 pacientëve shqiptarë falas nga spitalet turke. Në këtë kuadër të kësaj marrëveshjeje për vitin 2009 janë kuruar në spitalet turke 100 pacientë, të cilët nuk janë kuruar dot në vendin tonë. Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë ka marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë në Greqi në fushën e shëndetësisë, ku ndër të tjera parashikohen edhe kurimi i pacientëve shqiptarë falas në spitalet greke.

“Në kuadër të kësaj marrëveshjeje për vitin 2009 i janë drejtuar ministrit grek 48 kërkesa. Janë kuruar tani rreth 20 raste dhe 28 të tjera janë në proces”, sqaroi Bardh Spahia.

Ministria e Shëndetësisë ka marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë edhe me spitalin pediatrik “Bambino Gesu”, në Romë ku në vit parashikohet kurimi i pesë pacientëve shqiptar në moshë të mitur. Rastet e trajtuara në këtë spital kanë qenë me leucemi akute, ndërkohë që spitali ka pritur këtë vit 10 raste nga Shqipëria.

Marrëveshjet

Në dy marrëveshjet e para, rastet që nuk janë marrë në konsideratë janë ato të leucemisë, transplantimit të veshkave transplantimit të mëlçisë, transplantimit të kornesë dhe ndonjë diagnozë tjetër që kërkon trajtim të zgjatur, rastet tjera janë trajtuar në kuadër të këtyre marrëveshjeve. Përfshirja në këto marrëveshje bëhet me anë të dokumentacionit: epikrizë nga QSUT, vendim i komisionit nga QSUT. Vetëm pas paraqitjes së këtyre dy dokomenteve që vërtetojnë që pacienti nuk kurohet në Shqipëri, atëherë bëhet përfshirja në këto marrëveshje bashkëpunimi. Sakaq, pavarësisht marrëveshjes, spitalet pasi kanë marrë dokumentacionin, mund të kthejnë përgjigje negative apo pozitive në varësi të mundësive që ofrohen. Përgjigjet për pacientët vonojnë nga dy deri në katër javë.(Shqip)

19wpxYqpbKw

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24844. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24844

Top