Përplasje Bandash Në Mamurras; Një I Vrarë Dhe 3 Të Plagosur

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
1443008018foto-vrasja-mamurras.jpg

Dy banda janë përplasur mes tyre në Mamurras dhe për pasojë një person gjeti vdekjen dhe 3 të tjerë mbetën të plagosur. Konflikti me armë nisi mes dy fiseve, konkretisht fisi Mamli dhe Tafa, dhe u shënua në qëndër të qytetit të Mamurrasit, pranë godinës së Bashkisë, mesditën e së mërkurës.

Njëri prej të plagosurve ka ndërruar jetën në spitalin e Laçit, ndërkohë që të tjerët, për shkak të plagëve të marra, janë në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Nga të dhënat paraprake të Policisë së Laçit, bëhet me dije se anëtarët e dy fiseve janë konfliktuar me armë zjarri, por ende nuk dihet shkaku i konfliktit. Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar, Enrik Mamli. Sipas burimeve policore, autori i arrestuar si një prej të dyshuarve kryesorë mësohet t’i ketë zënë pritë familjes Tafa që udhëtonte me makinë me targë AA077CN, ndërkohë mësohet gjithashtu se edhe një ditë më parë janë përfshirë në një konflikt për motive ende të panjohura.
 
Top