Nje artikull shume interesant per Berishen

albatross

Primus registratum
Nje artikull shume interesant per Berishen

PRESIDENTI SHQIPTAR BERISHA I PERZIER NE KONTRABANDEN E NAFTES ME SERBINE

Gazeta me e madhe kroate "Globus" shkruan:

E marte, 19 korrik 1994 .Presidenti shqiptar, Berisha, dhe presidenti i Malit te Zi, Bullatoviq, jane marre vesh per kontrabanden gjigande te naftes per Jugosllavi

Presidenti shqiptar, Berisha i perzier

Gazeta me e madhe kroate "Globus" e cila ka 56 faqe dhe del me tirazh prej 202815 kopjesh me numrin e saj te dates 8 korrik ne tre faqet e para te saj botoi artikullin ekskluziv te cilin po e botojme te plote.

Deri ne dorezimin e gazetes sone ne shtyp ne mjetet e informacionit kroat nuk pati asnje reagim te Ambasades shqiptare ne Zagreb.

Reporteri special i "Globus" Antun Masle, ka hyre ne qytetin shqiptar, Shkoder, dhe ne kufirin shqiptaro-jugosllav.

Perkunder izolimit te plote nderkombetar te Republikes Federale te Jugosllavise, banoret e ketij vendi si edhe serbet ne territoret qe ata i okupuan ne Bosnje e Kroaci, sechere e me pak po e ndiejme mungesen e nates. Dhe derisa, duke i ju falenderuar operacionit te gjere te forcave detare te NATO-s "Sharp Guard", bregdeti jugosllav eshte krejtesisht i shkeputur. Milloshevici e Karaxhici naften e marrin permes kufirit shqiptaro-malazez.

Gjersa bllokada detare ndaj RF te Jugosllavise eshte vendosur me sukses, kontrabanda permes rrugeve tokesore, Jugosllavise i sjelle nafte te mjaftueshme edhe per nevoja ushtarake edhe per ato civile. Kanali me i madh e kryesor eshte kufiri shqiptaro-malazez pergjate brigjeve te Liqenit te Shkodres.

Rruga automobilistike prej kryeqytetit shqiptar, Tiranes drejt Shkodres, qytetit buze liqenit me te njejtin emer, nuk mund te krahasohet me asnje rruge automobilistike ne Evrope. Fjala eshte per rrugen me vetem dy traka shume te ngushte, madje me te ngushte se magjistrata e Adriatikut dhe pa shenja trafiku.

Katastrofa ekologjike e Liqenit te Shkodres

Perafersisht ne gjysmen e rruges se gjate 120 kilometra behet e qarte se cfare bartet me se shpeshti mes Tiranes dhe Shkodres. Ana e djathte e rruges Tirane-Shkoder duket e zeze dhe e yndyrshme prej naftes, kurse ana e majte eshte e thate me ngjyre normale asfalti. Kur i afrohemi Shkodres 40 kilometra fillon kundermimi i eres se naftes. Ne oret e hershme te pasdites neper kete rruge kalojne vetem kamione te vjeter kineze me 30 deri 35 bidona te medhenj rreth 210 litra me te cilet bartet nafta. Ne parim keta kamione vazhdojne rrugen kryesore deri nja 15 kilometra para Shkodres, ku 1 km para pikes se kontrollit te policise financiare futen ne nje rruge anesore dhe vazhdojne per ne bregun jugor te Liqenit te Shkodres. Ne rrugen kryesore mund te shihen edhe cisterna me rimorkio. Pervec cisternave vendase mund te shihen shpesh edhe ato me targa italiane ose greke, vetem se ne dallim prej atyre vendase, keto cisterna vazhdojne rrugen kryesore pa probleme. Ne te shumten e rasteve keto cisterna me targa te huaja as qe ndalen prej punkteve te rralle te policise.

Ne oret e pasdites fillojne te shpeshtohen cisternat me nafte qe hyjne ne Shkoder. Ne Shkoder prane cdo stacioni te karburanteve shihen grumbujt e cisternave. Vone pasdite ne secilin pej ketyre punkteve kam pare cisterna me rimorkio. Shoferet qendronin nen hije me gjase duke pritur erresiren e nates. Ne rrugen per ne Shkoder shiten bidona me nafte dhe shpesh kalojne traktoret, kamionetat dhe suket e mbushura me bidona plastike me njolla nafte. Shumellojshmeria e ketij transporti tregon shumllojshmerine e permasave te kontrabandes me nafte ne relacionin shqiptaro-serb.

Liqeni i Shkodres eshte me i madhi ne Ballkan dhe perfshin 160 deri 230 kilometra katrore siperfaqe. Dikur ky liqen ishte zone e zhvilluar e peshkimit, ujitjes dhe gjuetise turistike. Sot ky liqen eshte para katastrofes ekologjike. Rreth Liqenit te Shkodres kundermon ere e naftes dhe shihen njollat. Ne breg jane te vendosura lundra karakteristike rreth te cilave ndodhen fuci nga me te ndryshmet. Keto lundra jane dicka me te medha se lundrat tradicionale te peshkatareve shkodrane qe shfrytezoheshin shekuj me radhe. Jane te reja dhe duket se jane bere posacerisht per transportim te naftes. Jane te gjata prej 7 deri 9 metra dhe ne to mund te ngarkohen 5 deri 8 fuci me 200 litra.

Qyteti i Shkodres ka rreth 85 000 banore dhe ketu kane falimentuar te gjitha fabrikat dhe kombinatet, dhe nuk eshte bere ndonje zhvillim i dukshem i privatizimit dhe ndermarrjeve. Rrjeti i kontrabandes shtrihet ne shumicen e familjeve shkodrane edhe pse shqiptaret deklarativisht e denojne thyerjen e embargos sepse i frikesohen bashkise nderkombetare se mos e denon me embargo.

Kontrabanda ne brigjet e Liqenit te Shkodres behet ne tri nivele. E para, ne nivelin shteteror permes se ciles qarkullojne hapurazi cisternat vendase, greke e italiane. Ato arrijne nga rafinerite shqiptare te Patosit ose Ballshit, nga portet detare greke ne te cilat vjen nafta nga Lindja e Afert. Caku i cisternave eshte kalimi kufitar Bozhaj, 35 kilometra ne perendim te Shkodres. Tere diten zgjat grumbullimi i cisternave ne vendin e quajtur Koplik, qe ndodhet afer kufirit, ndersa pas ores 9 te mbremjes me lejen e zyrtareve shqiptare e malazez bartet ne Mal te Zi.

Te dielen, me 3 korrik, i kemi numeruar 46 cisterna te medha, cka paraqet nje sasi te madhe te pabesueshme te naftes.

Meqenese pesha e cdo cisterne eshte rreth 35 000 litra, kjo do te thote se me daten 3 korrik 1994 nga Shqiperia ne Jugosllavi me ndihmen e organeve te pushtetit shqiptar kane hyre 1700 tonelata nafte, cka do te thote se Shqiperia ne Jugosllavi eksporton 42 000 tonelata nafte ne muaj. Cmimi mesatar i naftes duke perfshire edhe transportin eshte 0.45 marka gjermane cka do te thote se kontrabanda shteterore shqiptaro-jugosllave me nafte kap vleren prej 19 milione marka gjermane ne muaj apo 228 milione marka gjermane ne vit. Nje gazete e vogel opozitare (me tirazh 10000-20000 cope) ka shkruar per thyerjen e embargos por pushteti nuk ka reaguar fare.

Ndonjehere edhe perfaqesuesit e pushtetit (sic eshte rasti i inspektorit financiar Dode Krasniqi) orvaten te pengojne kete kontrabande. Per shperblim Krasniqin e nxoren nga puna. Eshte interesante edhe rasti i shkodranit Gjegj Zefi, gazetarit te nje gazete te vogel te Tiranes "Aleanca". Sipas tij artikujt e tij per kontrabanden me nafte nuk iu pelqyen organizatoreve te kesaj kontrabande Zefi para pak kohe ka ngrene dajak.

Gjergj Zefi keshtu e shpjegon thyerjen e organizuar shteterore te embargos kunder Serbise:

Thyerja e embargos dhe furnizimi i serbeve me nafte eshte rezultat i marreveshjes mes presidentit shqiptar SaliBerisha dhe presidentit te Malit te Zi Momir Bullatoviq. Berisha dhe Bullatoviqi u takuan ne Tirane ne shtatorin e vitit te kaluar. Atehere edhe jane marre vesh per kontrabanden e madhe shteterore me nafte. Mbas marreveshjes se tyre kane filluar rradhet e cisternave me nafte nga kufiri shqiptaro-malazez.

Gjergj Zefi pohon se ne kontrabanden me nafte jane te perzier edhe kryeministri Aleksander Meksi, ministri Abdyl Xhaja, deputeti Ali Spahija dhe kryetari i qytetit te Shkodres Ali Kazazi. Vertetimin per kontrabanden shteterore e morem edhe nga ana malazeze. Politikani malazez Gjorgje Perishiq deklaroi per BBC-ne se nafta paguhet permes bankave kombetare te Shqiperise dhe Malit te Zi. Perishiqi gjithashtu pohoi se kjo nafte pastaj perdoret per nevojat e "Republikes Serbe" ne Bosnje qe udhehiqet nga krimineli Radovan Karaxhic. pervec kontrabandes ne nivel shteteror, naften ne Mal te Zi e shesin edhe grupe te organizuara te krimineleve. Fjala eshte per bandat qe me te madhe blejne nafte prej prodhuesve shqiptare ose greke te naftes e pastaj me tubacione ose lundra e bartin pertej lumit Buna. Percuesit e naftes pertej Bunes kohe me pare ishin aktive 24 ore ne dite, por pas aksionit te policise shqiptare, ne fillim te ketij viti, vellimi i kesaj pune ka rene. Kontrabandistet tani punojne vetem naten. Para se policia ta asgjesonte naftesjellesin, permes tij, serbeve u dergoheshin 10 tonelata nafte brenda 5 minutave. Tani ne lumin Buna ne vendin e quajtur Muriqan tubacionet montohen ne mbremje dhe cmontohen ne mengjes.

Kontrabandistet e mesem jane ata qe bartin naften me lundra. "Porti" i ngarkimit eshte vendi i quajtur Kamenica. Ne bregun matane kalohet per 20-30 minuta. Kamenica eshte nje fshat i votel 25 kilometra larg Shkodres. Prej kur ka filluar puna me naften, banoret e Kamenices jane fshataret me te pasur ne Shqiperi. Para cdo shtepie ne Kamenice i kam pare se paku qindra bidona dhe autovetura cka tregon per nje standard te larte jetese. Rrugen e asfaltuar kryesore per ne Kamenice e ka mbyllur policia, por kontrabandistet shfrytezojne rruget e tjera. Ne breg ndodhen kamionet, bidonat dhe lundrat.

Ne Kamenice arritem ne muzg. E parkuam veturen gjysem kilometri larg portit te kontrabandes dhe vazhduam ne kembe. Per raportin mes pushtetit dhe kriminalitetit ne Shqiperi me se miri deshmon fakti se mu ne Kamenice ndodhet kazerma e ushtrise shqiptare vetem disa qindra metra larg fucive, lundrave, kamioneve dhe cisternave me nafte per kontrabande.

Kontrabandistet shqiptare e shesin benzinen jashtezakonisht lire per vetem 0.7 marka gjermane. Kjo benzine ne Jugosllavi shitet 2.5 marka gjermane. Perndryshe nafta shqiptare eshte e kualitetit te dobet. Zakonisht 50-70 oktane dhe shebren me shume per djegie. Nga pakujdesi dhe shpejtesia e kontrabandes se madhe me nafte ne anen jugosllave ka ndodhur nje eksplodim ku jane hedhur ne ere 200 tonelata nafte e benzine, 4 cisterna dhe 10 automjete te vogla.

Se fundi, ne kontrabande bejne pjese edhe kontrabandistet e vegjel. Kete kategori e perbejne shumica e familjeve te Shkodres, te cilat naften e kontrabandojne me bidona dore. Keta stershites te vegjel fitojne mesatarisht 10 dollare ne dite dhe shpesh kane probleme me policine shqiptare e cila ua merr naften dhe i denon me gjoba. Kontrabandistet e "mesem" rrallehere e pesojne, sic ishte rasti i tubacioneve ne lumin Buna. Kurse ata qe marrin pjese ne kontrabanden shteterore ane krejtesisht te mbrojtur.

Per perfundim, shteti shqiptar i shet RF te Jugosllavise ne menyre te paligjshme dhe ne sasi te medha naften dhe denon vetem fukarenjte qe me kete pune nxjerrin buken e gojes.

Vezhgoi: Antun Masle

Shenim i Redaksise: Po e botojme te plote kete shkrim te gazetes me te madhe kroate "Globus" per problemin e rendesishem qe ajo trajton. Sigurisht ne nuk marrim persiper te gjykojme mbi vertetesine e fakteve qe sjell gazetari kroat, perderisa edhe nga autoritetet shqiptare nuk ka pasur ndonje prononcim zyrtar

marre nga "Koha Jone"
 

Prizreni

Primus registratum
Re: Nje artikull shume interesant per Berishen

Keto karburante jo se furnizonin Karagjiqin ne Bosnje por edhe furnizonin ushtrine okupatore serbe ne Kosove.Ky artikull nuk eshte risi per ne por eshte per tu vajtuar se si shteti ame te fute thike pas shpine.Keso "te mira" nga Shqiperia (fjalen e kame per politikanet,mos me keqkuptoni) kemi pase vazhdimisht,por me se tepermi pas vitit `92.Pershendetje.
 

I vjetri

Primus registratum
Re: Nje artikull shume interesant per Berishen

Eshte per t'u vajtuar, se pushteti naiv Berisha-Meksi solli katastrofen 1997. Madje, para se te dale ndonje ithtar berishist e te kundershtoje sadppak, une ju sjell nje deshmi reale, ku kam qene vete protagonist.

Me 1995(tetor)fillova pune nje ish-peshkarexhe, anije transporti si hamall. Conim refugjate ne Bari fshehtesisht, dhe kur ktheheshim per ne Shengjin, ndodhi qe po shkruhej paqja e Dejtonit(per luften e Bosnjes) dhe u kapem me force ne detin tone nga anije malazeze, qe na cuan ne port te Tivarit(Bar). Aty na sekuestruan mallrat(ne vlere 90milion lireta) me dokumente te rregullta dhe na mbajten 10 dite ne gjendje arresti portual. Gjate ketyre diteve pata kohe te mesoj se pronari i anijes kishte furnizuar disa here me nafte mjaft anije e vise malazeze pergjate 1995-es. Dicka e tille ishte ate kohe e ndaluar, sepse mbi Jugosllavine kishte embargo boterore. Por policia kufitare e Berishes as nuk donte t'ia dinte, sepse gjithcka behej nen hunden e saj, por ajo nuk kishte urdher qe kjo embargo te zbatohej, pra, te ndaleshin tregtaret shqiptare te naftes(me fuci)...
 

I vjetri

Primus registratum
Re: Nje artikull shume interesant per Berishen

Sigurisht, edhe redaksia e Rimekembjes(qe nuk merret vetem me islamin a Nene Terezen, sic rreken te citojne disa pjesemarres ne keto tema) ka reaguar prej vitesh duke kritikuar Berishen dhe Meksin per keto thyerje embargoje ne dobi te "fqinjeve" serbo-malazeze. Jo vetem kaq!
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Nje artikull shume interesant per Berishen

Sa per artikullin zoti Albatros e kam lexuar nepermjet internetit kohe me pare dhe sa per naften qe shkonte drejt Serbise kamionet me karburante qe leviznin ne drejtim te Shkodres e me pas ne drejtim te Malit te Zi i kane pare te gjithe qytetaret e te gjitha qyteteve nga ku pershkohej rruga per ne Mal te Zi.
Ceshte kjo politike absurde qe eshte ndjekur nga drejtuesit e qeverise 1992-1997?
Kosova(apo Dardania) zoti Dardan ka vlerat te pashlyeshme ne historine shqiptare.
Per kete gje ka shkruajtur shkurtimisht edhe Gjet Kola ose kalimthi ka vene ne dukje vlerat e Dardanise.
Por te furnizosh Serbine per te vrare popujt e tjere te Gadishullit Ilirik dhe sidomos popullsine shqiptare ne anen tjeter te trojeve shqiptare , kjo eshte absurde.
Ja ky eshte Mekati qe shqiptaret bejne.
Si ka mundesi qe ne te behemi lecka te te tjereve dhe me pas te kerkojme fajet te Evropianet apo gjetke.
Si ka mundesi qe nuk jemi fare te paqendrueshem dhe per nje arsye apo per nje tjeter bejme gabime qe do te na kushtojne me qindra vjet.
<span style="font-weight: bold">Ja hajde kerkoje te Ardhmen e Shqiperise tani</span> .
Si mund ta fale Shqiperine, Bosnje Hercegovina apo Kroacia apo Kosova apo ku di une tjeter?
Si kerkon Shqiperia te veje nderin e saj ne vend kur ben me shume hasmeri, se sa, kur ben me shume te mira?
Si mund te clirohet Kosova kur shqipetaret rastin e pare(per te miren e saj) qe kane ne dore e shfrytezojne per te Zezen e tyre.
<span style="font-weight: bold">Cuditerisht fjalet e Fishtes Homerit shqiptar sot rrahin papushim dhe jane te pranishme kudo ne cdo pjese delikate te jetes shqiptare.</span>
 

Dajaku

Primus registratum
Re: Nje artikull shume interesant per Berishen

Ore tuafer megjithmen e keni??!!
Berisha do conte nafte ne Serbi se s'bon se i dhimbte zemra per Serbin e vet <span style="font-weight: bold">Sllobodankes</span> qe ka per grua.

Dhe mos arroni qe kalamajt e Berishes i mori ne mbrojtje me 1997 &quot;Mafia e Cigareve&quot; ne Bari te Italise. Dihet kontrabanda Serbe e cigareve me Italine prej 60 vitesh ne Adriatik. Sa miliona jua ha rradakja juj???

Biljona o matufer!!!!!!!!!!!!!!!
 

albatross

Primus registratum
Re: Nje artikull shume interesant per Berishen

Fillimisht postuar nga I vjetri:
[qb] Sigurisht, edhe redaksia e Rimekembjes(qe nuk merret vetem me islamin a Nene Terezen, sic rreken te citojne disa pjesemarres ne keto tema) ka reaguar prej vitesh duke kritikuar Berishen dhe Meksin per keto thyerje embargoje ne dobi te &quot;fqinjeve&quot; serbo-malazeze. Jo vetem kaq! [/qb]
Eshte per te qeshur te akuzosh Berishen si Islamist fondamentalist si shkruhet ne disa gazeta pacavure si Koha Jone etc. Lidhet Berisha me antaresimin ne Bashkesine Islame. Ndonese antaresimi eshte i drejte perseri ishte i papjekur dhe duhej menduar pak me mire. Shqiperia pati nje ftohje ne Europe dhe Amerike nga ky antaresim rufe. Jo per antaresimin e tille se dihej qe Shqiperisa ka shumicen e popullsise myslymane por antaresimi rufe i palajmeruar zyrtarisht la pershtypjen se ne Shqiperi drejtojne njerez pa piken e seriozitetit politik qysh u provua me mbrapa e po shikohet dhe sot edukata e Berishes krahasohet me nje njeri te paekuilibruar menderisht. SI shpjegohet ndihma Serbise? Si shpjegohet dashuria me Nanon? Si shpjegohet perqafimi me Nicholas Gage? Jane fakte qe e bejne Berishen ose me tradhetarin me te madh ose psikopatin me te madh ne politike. Une do zgjidhja kete te fundit.
 
Top