A
Anxhela Çikopano
Guest
Dola pak sot, ashtu për punë, por shpëtova nga neonët e zyrës. Udhërrëfyesi im i urtë, në sensin e urtësisë së dijes, më tha: "E ke parë ekspozitën e këtij djalit... domethënë djalit... ai tani është bërë burrë... të George Palit..." dhe më tregoi pak nga historia e tij (po që nuk po e them se kam hall mos nuk jam e saktë) dhe kaq desha unë të shtihesha në ngasje.
Filloi me Arkën e Noes, vazhdoi me macen, ëndrrat e peshkut, ëndrrat e peshkut të artë, pastaj muzikë, muzikë dhe ngjyra, ngjyra nga ato prej vërteti. Materiale, copëza reviste, pentagrami, reliev me bojë vaji, u tundova ta prekja. M'u duk vetja si ata njerëzit e rrallë, që u prodhon trupi shije kur dëgjojnë një tingull, ose shohin një ngjyrë të caktuar sipas notave. Doja vërtet ta prekja, doja të dija edhe ndjesinë, që do më linte mbi lëkurë, po nuk guxova, pata frikë. Thashë po e preka mund ta prish, artisti nuk do të donte t'ia preknin fëmijën, pavarësisht se përpjekja ime ishte në kërkim të ndjesisë. Për të mos thënë që nuk desha as të më shihnin të tjerët duke e prekur, do ishte si të bëje dashuri në sy të botës.
Violonçelat dhe nja dy punë në një blu pak të ftohtë më kujtuan Picasson, "Fluturimi i dashurisë" më ndezi Chagallin, kafshët e arkës së Noes më ngjallën një vello dadaizmi dhe ngjyrat... ngjyrat më dhanë dritën, që nuk e gjeja prej ditësh, një si dritë mesprilli kur kanë çelur lueledelet dhe lulet e kumbullave e pjeshkëve, por akoma nuk ulesh dot në bar, se është i njomë.
Pastaj dola nga Galeria dhe mora rrugën e Parkut Rinia, ku punëtorët e Bashkisë po kositnin barin. Era e barit të njomë i vuri kapakun! Mbase sot jam dehur me pikturë e me aroma pranvere, ama nuk ka burrë nëne të më mbushë më mendjen se data është 30 tetor! Për 30 prillin edhe merremi vesh
Kaloni nga Galeria për një dozë të fortë pranvere...
Ndërkohë, blogun dhe aktivitetet e Tiranës mund t'i ndiqni edhe tek TiranaXXL http://tiranaxxl.com/
Kjo është faqja e autorit, por unë ju këshilloj ta shijoni "live" sa është ende në Tiranë: http://www.georgepali.net/
Continue reading...