Nikoll Lesi, zv.ministër Kulture, pritet firma e Kryeministrit Berisha

Nikoll Lesi, zv.ministër Kulture, pritet firma e Kryeministrit Berisha

TIRANË – Nikoll Lesi, nuk arriti të bëhet në këto zgjedhje deputet, por duket se një post drejtues i është rezervuar në qeverinë ‘Berisha 2′. Ai përflitet në qarqet drejtuese të PD-së, si favorit për zv.ministër Kulture. Lajmi konfirmohet nga burime konfidenciale pranë së djathtës. “Berisha pritet të emërojë Nikoll Lesin në postin e zv.ministrit të Kulturës dhe vendimi do të merret në mbledhjen e ardhshme të qeverisë”, thonë burimet.

Lesi, firmosi një muaj para zgjedhjeve marrëveshjen e bashkëpunimit me Partinë Demokratike, duke u bërë pjesë e koalicionit Aleanca e Ndryshimit, me partinë e tij Lidhja Demokristiane

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve treguan se Lidhja Demokristiane mori rreth 6000 vota, ose 0.40 për qind të tyre. Ndërsa kujtojmë, se për një mandat duheshin afërsisht 2 për qind të votave në rang vendi. Nga 15 partitë që bënë koalicion parazgjedhor me Berishën, vetëm 2 prej tyre arritën të marrin nga një mandat deputeti.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes parazgjedhore në Maj 2009, Berisha është shprehur për Lesin: “Në ngritjen e problemeve ka qenë i ndryshueshëm, por kur ka ardhur puna tek kthjelltësia politike Lesi ka vendosur me votë, e cila ka qenë për koalicionet e duhura”. Ndërsa Lesi ka thënë: “Në qoftë se ndonjëherë, zoti Berisha, zëri im indipendent ka ngritur probleme, i ka ngritur me dëshirën e mirë brenda një maxhorance demokratike, e cila funksionon me parimin e pavarësisë së secilit”.

Berisha iu jep të vegjëlve tre poste zv.ministrash

21 tetor

TIRANË – Kryeministri emëroi sot tre zv.ministra të rinj. Ata janë përfaqësues të partive të vogla që nuk arritën të marrin thuajse asgjë në zgjedhje. Kështu, Ekrem Spahia i Partisë Lëvizja e Legalitetit nga zv.ministër Kulture me vendim qeverie bëhet zv.ministër i Mbrojtjes. Zv.ministri i dytë i këtij dikasteri u emërua Arjan Starova, kryetar i Bashkimit Liberal Demokrat. Ndërsa futbollisti nga Kavaja, Dashnor Bajaziti emërohet zv.ministër i Kulturës, përfaqësues i PR-së.

Në zgjedhjet e qershorit, Partia e Starovës mori 5 mijë vota në gjithë vendin, ose 0.33 për qind të tyre. Ndërsa Partia e Legalistëve afro 10 mijë vota me afro 0.71 për qind të tyre.

Në koalicionin Aleanca e Ndryshimit, vetëm dy parti të vogla morën mandat deputeti. Përkatësisht PR-1mandat dhe Partia e Çamëve (PDI) – 1 mandat. Kjo e fundit ende nuk është përfaqësuar në asnjë nivel qeverisje. Deputeti që nxori tashmë i është larguar PDI-së për të formuar një parti të re po në mbrojtje të të drejtave çame bashkë me ish-deputetin e PS-së, Shpëtim Idrizi. Këta dy deputete ende nuk janë deklaruar se cilit koalicion do ti bashkëngjiten PD-së apo PS-së, edhe pse zërat thonë se do shkojnë me mazhorancën.(Shekulli)

qObzJJbG1Wo

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24575. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24575

Top