Ngrijnë nga të ftohtit dy vëllezër të mitur

Klinton

Primus registratum
Ngrijnë nga të ftohtit dy vëllezër të mitur

Ngrijnë nga të ftohtit dy vëllezër të mitur

Has, njëri prej tyre vdes, tjetri në gjendje kome në spital. Në rrezik dhe 11 motrat e vëllezërit e tyre

KUKËS- Gjenden të ngrirë në banesën e tyre dy vëllezër të mitur që jetonin në një varfëri të tejskajshme, ndërsa në rrezik është dhe jeta e 11 motrave dhe vëllezërve të tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Gjinaj, një fshat i thellë malor në rrethin e Hasit, në familjen e varfër Zyberi. Burime nga vendngjarja thanë për gazetën se dy nga 13 fëmijët e çiftit Zyberaj nga ky fshat janë gjendur të ngrirë nga të ftohtit në banesën e tyre gjysmë të shembur nga dëbora. Njëri prej tyre, Armir Zyberaj, 3 vjeç, ka vdekur në spitalin e Kukësit, ndërsa vëllai i tij Arditi 5 vjeç, gjendet në koma në spitalin e Kukësit. Mjekët e këtij spitali thanë për gazetën se fëmija 5-vjeçar rrezikon të humbasë këmbët e tij pasi ato janë kalbur nga të ftohtët. Burime të spitalit të Kukësit thanë për gazetën se fëmijët kishin dhe shenja djegie në trup. Po sipas këtij burimi këto shenja mendohet të jenë shkaktuar gjatë tentativës së tyre për t’u afruar pranë zjarrit në vatër. Ndërkohë autoritet lokale të Kukësit u kanë bërë thirrje organizatave të ndryshme jo qeveritare që të japin ndihmën tyre për shpëtimin e jetës së fëmijëve të tjerë të çiftit Zyberi, të cilët (burrë e grua) janë me të meta mendore.

Ngjarja
I pari që ka ka dhënë alarmin për ngjarjen tragjike në familjen Zyberi ka qenë kryetari i komunës së Gjinajve, Pëllumb Thaçi. Menjëherë në drejtim të fshatit Gjinaj, në mëngjesin e djeshëm, është nisur një ekip mjekësor i spitalit civil të Kukësit. Në shtëpinë rrënuar ata kanë parë dy fëmijët e zhveshur lakuriq dhe të mbuluar me një batanije të reckosur, të cilët jepnin shënja se ishin të gjallë, ndërsa shpirtrat e tyre luftonin me vdekjen. Menjëherë mjekët që kanë shkuar në vendngjarje u kanë dhënë ndihmën e parë, duke realizuar frymëmarrjen artificiale dhe më pas i kanë dërguar të miturit e ngrirë nga të ftohtit drejt spitalit të Kukësit. Por njëri prej tyre nuk ka mundur që të jetojë. Burime nga spitali i Kukësit thanë për gazetën se fëmija 3-vjeçar ka dhënë shpirt porsa ka mbërritur në spital. Kryeinfermierja e repartit të pediatrisë Hava Noka tregon se shkaqet e vdekjes së fëmijes trevjeçar kanë ardhur nga të ftohtit dhe uria. Sipas kryeinfermieres Noka edhe vëllai i tij Arditi nuk ka dalë nga gjendja e komës. Por sipas kryeinfermieres edhe nëse i shpëton vdekjes, atij duhet t’i priten këmbet, pasi i janë kalbur nga të ftohtit. Gjithnjë sipas kryeinfermieres Noka, Arditi 5- vjeçar është rritur në pavionin e pediatrisë pasi ishte braktisur nga e ëma e cila është me të meta mendore.

Ngrirja e vëllezërve trondit opinionin
Ngrirja e dy vëllezërve ka tronditur mbarë opinionin qytetar në rrethin e Kukësit dhe atë të Hasit. Prefekti i Kukësit, Shaqir Shehu, do të ndërmarrë nismën ligjore për t’i hequr fëmijët nga kujdestaria e çiftit pasi ata vuajnë nga të metat mendore. Edhe kryetari i qarkut të Kukësit Ylber Vata u ka bërë thirrje organizatave dhe shoqatave që fëmijet e tjerë të mbetur gjallë të merren në mbrojtje të shtetit apo të strehohen në ndonjë qendër rehabilitimi, pasi jeta e tyre është në rrezik. " E njihnim gjëndjen e kësaj familjeje, por nuk kishim se çfarë të bënim veçse t’i jepnim ndihmë ekonomike të plotë"- thotë kryetari i komunës Gjinaj, Pëllumb Thaçi. Afrim Dogjani , infermier i repartit të urgjences i cili ka qënë në vendngjarje tregon se ka parë skena tmerri në shtëpinë e rrënuar të cilat nuk i kishte parë as në ekranet e televizorëve në Ruanda apo vende tjera të Afrikës. Trupi i 3- vjeçarit është përcjellë dje për në banesën e fundit.
Bashkim Shala
 

albana

Lara Croft
Re: Ngrijnë nga të ftohtit dy vëllezër të mitur

Pasi lexon per nje ngjarje te tille kaq tronditese te lind pyetja;A nuk duhen ndaluar me ligj martesat e njerzve me te meta mendore?
E kuptoj qe nuk eshte faji i tyre qe Zoti i krijoi keshtu por ama perse duhet te paguajne femijet e pafajshem me jeten e tyre.Eshte e drejte baze e cdo njeriu qe te doje dhe ta duan,te martohet e te krijoje familje,mendoja,por tani nuk di c'te them <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> <img src="/pf/images/graemlins/frown.gif" alt="" />
 

jula

Primus registratum
Re: Ngrijnë nga të ftohtit dy vëllezër të mitur

Mendoja se kishte nje fare ligji te tille.
Te pakten di raste qe te semurat mendore jane sterilizuar. E kuptoj qe s'eshte shume etike, por, si tha dhe Albana, a mos eshte me e moralshme ti shtosh vuajtjes vuajtje?

Megjithate, ne zona tejet te varfera ka tragjedi te tilla edhe ne familje "normale", varferia dhe mungesa e strukturave te asistences eshte shkaku kryesor.
 

albana

Lara Croft
Re: Ngrijnë nga të ftohtit dy vëllezër të mitur

Vertet ka familje te varfra qe vuajne per arsyet e mesiperme por jo te gjitha ato kane nga 13 femije,prinder qe nuk duken gjekundi dhe foshnja qe vdesin nga uria e te ftohtet.Ketu problemi varferi i shtohet dhe paaftesia mendore per te krijuar familje.
A mund te me ndricoje njeri nese ka nje ligj dhe cfare thote ai per raste te tilla.
 

jula

Primus registratum
Re: Ngrijnë nga të ftohtit dy vëllezër të mitur

Di me siguri qe ne spitalet e Shqiperise <span style="font-weight: bold">praktikohet</span> sterilizimi mbi te semurat mendore, edhe mbi ato te shtruara ne spitale psikiatrike, pasi shpesh ka pasur raste shtatzanie. Sigurisht, gjithcka e kaluar ne heshtje, ndonese dyshimet kryesore bien mbi infermieret. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/mad.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
Me duhet te pyes, por jam pothuajse e sigurt se kjo eshte vetem nje praktike, e palegalizuar dhe per me teper e veshtire per tu aplikuar.

Normalisht, sipas ligjit, nje i semure mendor (ne varesi edhe te grades se semundjes) nuk konsiderohet nje njeri &quot;ne zoterim te aftesise per te vendosur&quot;, rrjedhimisht nuk mund te marre pjese ne institucionin e marteses. Parashikohet edhe nje tutor legal...
Gjithcka ne leter, kontrolli mbi realitetin flet ndryshe.
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Ngrijnë nga të ftohtit dy vëllezër të mitur

Bo...bo...boooo
Ca bo vaki kshu mer jahoo &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
te keputet ne fyt kur degjon kshu.
Un jam pa fjal. Per momentin mendoj vetem qe a ka njerez qe bejne bamirsi te tilla qe ti gjejn ndonje shtepiz ketyre derezinjeve.
 

Pe.ili.sh

Primus registratum
Re: Ngrijnë nga të ftohtit dy vëllezër të mitur

Qeveritaret merren me bisnese e populli po u vdes nga te ftohtet.
Oh sa keq me vjen e sa dhimbje ndiej per keta njerez, per keta femije me moshe fare te vogel. qe sapo kane filluar jeten.
Kjo eshte e ardhmja e Shqiperise, ky eshte vizioni i se ardhmes shqiptare?
U prehshin ne paqe keta femije te vegjel qe do kishin deshire te rriteshin, te shikonin nje tjeter jete, nga ajo qe pane prinderit e tyre.
Cjete bre po ben njeriu?
Sakrifikohesh, shkaterrohesh edhe me keta harbuter shqiptare nuk ve asgje ne terezi.
 
Top