Nga urtësia botërore.

Seyfert

Valoris scriptorum
1. Jepuni njerëzve mundësi dhe kushte, dhe ata do mendojnë ndryshe!

2. O shpirti im, mos ëndërro për jetën e pavdekshme, por shtero fushën e së mundshmes!

3. Do të vij një ditë që armët do t’i hedhim në det, dhe stërnipërit tanë do të thonë: Sa
barbarë kanë qenë stërgjyshërit tanë!

4. Askush në këtë botë nuk është aq i pasur sa të blej të kaluarën e vet!

5. Trupi është po aq mësimdhënës i mirë sa dhe librat, kurse ndjenjat i shkojnë për shtat
shpirtit!

6. Mëso një çikë më shumë, e jeto një çikë më pak!

7. Një bibliotekë shkencore është një “spital” për shpirtin!

8. Historia na mëson, por ne pak mësojmë prej saj!

9. I dua burrat, jo pse janë burra, por sepse nuk janë gra!!!

10. Jeta është shumë e shkurtër për të mësuar gjermanisht!

11. E qeshura është një qetësuese pa efekte anësore!

12. Qajmë kur lindim, dhe çdo ditë e jep shpjegimin se pse!

13. Më mirë një paqe e keqe se sa një luftë e mirë!

14. Në se beson çdo gjë që lexon, më mirë mos lexo fare!

15. Njeriu qe e sheh botën në moshën 50 vjeç siç e shihte kur ishte 20 vjeç, ka shkuar
dëm 30 vjet të jetës së vet!

16. Më mirë të jesh një mi në gojën e maces, se sa njeri në duart e avokatit!

17. Kapeni rastin nga mjekra, sepse është tullace nga prapa!

18. Jetojmë të gjithë nën një qiell, por nuk kemi të njëjtin horizont!

19. Vdekja e një të moshuari është si të djegësh një librari!

20. Unë nuk urrej njeriun, por veset e tij!
 
Top