PajtimMorina
Primus registratum
Si njerëz kreativ, kemi ato ditët kur truri duket se ka vdekur. Asnjë ide e re… duket sikur janë hargjuar derivatet e kreativitetit përderisa mendoni për ‘deadline’ të projektit. Bllokadë kreative, mentale, emocionale…
Të gjithë njerëzit në industrinë e kreativitetit kemi hasur në këtë të paktën njëherë gjatë karrieres. Një shkrimtar, dizajner, piktor, skulptor apo edhe një regjisor është përballur me këtë situatë frustruese. Edhe pse një bllokadë kreative vjen pa paralajmërim, ajo mund të shmanget kohë pas kohe. Nuk duhet të injorohet sepse mund të kthehet në një dëm të madh në karrierën tuaj.
Më poshtë do të gjeni dhjetë mënyra për mundjen e kësaj bllokade (bazuar në përvojën time me të)!
1. Vlerëso vehten
Para se të provosh diçka tjetër, provo të vlerësosh vehten. Mund të fillosh me pyetje si:
2. Lexo
Printimet janë më të pëlqyerat për mua. Librat dhe revistat janë në majë të listës sime. Lexo trillime, libra të ilustruar për fëmijë, katalogje fotografishë apo edhe ndonjë katalog mode. Librat të kategorisë trillim do të ngjallin imagjinatën tuaj, kurse revistat e katalogjet me fotografi do të ju rritin gjykimin për dizajn.
3. Kërko për inspirim
Gjithmonë ka diqka më shumë në internet se sa filmat porno. Ka me mijëra blogje dhe portfolio që do të mund të ndihmonin inspirimin tuaj. Provoni të kërkoni për kreativitetin që ju duhet. Ose edhe më mirë, vizito galerinë e arteve që gjendet afër teje për inspirim.
4. ‘Shkarravit’ në letër
Merrë një laps dhe një copë letre dhe fillo të shkruash. Çkado qoftë ajo. Përmes kësaj ju do të rritni aftësinë tuaj për skicime dhe një formë e thjeshtë mund të jetë ajo çka ju duhet për të ndezur kreativitetin tuaj.
LEXO TË GJITHËN

- Pse nuk jam i motivuar?
- Çka po bllokon rrugën time për te ideja?
- A më mungon diçka, çka është ajo që më mungon?
- Si do të mund të paguaj qiranë këtë muaj?
- Kush po e shkatërron kopshtin tim?