Mozilla vendos reklama në Firefox

admin

Administrator
Shfletuesi me burim të hapur nga Mozilla, Firefox, ka shkruar në një blog se po bëhen diskutime për të vendosur reklama kur hapet një faqe e re boshe në shfletues. Bizneser do të kenë mundësi të vendosin reklamën e tyre në vende të caktuara krahas blloqeve që tashmë janë në Firefox kur hapet një faqe boshe, e sigurisht, në këmbim të një pagese dhe me shkrimin “Reklamë” në të.

Kur ju përdorni Firefox për herë të parë, faqja e re boshe është përgjithësisht bosh, me vetëm një bllok linku që të drejton për në faqen e Firefox. Ngjashëm me opsione të tjera në shfletues të tjerë, edhe Firefox përdor historinë e fundit të përdoruesit për të mbushur blloqet bosh me linke nga faqet më të vizituara nga përdoruesi. Nëse historia e shfletuesit është bosh, si në rastin kur sapo është instaluar Firefox, atëherë ashtu është edhe faqja e re. Prandaj Mozilla ka një mundësi të mirë fitimi në këtë aspekt pasi kjo hapësirë boshe mund të mbushet fare mirë me reklama ose me faqet më të vizituara të internetit në zonën e përdoruesit.

Plani, deri tani jo përfundimtar, është që kjo lëvizje me reklamat fillimsht të provohet vetëm në faqen e re që hapet në momentin e instalimit të Firefox. Duke analizuar më pas reagimin e përdoruesve për këtë, Mozilla do të marrë në konsideratë vendosjen e reklamave në të gjitha faqet e reja boshe që hapen në Firefox. Deri tani, Fondacioni Mozilla merr pjesën më të madhe të të ardhurave nga Google. Google dhe Firefox kanë rënë dakord me anë të një marrëveshjeje që Google do të jetë motorri i parazgjedhur i kërkimit (default). Prandaj gjithmonë shfaqet faqja kryesore e Google kur instaloni Firefox në një kompjuter. Gjithashtu, marrëveshja përfshin fitime edhe për Firefox nga reklamat e Google AdWords.

Vitet e fundit, Mozilla nuk i ka pasur shumë të afërta marrëdhëniet me reklamat. Opsioni do-not-track (mos-më-ndiq) ndalonte reklamimet e targetuara duke mos lejuar që “cookies” (biskotat) e një faqeje në internet të lexojnë të dhënat e përdoruesit. Nga shfletuesi Firefox mund të ndalohen në këtë mënyrë reklamat duke mos pranuar “cookies” të palëve të treta. Vitin e kaluar, Mozilla filloi t’i ndalonte absolutisht të gjitha “cookies” nga palët e treta. Tani Mozilla po kthehet sërish tek reklamat por në një mënyrë tjetër. Interesante është se si do të vijojnë ngjarjet.



http://techcrunch.com/2014/02/12/mozilla-will-sell-ads-in-firefox-to-create-a-new-revenue-stream/

Artikulli i plote...
 
Top