admin
Administrator

Një smartphone i thjeshtë por mëse efektiv për masat me Firefox OS dhe ngjyrën portokalli të dhelprës së Mozillës, telefoni i ri do të lançohet në Venezuelë dhe Uruguai çerekun e dytë të këtij viti. Ende nuk ka ardhur koha e konferencës që do të mbahet nga Mozilla gjatë Mobile World Congress e prandaj nuk ka shumë detaje në dispozicion për ZTE Open C. Ajo që dihet është që smartphoni është i pajisur me suport 3G dhe me ekran të një madhësie 4 inch të tipit WVGA. Rezolucioni që arrin është 800×480 pixel. Pajisja vjen me procesor dual-core Snapdragon 200 me frekuencë 1.2 GHz dhe është me versionin më të fundit të Firefox OS, ai 1.3. Kamera bazë 3 megapixel nuk mungon dhe ka një memorie të brendshme 4 GB dhe 512 MB RAM. Edhe pse për fansat e Samsung dhe iPhone këto parametra nuk janë kushedi interesante, qëllimi dhe sekreti i Firefox OS ka qënë investimi dhe rritja e përdorimit të smartphonëve të rangut të ulët që çdokush të mund ta ketë një, sado bazik të jetë.
Nga ana tjetër, ZTE Open II është modeli tjetër që vjen si pasojë e bashkëpunimit me Mozilla. Open II është pasardhësi i ZTE Open, një nga pionierët e smartphonëve me Firefox OS nga ZTE. Ashtu si modeli më lart, edhe Open II suporton rrjetin 3G e do të jetë me versionin 1.3 Firefox OS, më i fundit. Ekrani është 3.5 inch i tipit HVGA dhe me rezolucion 480×320 pixel. Procesori është një dual-core 1.2 GHz, ka 256 GB RAM, 2 GB memorie të brendshme dhe një kamera bazë 2 megapixel. Strategjia e Mozilla për smartphonë të lirë dhe bazë vazhdon me Open II, që është goxha më i përmirësuar se paraardhësi ZTE Open.
http://reviews.cnet.com/cell-phones/zte-open-ii/4505-6454_7-35835266.html
Artikulli i plote...