Modeli i Formularit A3, si duhet ta plotësojmë
Plotësimi i Formularit A3 është i ngjashëm me Formularin A2. Secili duhet të bëjë kujdes që ta plotësojnë në rregull, më parë në formular të fotokopjuar, më pas kur të jetë i sigurt të hedhë të gjitha të dhënat në formularin që do të dorëzojë përfundimisht.

Një model i formularit gjendjet poshtë dhe përbri në tabelë janë të specifikuara të gjitha kuotat bosh, të gjitha pikët për fituesit e fundit në listë.

Kontrolloni pikët, kontrolloi degët, shikoni mundësinë që keni duke u bazuar në kuotat e mbetura bosh, më pas vendosi për preferencat tuaja. Edhe ky sistem është në bazë të Meritës dhe Preferencës. Formulari A3 është prodhuar i personalizuar për çdo nxënës. Në krye të Formularit A3 është sigla e Pranimeve 2009 në Arsimin e Lartë, përmes parimit Meritë Preferencë, emri i shkollës, rrethi, qyteti ose fshati dhe në të djathtë ID e maturantit. Në pjesën e majtë është vendosur emri, Atësia dhe Mbiemri i nxënësit dhe datëlindja e tij. Shifrat duhet të jenë të qarta, pa korrigjime dhe me stilolaps me ngjyrë të zezë.

Formulari A3, në pjesën e pasme, përmban disa udhëzime të shkurtra. Në fund janë vendet ku do të firmoset nga nxënësi, mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës.

Në të djathtë lart të Formularit A2 ndodhen 10 kuadrate me numrat rendorë përkatës nga 1 deri në 10. Këta numra rendorë përfaqësojnë numrin e preferencës. Për plotësimin e këtyre kuadrateve duhet shumë kujdes. Për secilën preferencë ka 3 (tre) kuti. Në çdo kuti shënohet një shifër e qartë dhe pa korrigjime.

Pasi plotësohen kutitë e dhjetë preferencave me shifra do të plotësojmë kutitë para emërtimeve të programeve të studimit me shifrën b përkatëse të preferencës. Shifra duhet të jetë e qartë me stilolaps me ngjyrë të zezë. Nëse në preferencën 1 (në krah të nr.1) kemi shkruar 013 do të shkojmë në listën e programeve të studimit dhe do të gjejmë programin e studimit me numër 013. Në kutizën para këtij program studimi do të shënojmë shifrën 1. Pra në listën e programeve të studimit numri në kutinë përpara tregon preferencën dhe në numrat e preferencave tregohet numri i programit të studimit. Përputhja duhet të jetë e plotë.

Në listën e programeve të studimit nuk mund tç ketë më shumë se 10 kuti të plotësuara me shifrat nga 1 deri në 10. Kuptohet që të gjitha kutitë e tjera do të jenë bosh.

Ky formular mund dhe duhet të fotokopjohet nga nxënësit për tu ushtruar në plotësimin e saktë të tij, por do të dorëzohet origjinali i plotësuar pasi fotokopja është e pavlefshme. Leximi i formularit do të bëhet në mënyrë elektronike. Kandidatët pasi ta plotësojnë, duhet ta dorëzojnë formularin A3 po në DAR/ZA deri më 26.10.2009. Agjencia e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) në datën 30.10.2009 do të shpallë listën përfundimtare të kandidatëve fitues të ndarë, sipas programeve të studimit përkatës, të renditur, sipas rendit zbritës të pikëve dhe të preferencës më të lartë të kërkuar prej tyre në formularin A3, në përputhje me kuotat e rishpërndara.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/sociale/modeli-i-formularit-a3-si-duhet-ta-plotesojme.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/sociale/modeli-i-formularit-a3-si-duhet-ta-plotesojme.html