Ministria e Ekonomisë: Zgjedhja e Nikolin Jakës, e pavlefshme

Ministria e Ekonomisë: Zgjedhja e Nikolin Jakës, e pavlefshme

Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes ne nje njoftim per shtyp, te pak minutave me pare, e quan te pavlefshem zgjedhjen e Nikolin Jakes ne krye te Dhomes se Tregtise. Me poshte njoftimi zyrtar i Ministrise qe tashme drejtohet nga Dritan Prifti:

‘Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes eshte informuar permes Sekretarit te Dhomes se Tregtise dhe Industrise Tirane per zgjedhjen e rrufeshme te Kryetarit te ri te Dhomes se Tregtise, pas doreheqjes se z. Gjoke Uldedaj, i cili eshte zgjedhur deputet.
Ne veshtrim te pare, pervec ngutjes dhe hapesirave te pakta per te bere fushate nga kandidatet rivale, duket qarte qe zgjedhja e Kryetarit te ri bie ndesh me statutin e insitucionit, neni nr.6, i cili thote se asnje anetar asambleje nuk mund te zgjidhet nese eshte i denuar me vendim gjykate te formes se prere per vepra penale.
Z. Nikolin Jaka pretendon se ka fituar pafajesi nga gjykata ne lidhje me denimin dhe burgosjen e tij per veper penale, por nuk kishte paraqitur perpara asamblese se Dhomes se Tregtise Tirane asnje dokument qe verteton kete, kusht i domosdoshem sipas kerkesave te statutit. METE eshte informuar se Prokuroria vazhdon te ndjeke ceshtjen me Z. Jaka ne Gjykaten e Larte. Ky fakt tregon se pafajesia e Z. Nikolin Jaka nuk eshte nje proces i mbyllur nga gjyqesori.
Zgjedhja e Z. Nikolin Jaka ne kete menyre eshte e pavlefshme sipas rregullave te vete Statutit te Dhomes se Tregtise dhe Industrise Tirane.

TIRANË – Prej sot në krye të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, do te jete ish- zv.ministri i Transporteve Nikolin Jaka. Ai u zhduk nga jeta politike, pas një viti burg për korrupsion në tenderat e rrugëve. Jaka më parë ka qenë edhe sekretar i Dhomës së Tregtisë.

Zgjedhjet për kreun e ri u zhvilluan pasi Gjok Uldedaj u bë deputet në zgjedhjet e qershorit.

Në garë për kryetar të ri të Dhomës së Tregtisë ishin edhe Edmond Rusmajli dhe Sami Celaj, por shumicën e votave i ka marrë ish-zëvendësministri i Transporteve.

Jaka, ish zv.ministër i Transporteve u arrestua nga një operacion i policisë i quajtur ‘Duart e pastra’.

Ai u vu në pranga bashkë me nëpunës të tjerë të ministrise se Transporteve, nën akuzë për korrupsion me tenderat e e rrugëve.

Gjykata e Tiranës e dënoi me 1 vit e 20 ditë burg, 800 mijë lekë gjobë si dhe i hoqi të drejtën e ushtrimit të profesionit për tre vjet, ndërsa Gjykata e Apelit, e rrezoi kete akuze.(Shekulli)

zC8yxuTSgf8

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24712. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24712

Top