Ministri Prifti: Tregu i karburanteve, skandaloz
Sulm kritikash ndaj Inspektoratit Qendror Teknik, sa i takon punës së bërë me tregun e karburanteve. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, i revoltuar, ka kritikuar drejtuesit e IQT-së, për neglizhencën e krijuar në vitet e fundit, duke i shkaktuar një dëm të madh, si tregut, ashtu dhe shëndetit të konsumatorit, për shkak të cilësisë së dobët të naftës. Gjatë takimit të zhvilluar dje me përfaqësues të IQT-së, ministri Prifti prezantoi drejtorin e ri, Virgjil Joti, i cili zëvendëson Ilir Kurtin, ndaj të cilit ranë disa kritika për punën jo të mirë në krye të Inspektoratit të Naftës dhe Gazit. “Gjendja është shumë shqetësuese. Cilësia e naftës që shitet në treg, jo vetëm që ndot ambientin, por shkatërron jetën e njerëzve dhe dëmton automjetet. Në tërësi them se situata e konstatuar është tepër skandaloze. Për këtë shkak bëra dhe shkarkimin”, tha ministri. Akuzat e Priftit shkuan më tej, kur tha se keqmenaxhimi dhe korrupsioni, penguan zhvillimin normal të IQT-së.

Reformë të thellë

Pas “Albpetrolit” dhe KESH-it, kreu i METE-s, ka paralajmëruar reformë të thellë për strukturat e Inspektoratit Qendror Teknik. “Kërkoj që gjendja aktuale me cilësinë e karburantit të ndryshojë brenda tre muajve. Do bëj kontrollet e duhura dhe nëse nuk gjej ndryshime, do të nis reformën”, iu drejtua ministri administratës së IQT-së. Më tej, Prifti tha se, kishte folur me importuesit e naftës, dhe problemi del me karburantin që shitet në pikat e pakicës. “Unë për vete kam blerë një makinë të re para dy vjetësh dhe e kam çuar për ta riparuar për shkak të cilësisë së karburantit. Për këtë shkak kam larguar dhe drejtorin”, theksoi ministri. Vlerësohet se përzierja me lëndë të ndryshme, ka dëmtuar standardet në treg dhe ka prishur konkurrencën. Nga të dhënat zyrtare mësohet se brenda vitit 2009, janë vendosur rreth 60 gjoba ndaj shkelësve të ligjit për naftën dhe gazin. “Edhe kjo është skandaloze. Me gjithë abuzimet që shikohen në treg, IQT-ja ka vendosur vetëm 60 gjoba. Dhe më e rënda është se nuk ka vlejtur gjoba. Kërkoj zbatimin me forcë të ligjit. Në rast se nuk paguhet gjoba dhe tregtari vijon me abuzimin, atëherë ti mbyllet menjëherë aktiviteti”, deklaroi kreu i METE-s. Tjetër problem që pengon funksionimin normal të inspektoratit është vjelja e gjobave të vendosura ndaj tregtarëve abuzues me cilësinë e naftës. Mësohet se janë rreth 27 milionë lekë gjoba të vendosura dhe të pavjela. Në këtë pikë, ministri akuzoi strukturat e IQT-së për korrupsion, dhe kërkoi marrjen e menjëhershme të masave. “Do të krijoj një strukturë të posaçme brenda Ministrisë së Ekonomisë për të kontrolluar punën tuaj. Brenda tre muajsh do ta kontrolloj vetë situatën dhe nëse do të shoh që sikur vetëm një karburant i vetëm nuk i zbaton rregullat sipas ligjit, problemin do ta kem me ju dhe inspektorët që merren me këtë lloj kontrolli”, paralajmëroi ministri.

Masat

Për ti bërë objektivat më të mundur, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të kërkojë më shumë fonde në projektbuxhetin e vitit 2010. Plani është për ngritjen e disa laboratorëve të rinj, përfshi edhe ato të lëvizshmet, në mënyrë që jo të gjitha analizat të bëhen në Tiranë. “Më sugjeroni se çfarë ndryshimesh kërkon ligji, në mënyrë që ta kthejmë më të fortë gjatë zbatimit të tij”, iu drejtua ministri punonjësve të Inspektoratit Qendror Teknik.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24799. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24799