Mimoza Ahmeti

Ema

Goddes
Mimoza Ahmeti

Sa shume te desha ditur pa e ditur....

E dua shume,gjej veten te poezite e saj.
kam shoke ketej???
 

lost in love

Primus registratum
Re: Mimoza Ahmeti

une kam vite qe jam larg e si kam lexuar poezite e fundit te Ahmetajt por pervec tyre kam pare pikturat e para te saj, te bukura e te cuditshme si vete ajo (dikush a mund te me thote dicka per jeten private te saj, ne pergjithesi, jo hollesira)
 

I love new york

Primus registratum
Re: Mimoza Ahmeti

O Ema edhe mua me pelqen shume Moza si poete dhe e njof edhe pak nga afer se kemi patur miqesi familjare. Eshte interesante, e guzimshme dhe pak "crazy", that's also what makes her special. Madje para shume vitesh kur me ndihmoi per nje hartim qe kisha ne shkolle te mesme dhe meduhej t'i shkoja ne shtepi, i bera dhe nje popezi sepse vete qenia e saj me frymezoi. Tani ketu ne New York jam shume shoqe me motren e saj qe eshte tip interesant.
oh dhe mbiemrin e ka Ahmeti jo Ahmetaj. gje e vogel I guess but just to make it right /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Ema

Goddes
Re: Mimoza Ahmeti

Fillimisht postuar nga Sweet Lolita:
[qb]O Ema edhe mua me pelqen shume Moza si poete dhe e njof edhe pak nga afer se kemi patur miqesi familjare. Eshte interesante, e guzimshme dhe pak "crazy", that's also what makes her special. Madje para shume vitesh kur me ndihmoi per nje hartim qe kisha ne shkolle te mesme dhe meduhej t'i shkoja ne shtepi, i bera dhe nje popezi sepse vete qenia e saj me frymezoi. Tani ketu ne New York jam shume shoqe me motren e saj qe eshte tip interesant.
oh dhe mbiemrin e ka Ahmeti jo Ahmetaj. gje e vogel I guess but just to make it right /pf/images/graemlins/wink.gif [/qb]
O ca me thua...
E kam idhull !
/pf/images/graemlins/smile.gif
 

terpervetezotimertegjithe

Primus registratum
Re: Mimoza Ahmeti

une se njof fare po kam shume besim tek ju gjykatsit e vlefshem qe jeni /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

receli

Primus registratum
Re: Mimoza Ahmeti

Mimoza Ahmeti ka nji poezi keshtu:

Atje larg ti ben nji klick
Edhe cfaqet i yti nick
E tek une vjen nje si lume
Rryme-ngrohte....
....te dua shume
 

doktoresha

Primus registratum
Re: Mimoza Ahmeti

vdekja e majakovskit me duket fillon keshtu

endem rrugeve e kerkoj syte e tu...i dashur
po nuk ndodh ta gjejme njeri-tjetrin
....
...
nje dite do vdes duke kerkuar syte e tu
ne mengjes aty mbi trotuar do te me gjejne..

me falni per rremujen po kaq kam fiksuar....nga ajo perle
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Mimoza Ahmeti

Eshte e mrekullueshme......

P.s.Do kthehem me disa botime te saj kur te kem kohe ti hedh ne PC. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

doktoresha

Primus registratum
Re: Mimoza Ahmeti

te lutem Koredele hidhe ketu ne kete faqe ate poezi sepse une nuk e kam me libin e m. ahmetit dhe nuk e di mire...vetem se ato rreshta i perseris shpesh mendje sepse jane vertet te bukur.
ana
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Mimoza Ahmeti

QE TI JE GOMAR, KJO ESHTE DICKA QE DUKET

Fytyre e bykur dikur, tani stigmatike,
ne gjurmet e tua gjej vrasjen qe te kam bere,
ne grate qe i humbe, qe i braktise, a shpeton duke ikur teje
per te mbetur gjalle diku
ne lemoshendjenje.

Fytyre e bukur dhe sot, me gjthe prishjen dyshimin, dekompozimin,
trup qe zvarritesh e birresh ne toke te mallkuar.
Mase vigane dhe e deshperuar njekohesisht.
Nje vath ne vesh – dic i nxit kotesise kuptimin.
Cdo dite humb dicka nga cilesia e yllit, vdiresh ne rere,
cdo nate fiton dicka nga pamortesia e vdekjes.
Oh, tani qe po shuhesh, ndersa vazhdon akoma te shuhesh
vervit ne ajer tentakula te tmerrshme vetmie te shthurur……….
Me lak fshikullues kap, terheq e shtrengon,
roberon,
me buzet sterile, trupin e pandjeshem.

Shpesh kam rene ne gjurmet e bjerrjes sate, shfrimit,
menyres se terthorte te shfaqes, helmimit,
fshehjes, sofizmit, lekundjes, sepaqenes,
asaj paqendrueshmerie qe nuk ngre dot baze.
Ndjenja luksoze, ne esence shkaterruese,
gerryejne si macet gjire grash te lena.
Rrugehumbur i bukur qe vazhdon te humbesh,
qe di te sillesh, por qe etika s’ta permbush dot shpirtin
Jam jotja, me ke gjithmone me ke pasur
mbeshtetje fryme, shteg ne rruge pa krye.
Por ti s’kupton, ngaqe je gomar
dhe ky eshte shkaku
qe une te dua
tmerresisht.

Mimoza Ahmeti nga libri DELIRIUM
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Mimoza Ahmeti

JA, EDHE PAK

Ja, edhe pak, ethet do te kendojne tek une.
Do te degjohen vargje te imta, tmerresisht te holla,
ne lartesin e trurit, nga pipeza e zemres…..
Eshte ora e thyerjes.
Largohuni prej meje!
Mos me shikoni.
Jam tmerresisht i bukur.
Verboheni…..

Me lote te zhveshur,
ku drita dridhet
shkelqen e bie
ne hon te gjoksit,
qan fytyra ime
me syte qe shohin nga Brenda.

Misteri i bukurise,
viktima jote pi uje ne oazin tend,
do mbytet ne ty e lulezuar.

Ja, e kujtova c’eshte
ai qe nuk e dua dhe po vdes per te,
ndersa kujtesa, nje pyll i prishur nga shtrengata e kthimit ne vete
me dermoi…..

Mbyllni dyert, dritaret.
Largoni femijet mos shohin
Filluan ethet, po dridhem.
Jam tmerresisht i bukur, ne kete akt sfinksi,
me gjak engjellor ne deje.
Kaperdij dhimbje te cartshme.

Largohuni!
Verboheni!
Mister i bukurise,
viktima jote piu ne oazin tend.
U mbyt ne ty e lulezar…….

Mimoza Ahmeti nga libri DELIRIUM
 

Ema

Goddes
Re: Mimoza Ahmeti

KJo me pelqen keq fare :

Armiku im,
shpeshhere me fyeve ne menyren me te dobet,
shpeshhere te fyeva ne menyren me te ceket,
armiku im.
E c'do ish jeta ime pa ty,
dhe e jotja pa mua?
Askush s'mund ta dije.
(kur kushtezimi mbaron
qenia zhduket).

Armik.Armiku im!
Prej teje rashe ne gjurme dhe perftim
te asaj qe kerkoja,
prej teje gjalleroi lenda ime,u zgjua,
u perbetua,
dhe ngashereu,
kur vrasja shpirtrat i mbertheu.
Oh,ne te vertete,ti je dashuria
dhe jo urrejtja ime
armiku im.

Pikerisht ato,
qe ne zhvleftesuam,ndersa rruges ecem,
qe asnjehere s'i llogaritem,
TURMAT,
qe inerte derdhen
dhe fryme marrin me injorim,
lane pasoje,
mbi shpirtin tend,
mbi shpirtin tim.
Shkak agreioni jane per ne te dy.

Oh,ate dite kur u vrame,
kur per here te fundit u pame,
ate dite kur te mposhta,
dhe fitova(ndoshta),
ishe tmerresisht i bukur,i vrare,
si asnjehere me pare,ne fytyre.
Dhe s'di si jeta u nderthur
ne kete menyre...
 

Ema

Goddes
Re: Mimoza Ahmeti

Qe ti je gomar kjo eshte dicka qe duket

Fytyre e bukur dikur,tani stigmatike,
ne gjurmet e tua gjej vrasjen qe te kane bere,
ne grate qe i humbe,qe i braktise,a shpetuan duke ikur prej teje,
per mbetur gjalle diku
ne lemoshe ndjenje.

Fytyre e bukur dhe sot,me gjithe prishjen,dyshimin,
dekompozimin,
trup qe zvarrisesh e birresh ne toke te mallkuar.
Mase vigane dhe e deshperuar njekohesisht.
Nje vath ne vesh-dic ja nxit kotesise kuptimin.
Cdo dite humb dicka nga cilesia e yllit,
vdiresh ne rere.
Cdo nate fiton dicka nga pamortesia e vdekjes.
Oh,tani qe po shuhesh,ndersa vazhdon akoma te shuhesh
vervit ne ajer tentakula te tmerrshme vetmie te shthurur
me lak fshikullues kap,terheq e shtrengon,
roberon
me buzet sterile,trupin e pandjeshem.

Shepsh kam rene ne gjurmet e bjerrrjes sate,shfrimit
menyres se terthorte te shfaqjes,helmimit,
fshehjes,sofizmit,lekundjes,se paqenes,
asaj paqendrueshmerie qe nuk ngre dot baze.
Ndjenja luksoze,ne esence shkaterruese,
gerryejne si macet gjire grash te lena.
Rrugehumbur i bukur qe vazhdon te humbesh,
qe di te sillesh por qe etika s'ta permush dot shpirtin.
Jam jotja,me ke,gjithmone me ke pasur,
mbeshtetje,fryme,shteg ne rruge pa krye,
Por ti s'e kupton,ngaqe je gomar,
dhe ky eshte shkaku
qe une te dua tmerresisht.

 

Ema

Goddes
Re: Mimoza Ahmeti

KJo me trishton:

Gjithckaja ime

Vaje te kaltra per ty me leshojne floket
dhe goja s'eshte vec nje pasqyre e krisur
prej dhimbjesh te dala nga mishi me shkulje
prej asaj qe te kam pushtuar kurre per mos te te leshuar.

O dendesi bari e gjelber e kraherorit tend
o drure te eger aromeleshues te kembeve te tua,
o krahe qe vetem krahe dhe vetem krahe leshoni,
o ti,qafe e bute dhe e forte njeheresh
O ti gjithcka,gjithckaja ime,
gjithckaja e nates sime,e dites sime,
ti,gjithcka
O rruzull i erret ,o rruzull i verber,o rruzull shkaterrues
i sedres sate te kafshuar.
Te gjitha ju,gjithcka te ti.
Vete ti:
Qendro,me veshtro,
mos me vdis ne duar
Nje toke nje here e gjetur
kurre me s'eshte harruar!
 

Ema

Goddes
Re: Mimoza Ahmeti

Kurse kjo me kujton dashurine... /pf/images/graemlins/frown.gif

Ti do te heshtesh

Ti do te heshtesh gjate ate dite,
ndoshta per fare ate nate,
kur te mos jete
mbi sferen e humbur te tokes,
figura ime krenare
me syte e fuqishem si shpeze
qe vec lirise i perkasin,
qe ti ti i deshe aq shume.
Ti do te heshtesh djale,
ti do te heshtesh,burre,
ti do te heshtesh,shpirt,
kur te mos jem me une.
Dhe mjekra jote peshtetur mbi klavikul,
do te heshte.
Oh,nuk do te jete me ajo heshtje,nje nga ato qe vibrojne afrimin.
Ajo heshtje e madhe,
ajo heshtje e mungeses,
ajo heshtje e kthimit tend,
ne nje,ne nje,ne nje.
Ti qe gjithmone me mua ishe dy,
dhe prape njesuar,
po kurre bir vetmie.

Do te heshtesh,
ti qe aq pak flisje dhe heshtjet i krisje
ti qe i kishe fjalet si guaska te rralla,
qe m'u desh aq rruge te eci per ti gjetur,
do te heshtesh ti,qe aq shume te desha,
Do te kthehesh ne nje burre si mijera
(kurre nuk mbaron argateria se ngreni burra.)

Do te heshtesh.Do te cohesh.Do te ikesh qe andej,
krahthyer drejt gojes se argaterise do t'ikesh
duke tu zvogluar trupi,shpatullat ne largesi.
(Pika me rafte sa fort ti desha shpatullat!)
Do te ikesh argati im,do te zhdukesh,
dhe ketu historia jone do te mbaroje
historia jone e padegjuar
qe e pergjonin yjet e pikuar
e qe kapnim me dore nen cati.
 

Ema

Goddes
Re: Mimoza Ahmeti

Kjo me kujton Jeten

Eshte cudi kur je femer

Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur
shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.
Dot nuk duroj,
ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen
kundrejt njeri-tjetrit.
Kangur me foshnjen ne xhep
duket figura ime se largu
ketu ne bregdet.
Me vjen per te qare.Jam bere barre.
Me siguri molusqet e buta tani
levizin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem
kane marre
Eshte cudi kur je femer...
E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn
e shkaterron!
Kur si perbindesh shkriferon germadhat
e mohimit...
Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,
me syte e medhenj plot hije
pret nje vazhdim, nje lindje femije
buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,
ngaqe se si eshte, eshte me barre.
Ne ato ore te dites kur molusqet e buta
hapin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre...
 
Top