Meta: LSI do të votojë pro kufirit detar me Greqinë

Meta: LSI do të votojë pro kufirit detar me Greqinë

Lëvizja Socialiste për Integrim do të votojë marrëveshjen për ujërat territoriale Shqipëri-Greqi. Kreu i kësaj partie, tanimë ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër, Ilir Meta, deklaroi dje në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla se deri më tani, në maksimumin e informacionit që ka marrë për marrëveshjen, nuk do të hezitojë që të miratojë marrëveshjen. “Ne jemi të hapur dhe të predispozuar për të realizuar transparencën maksimale, me të gjitha institucionet dhe nuk duhet të harrojmë që është Parlamenti ai që do votojë. Nuk shoh asnjë arsye të shëndoshë apo provë se kjo është një marrëveshje që cenon interesat e Shqipërisë dhe mendoj se kjo marrëveshje është në interesat e të dyja palëve”, tha Meta. Nëse sna vjen asnjë fakt apo provë se janë cenuar interesat e vendit, vijoi ai, atëherë nuk ka asnjë arsye të mos votojmë. Meta mbrojti të gjithë veprimet e kryera nga ekipi negociator, për diplomatët dhe ushtarakët që kanë marrë pjesë në hartimin e marrëveshjes dhe përcaktimit të pikave të saj.</p>


“Unë mund tju them se edhe për shkak të detyrës, nisur edhe nga disa sensibilitete që u shprehën në atë kohë, jam interesuar dhe kam folur me kryenegociatorin Ferit Hoxha dhe me gjeneralin dhe ekspertë të tjerë. Kemi bërë disa konsultime, kemi parë pretendimet që ngriheshin nga z. Pashaj. Këtu flet një njeri që nuk është specialist për ujërat. Është e qartë që kjo është një marrëveshje që respekton Kushtetutën, konventën ndërkombëtare për detin ku Greqia dhe Shqipëria janë palë dhe asnjëherë nuk ka munguar vullneti për të bërë transparencë”, nënvizoi ai. Meta tha se ka pasur një spekulim të jashtëzakonshëm për marrëveshjen me Greqinë. “Italia dhe Greqia e kanë caktuar kufirin në vitin 1977, Shqipëria me Italinë në vitin 1990. Nevoja për të pasur një marrëveshje me Greqinë ka ardhur nga publikimi i një lajmi se një kompani e njohur do të bënte kërkime në det dhe sipas palës greke, kërkimet do bëheshin në mes të kufirit. Duhej zgjidhur si problem sepse nuk ka pasur kufi dhe bisedimet janë bazuar te konventa e detit ku dy vendet janë anëtarë”, tha Meta. Në rast se Shqipëria sot është në NATO, tha ai, në rast se është në këtë stad ku është, në radhë të parë këtë e ka sepse Shqipëria ka qenë dhe është model i suksesshëm i ndërtimit të fqinjësisë së mirë dhe nuk është kjo rruga për të mbrojtur interesat e vendit tënd që nga diplomatët dhe ushtarakët më të mirë. I pyetur nëse ka mundësi që të marrë rolin e negociatorit mes opozitës dhe mazhorancës për të zgjidhur krizën politike, Meta tha se nuk është e nevojshme, pasi pozicioni i mazhorancës është i qartë. “Kam thënë vetëm që protesta ishte kundër LSI edhe pse bëhej tek Kryeministria. Skam arsye përse të bëj negociatorin dhe qëndrimi im ka qenë i qartë. Qëndrimi ekstrem vjen nga pala tjetër. Pala e mazhorancës thotë se nëse doni të bëni komision hetimor, hajde bëjeni, doni shumicën merreni, doni të hetoni, hetoni”, tha ai. Duke ju përgjigjur akuzave të Ramës për LSI-në dhe pozicionimin e saj pas zgjedhjeve të qershorit, Meta tha se “jam gati kur të dëshironi që të bëjmë një debat televiziv dhe do të ishte shumë e mirë për të gjithë”. Meta shtroi pyetjen se pse ky pazar nuk u bë para zgjedhjeve të vitit 2007 kur LSI dhe Ilir Meta e mbështetën aq fort Ramën për të fituar mandatin e tretë. “LSI bëri një marrëveshje afatgjatë për zgjedhjet lokale, Kodin Elektoral dhe zgjedhjet e përgjithshme, por Rama nuk donte marrëveshje afatgjatë, por donte të kalonte zgjedhjet lokale, të merrte mandatin dhe të ulej e të bënte pazar me Berishën”, nënvizoi Meta.(Shqip)</p>
Ep5brDQyQgQ

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24627. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24627
 
Top