Meta: Kriza? Ne kemi ofruar zgjidhjen
Mazhoranca është e gatshme të negociojë gjithçka, përveç kërkesës së padiskutueshme të socialistëve për hapjen e kutive të votimit. Numri dy i qeverisë, njëkohësisht edhe kryediplomati i vendit Ilir Meta, duke iu përgjigjur apelit të diplomatëve perëndimorë ftoi socialistët të dialogojnë me shumicën parlamentare për ti dhënë fund krizës politike. Paketa e konsensusit që koalicioni qeverisës i ofron pakicës parlamentare nuk e ka përfshirë çështjen e hapjes së kutive në Qarkun e Beratit, Shkodrës, Fierit dhe Tiranës, të cilën Partia Socialiste e konsideron si kushtin thelbësor.

Ftesa për PS-në

Qeveria nis të zbatojë porosinë e ndërkombëtarëve për të bindur Partinë Socialiste të kthehet në Kuvend. Nga selia e Ministrisë së Jashtme, Ilir Meta, duke përshëndetur deklaratën e ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch, kërkoi nga PS-ja të rikthehet në Kuvend. “Mazhoranca ka afruar të gjitha mundësitë dhe hapësirat që lejon sistemi ynë kushtetues e institucional dhe askush nuk duhet të kërkojë nga një mazhorancë që të ndryshojë thelbin e këtij sistemi, i cili ka të bëjë me pavarësinë e pushteteve, ku element kyç mbetet pavarësia e gjyqësorit”, tha Meta. Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm shtoi se gjithçka tjetër është e hapur për tu diskutuar dhe për tu zgjidhur me dialog. Sipas Metës, qëndrimet përfundimtare të mazhorancës dhe qeverisë për krijimin e të gjitha hapësirave që ekzistojnë brenda sistemit kushtetues janë bërë publik tashmë. Opozita, prej dy muajsh ka bojkotuar Kuvendin deri në një afat të papërcaktuar.

Për ndërkombëtarët

Shefi i diplomacisë shqiptare përshëndeti dje vlerësimet e ndërkombëtarëve për zhvillimet politike. “Në deklaratën e ambasadorit Bosch në mbledhjen e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, vlerësohen dhe evidentohen arritjet e Shqipërisë në të gjitha fushat dhe arritjet në procesin e integrimit euroatlantik të Shqipërisë, në përgjithësi, si dhe në veçanti zhvillimi i zgjedhjeve të 28 qershorit, të cilat shënuan progres të prekshëm dhe realizuan shumicën e angazhimeve të OSBE-së”, tha Meta. Ministri i Jashtëm ka përshëndetur edhe deklaratën e bërë në emër të Bashkimit Europian nga përfaqësuesi i Presidencës Suedeze në Këshillin e Përhershëm. “Është për tu theksuar dhe vlerësuar deklarimi i përfaqësuesve ndërkombëtarë se Kuvendi i Shqipërisë mbetet institucioni kyç për avancimin e reformave dhe zhvillimin e jetës politike në vend”, tha Meta. Kryediplomati shqiptar shprehu vlerësime pozitive edhe për përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku vlerësohen arritjet e rëndësishme të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit euroatlantik, aplikimin për tu anëtarësuar në BE dhe përmirësimet e prekshme në zgjedhjet e 28 qershorit.

Për marrëveshjen

Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm komentoi marrëveshjen Shqipëri-Greqi, duke e cilësuar si një pakt mes dy vendeve sovrane, e cila nuk ka efekt për vende të treta. I pyetur se cili është qëndrimi i tij lidhur me pikën 150 të marrëveshjes me Greqinë dhe gjithashtu edhe qëndrimi i palës italiane Meta u shpreh se “Greqia dhe Italia këtë problem bilateral e kanë zgjidhur prej kohësh, sikurse edhe Shqipëria me Italinë e kanë zgjidhur. Për sa i takon pikës treshe, kjo çështje do të diskutohet në negociata trelaterale, mes të tria vendeve. Nuk ekziston asnjë shqetësim për këtë problem”.

Parlamenti
“Është për tu theksuar dhe vlerësuar deklarimi i përfaqësuesve ndërkombëtarë, se Kuvendi i Shqipërisë mbetet institucioni kyç”

Rehn kërkoi zgjidhje
“Për Shqipërinë dhe sfidat e saj politike, unë besoj se qeveria e re do të mundohet ta zgjidhë këtë çështje, që është e rëndësishme për kriterin politik të Kopenhagenit dhe duhet parë si një shans tashmë për të rritur stabilitetin politik e në këtë mënyrë evoluimin e orientimit europian të Shqipërisë”, theksoi Rehn(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24700. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24700