Merlin, eshka për të vrarë Fidel Kastron

Merlin, eshka për të vrarë Fidel Kastron

Në vitin 1961, në Havanë, diva do të çonte në një lokal “liderin e fuqishëm”, ku më pas do të helmohej nga një mafioz i paguar prej CIA-s. Dokumentet e reja zbulojnë se plani dështoi nga tradhtia e një biznesmeni.</p>


“Kanë tentuar ta vrasin 638 herë që nga viti 1959, kur ai fitoi pushtetin. Në shumë raste isha unë që i shpëtova jetën, në shumë të tjera e ndihmoi fati”. Viktima e munguar e kësaj serie të pabesueshme atentatesh është Fidel Kastro: “Engjëlli i tij mbrojtës” është gjenerali Fabian Eskalante, për shumë vjet truproja e tij dhe themelues i Shërbimeve Sekrete Kubane. Situatat për të “hequr qafe” liderin kuban kanë qenë të shumta dhe me shumë fantazi. Ato fillojnë nga kutia magjike prej druri, e cila iu dha Kastros në vitin 1961 dhe që kishte brenda purot e helmatisura, deri te guaskat me “perla” të mbushura me eksploziv, një ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1963 në një pjesë të detit të Havanës, ku Fideli gjuante peshk nën ujë: sikur vetëm ta kishin prekur ato molusqe, rreth tij do të mblidheshin dhjetëra alga helmuese.
Nga të gjitha incidentet veçohet ai i urdhëruar në vitin 1961 nga ana e 3 gangsterëve që punonin ndërmjet Majamit dhe Kubës: Xhoni Rozelini, Sem “Momo” Xhiankana dhe krahu i tij i djathtë Santos Trafikante. Nga 1200 dokumentet e fshehta që u publikuan prej CIA-s në vitin 2007, disa prej tyre janë ende duke u analizuar, dallon një rrëfim: një natë, aktorja amerikane ishte përfshirë “në komplotin kundër Kastros, i cili ishte autorizuar nga autoritetet më të larta amerikane”. U zbulua edhe emri i aktores. Ishte Merlin Monro. Vetëm identiteti i “dërguesit” mbetet në dyshim: cili nga vëllezërit Kenedi donte të godiste Kastron, Presidenti Kenedi apo vëllai i tij, Robert, që në atë kohë ishte ministër i Drejtësisë? Tashmë është e qartë se gruaja bisedoi për planin e CIA-s me Bob Kenedin, i cili i rrëfeu më pas pse ishte shumë i hutuar”. Sipas disa burimeve, Merlin e shkroi të gjithë ngjarjen në një ditar të kuq, që u sekuestrua nga agjenti Lionel Grandison natën që ajo vdiq dhe nuk u gjet më kurrë.
Historia filloi ndërmjet marsit dhe prillit të vitit 1961, kur, sipas asaj që shkruan Senati amerikan, njerëzit e CIA-s projektuan një “nga 8 komplotet për të vrarë Kastron, që më pas u provua se ishin vetëm manovra”. Në këto kushte ata vendosën tu drejtoheshin disa gangsterëve nga Majami, të cilët kishin kryer punë të mëdha në Kubë, ku kishin hapur restorante dhe salla lojërash, por që u kishin ngecur të gjitha në grykë, sepse Kastro ua kishte konfiskuar përfitimet. Një prej mafiozëve është Santos Trafikante i riu, mik i ngushtë i Sem Xhiankanas, një emër mjaft i njohur, i cili u afrua në klanin e Frank Sinatrës dhe mbështeste vëllezërit Kenedi. Ja ku shfaqet edhe Merlin: Xhiankana ia prezantoi bionden bukuroshe Xhon Kenedit, e cila në vazhdim do të kishte një lidhje me Presidentin dhe më pas me të vëllain e tij, Bobin.
Plani parashikonte që Kastro të helmohej, por si? Deri në atë moment tentativat ishin të shumta e të shumëllojshme dhe gjenerali Eskalante i kishte neutralizuar të gjitha. Vetëm një muaj më parë zbuloi komplotin e famshëm të cigareve të helmatisura, pasi arriti të infiltronte një prej njerëzve të tij mes atyre të CIA-s. Në janar 1961, “engjëlli mbrojtës” i Fidelit kishte kapur rob Xhon Xhentilen, një amerikan, ekspert i helmeve, që kishte zbarkuar në mënyrë klandestine në Kubë për të helmuar Kastron, vëllain e tij Raulin dhe Çe Guevarën. Por në ishullin komunist jetonin 10 sozi të liderit kuban. Edhe Orlando Bosh, i njohur ndryshe si “terroristi më i rrezikshëm në hemisferën e veriut”, nuk arriti ta çonte në fund misionin e tij. Dështoi gjithashtu edhe Luis Posada Karriles, një tjetër person i frikshëm, që iu afrua Kastros duke iu prezantuar si piktor që dëshironte ti bënte një portret, por që iu desh të përballej tek për tek me Eskalanten.
Pra, Kastro ishte gjithnjë në shënjestrën e specialistëve të helmeve. Ora X duhej të ishte pikërisht të dielën e fundit të prillit të 1961-shit, në një restorant luksoz në det, që Fideli e frekuentonte shpesh. Prej pak muajsh në atë lokal punonte një kamerier i ri, që sipas pronarit ishte shumë i mirë. Në fakt, ai ishte një i dërguari i Trafikantes, që e kishte furnizuar me kapsula me përmbajtje helmi shumë të fuqishëm. Mjaftonte të hidhje në pjatë ose gotë një prej këtyre kapsulave, për ta çuar në fund misionin. E rëndësishme ishte që Kastro të shkonte atje dhe një gjë e tillë, sipas CIA-s, do të ishte e mundur nëse në lokal do të performonte aktorja bukuroshe Monro. Kastro tërhiqej shumë nga gratë e spektaklit.
Ishin hapur fjalë se në Havanë do të vinte diva bukuroshe që kishte interpretuar në filmin “Kur gruaja shkon me pushime”. Monro do të performonte në lokal në prani të Kastros, shenjë kjo e një marrëdhënieje të qetë mes Kubës dhe SHBA-së. Çdo lëvizje e natës së helmit ishte studiuar me shumë kujdes, por CIA nuk kishte parashikuar që Trafikante, njeriu më i rëndësishëm i misionit, së bashku me kamerierin e rremë do të bënin lojë të dyfishtë. Që në fillim ai i tregoi të vërtetën Kastros: “Pas pak do të shpërndahen gota me shampanjë për të uruar mirëseardhjen e yllit amerikan. Unë kam detyrën që tiu helmoj ju”. Në një raport të zyrës amerikane për lëndët narkotike që daton më 21 korrik të vitit 1961, shkruhet: “Mes kubanëve që jetojnë në Majami qarkullojnë zëra se kur Kastro bllokoi lokalet e lojërave dhe restorantet e gangsterëve amerikanë, kishte vënë në hekura edhe Santos Trafikanten, për një arsye të veçantë. Në një intervistë ai kishte thënë se e konsideronte shumë të rrezikshëm, por në të vërtetë e përdori për të kundërtën. Gjithashtu Kastro ka pranuar se i shpëtoi jetën: i zbuloi sekretin”.
Në dokumentet e CIA-s nuk është specifikuar nëse Merlin Monro vuri këmbë në Kubë. Një pjesë e mirë e studiuesve mendojnë se aktorja ka qenë dhe është e lidhur me ngjarjet e tjera, prandaj kjo është edhe arsyeja “që duhej” të vdiste.
Sigurisht që deri në momentin kur lidhja e saj me Bob Kenedin vazhdonte, shërbimet sekrete hezitonin ta ndiqnin çështjen. Hetuesit ndryshuan mendje pas prishjes së marrëdhënies me Bobin, sidomos pas telefonatës kërcënuese, ku i thoshte vëllait të Presidentit që do të tregonte të gjitha ato që ai dinte. Ky ishte edhe fundi.
Plani për vrasjen e Kastros me ndihmën e Monrosë i përket mars-prillit të vitit 1961. 16 muaj më vonë, në mbrëmjen e 4 gushtit 1962, në restorantin La Scala u takuan Merlin, Bob Kenedi, Piter Louford dhe sekretaria e tij. Pak orë më vonë ndodhi tragjedia dhe bashkë me të u zhduk edhe ditari i kuq i aktores. Kështu morën fund të gjitha provat e komplotit të dështuar kundër Kastros.(Shqip)</p>
krGTO4-v7k4

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24956. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24956
 
Top