Merkel firmos marrëveshjen e koalicionit pas 4 javë negociatash

Merkel firmos marrëveshjen e koalicionit pas 4 javë negociatash

Kancelarja gjermane Angela Merkel nënshkroi marrëveshjen për një qeveri të re të koalicionit të qendrës së djathtë pas disa javë negociatash. Konservatorët kristian-demokratë të kancelares Merkel dhe demokratët e lirë pro-biznesit ranë dakord për një program që do të përfshijë shkurtimin e taksave prej rreth 36 miliardë dollarësh. Programi është hartuar të nxisë rritjen ekonomike për ta nxjerrë vendin nga recesioni.

Kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi qeverinë e re të koalicionit të qendrës së djathtë me demokratët e lirë. Partneri i ri i koalicionit Guido Westerwelle do të jetë ministër i jashtëm.

Zonja Merkel tha se marrëveshja do të zgjidhë me trimëri problemet e vendit.

“Mund t’u them se mirëpres bashkëpunimin në koalicionin e re. Negociatat nuk kanë qenë gjithmonë të lehta, por ato e bënë të qartë seriozitetin e punës sonë dhe se do të fillojmë punën me guxim dhe kënaqësi. Besoj se do të jemi një grup i mirë në qeveri”.
Kristian-demokratët e zonjës Merkel, partia bashkimi social kristian dhe demokratët e lirë u bashkuan në koalicion pas gati katër javë negociatash, që pasuan zgjedhjet e 27 shtatorit.

Guido Westerwelle, udhëheqësi i demokratëve të lirë tha në konferencën e përbashkët për shtyp me zonjën Merkel se marrëveshja për koalicionin e ri ishte një arritje për vendin.

Ai është emëruar si ministër i jashtëm dhe menjëherë shfaqi synimin që të gjitha armët bërthamore të hiqen nga toka gjermane.

“Politika e jashtme nuk është thjesht rreth vazhdimësisë. Është edhe për fillime të reja. Jam i kënaqur që koalicioni është dakord për fillimin e bisedimeve me aleatët tanë sapo të marr detyrën, në mënyrë që Gjermania të jetë një vend pa armë bërthamore”.

Disa qindra protestues u mblodhën sot në Berlin dhe qytetet të tjera gjermane për të protestuar kundër shkurtimeve sociale të qeverisë së re. Protestuesit u mblodhën pasi kancelarja Mercel dha hollësi për platformën e qeverise së re përfshi sistemin e shërbimit shëndetësor, rritjen e subvencioneve për fëmijët dhe shkurtimin e taksave.

28 shtator
Gjermani, mediat opozitare: Fillimi i fundit për Angela Merkel

Shtypi gjerman dhe mediat e tjera komentojnë përfundimin e zgjedhjeve parlamentare në Gjermani.

Radio Deutche Welle thote:

Fitorja nuk duhet të mashtrojë askënd: Është ky fillimi i fundit të Angela Merkelit në postin e kancelares. Partia e saj (CDU) nuk do t’ia falë për një kohë të gjatë një prej rezultateve më të dobëta që prej themelimit të Republikës Federale të Gjermanisë. Kancelarja do të qeverisë ndoshta edhe dy apo tre vjet, pastaj duhet ta lirojë këtë vend.

Jo vetëm për faktin që krahu i ekonomistëve dhe i konservatorëve mund ta nuhasë pas heshtjeve të deritanishme në luftën e brendëshme për pushtet se çka sjell e nesërmja. Zonja Merkel i ka krijuar vetë komplikimet e ardhshme. Ajo, si një ndër politikanët më socialdemokratë të Unionit, u përcaktua para zgjedhjeve për një koalicion me liberalët. Tani nuk do të mund t’i largojë shpirtërat që i ka thirrur vetë.

Liberalët arritën një rezultat sensacional – më të mirin e tyre në historinë e zgjedhjeve parlamentare gjermane. Tani ata do të kërkojnë që ky rezultat të paguhet mirë dhe nuk do të kënaqen vetëm me rolin e një partie që siguron shumicën në parlament. FDP-ja do të insistojë që të realizohet premtimi i saj për uljen e tatimeve.

Se si mund të arrihet kjo, FDP-ja nuk ishte në gjendje t’ua shpjegojë vetë votuesve as para zgjedhjeve. Dhe shpresat se do të mund t’ua shpjegojë këtë gjë pas zgjedhjeve janë të vogla. Megjithatë suksesi i liberalëve nuk është i befasueshëm: me formulën e thjeshtë për “zbritjen e tatimeve”, për dallim prej kristiandemokratëve dhe socialdemokratëve, liberalët kanë prekur një prej temave që u intereson njerëzve dhe ka ofruar një zgjidhje – apo edhe jo.

“Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan:

“Qeverisë Merkel 2 do t’i kundërvihet një falangë e majtë që nuk është parë në këtë vend deri më sot. A do t’ia dalë kjo forcë që problemet që zunë kore përgjatë koalicionit me bazë të gjerë të shtjellohen nga Unioni Kristian Demokrat (CDU) dhe të nxjerrin në pah thelbin e vërtetë të Angela Merkelit? Paria Liberale FDP sidoqoftë nuk do ta pengojë një kancelare reformatore. Më në fund kryetarja e CDU-së ka mundësinë të jetë ajo kancelare që synonte dikur si kandidate. Pra pyetja më interesante është se cila Angela Merkel do të qeverisë vendin në vitet në vazhdim.”

“Heilbroner Stimme” vëren:

“Faktin që pas 15 vjetësh shumica mjafton për një aleancë të kristiandemokratëve CDU dhe liberalëve FDP, Angela Merkel ia dedikon partnerit të saj të ardhshëm dhe jo situatës së favorshme për unionin. Për Angela Merkelin rezultati është gjithçka tjetër, por jo një fitore triumfuese. Ndonëse me mazhorancën për koalicion CDU-FDP u arrit objektivi elektoral, një parti popullore nuk mund të mjaftohet me rezultatin e dytë më të dobët në historinë e saj. Partia socialdemokrate SPD si humbësja mëse e qartë nga koalicioni me bazë të gjerë ndodhet pas kësaj rënieje katastrofale përpara nevojës për t’ u rieorientuar. Kursi i liberalit Westerwelle që e refuzonte qartë një koalicionin tresh me socialdemokratët u konfirmua dhe ai është fituesi i vërtetë i zgjedhjeve 2009.”

Nga “Augsburger Allgemeine” citojmë:

“Partitë e vogla po marrin atë që humbasin partitë klasike popullore. Ky është një zhvillim shoqëror. Ky zhvillim do të thotë copëzim. E kjo është një tragjedi për Partinë Socialdemokrate, parti kjo me përvojë të pasur tradicionale 150-vjeçare. Ajo ndodhet në një gjendje për të të ardhur keq dhe gjithnjë e më shumë po rrezikon të kapet nga fusha e të vegjëlve. E kush e kishte menduar, që partia e Willy Brandt-it do të arrinte deri në këtë pikë.”

Gazeta bulevardeske “Bild Zeitung” shkruan:

“Atë që politikanët nuk e arritën në një luftë elektorale të turbullt – e arritën zgjedhësit duke krijuar: qartësi! Kjo është gjë e mirë për demokracinë. Kjo është gjë e mirë për Gjermaninë. Koalicionit me bazë të gjerë nuk iu dha vota. Kjo jo sepse ky koalicion ka bërë punë të keqe, por sepse zgjedhësit nuk deshën një raund të dytë plot kompromise të këqia. Me një shumicë të qartë mes kristiandemokratëve dhe liberalëve zgjedhësit dëshmuan më shumë guxim, nga sa prisnin politikanët prej tyre. Ky është një mandat i qartë për Angela Merkel dhe Guido Westerwelle. Një mandat për një qeverisje me vendosmëri. Qeveria e re duhet të verë nën kontroll borxhet e shtetit. Taksat duhet të ulen, për ata që mbajnë peshën kryesore të ekonomisë: shtresën e mesme të shoqërisë, specialistët, ata që kanë vullnetin të japin rendimente. Kjo qeveri duhet të gjejë edhe fjalë të qartë për luftën në Afganistan. Zgjedhësit i kanë dhënë besimin e tyre unionit dhe FDP-së. Tani Merkel dhe Westerwelle duhet ta mbajnë fjalën.”(Shekulli)

DXjyuY3dqfw

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24765. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24765

Top