Merimangat! Spider Webs!
Vellai im i ka shume frike. Une nuk i kam frike. Insektet qe me pelqejne jane nusepashka, xixellonja dhe miza helikopter. (dragon fly). Merimangat nuk i pelqej, megjithate i respektoj. Nuk i vras kurre nqs jam ne gjendje t'i nxjerr jashte shtepise me kujdes. Ne rast te kundert, nje shapke mbi koke dhe mbaroi puna.
Me te urryeshmet per mua jane shumekembeshit, gersherezat dhe qente e tokes te cilet ngjajne pak a shume me akrepat ose me gaforret e detit. Ato me fusin anicire. Nuk i kam frike vecse me zgjojne nje kujtim te keq.
Duhet te kete qene viti 1988 ose 89. Mami kishte nje shoqe e cila e kishte te shoqin kryetar kooperative. Gjate pushimeve te veres se atij viti une bera nje "zarar". Prisha boshtin e TV-se Iliria dhe "i huajta mamit, pa leje, ca leka ne cante" te cilen fare mire mund t'a quajme "vjedhje te pavullnetshme" ose "borxh me kthim". Mami me tha se asaj i duheshin lekat per te blere cigare dhe babi i cili ishte shume kurnac, duke qene shefi i finances se shtepise, i kufizonte mamit numrin e paketave. Keshtu qe ajo me gjeti nje pune ne kooperative. Me kete rast e hengri dhe motra e cila nuk kishte faj. Kryetarin e kooperatives e kishim mik dhe ai n'a tha te rrinim mes misrave dhe ne fund te dites te pagueshim. N'a la edhe nje fshatare shoqeruese e cila i njihte mire insektet e zones. Nje dite, mua me ze gjumi ne mes te misrave dhe ngrihem nga bertitjet e motres e cila pa qe nje qen toke te zi (tip akrepi) mbi floket e mi. Ajo filloi te qante dhe une pa ditur cfare ishte mendova me te keqen dhe ia futa vrapit. Koha ndaloi dhe rreshti i misrave dukej si pambarim. Kur me ne fund dal nga misrat perplasem me nje burre i cili kishte vjedhur domate nga fusha perbri dhe bertet nga dhembja e perplasjes. Aty u mblodhen shume veta dhe midis tyre edhe nje tip shefi i cili filloi te shante hajdutin e domateve. Pasi u sigurova qe insekti ishte zhdukur nga koka ime dhe me ndjenjen e fajit se dekonspirova nje tjeter hajdut perpiqem te largohem me lezet. Tani, ne mendje me ngeli borxhi qe duhej t'i ktheja vjedhesit te domateve i cili u kap pa dashje prej meje. Nuk doja dekorate vecse iu luta kryetarit te kooperatives t'a linte te qete sepse isha une ajo qe i kisha kerkuar ca domate.
Nejse, ky takim i drejteperdrejt me akrepin me forcoi zemren dhe me dha kurajo te vrisja gjithe bubuzhelat e zinj te shtepise ndersa anetaret e familjes, duke perfshire edhe babin, rrinin mbi karrige nga frika. Nami u hap ne lagje per "trimerine time" dhe nje dite nje komshie me therret nga ballkoni per te shkuar ne shtepine e saj per te kapur nje mi.
Si perfundim, merimanga me pelqen per aftesine e saj te ndertoje ambjente burgu per preun e vet. Qe me sjell ide madheshtore ne mendje.
El