Mendoni se instikti maternal ekziston tek te gjitha femrat?

Trista

Primus registratum
Mendoni se instikti maternal ekziston tek te gjitha femrat?

A e ka cdo femer te lindur instiktin maternal? :angel: Deshire per te pasur femije? :confused: Per tu kujdesur per ta? Esht ky instikt njesoj i forte si para dhe pasi i kan dhene drite femijes se tyre? :shrug:


Diskutim te mbare! /pf/images/graemlins/smile.gif

:wave:
 

Amdis

Forumium praecox
Nuk ka qenie te qendroje me afer Zotit sesa Nena.
Zoti ka nje dashuri te pakufishme per krijesen e Tij (njeriun),ashtu sic dashuria e Nenes per krijesen qe sjell ne jete (femija) eshte tejet e madhe.
Te duash ate c'ka eshte jotja , krijimin tend perfekt , eshte dicka instiktive.
Por njerezit nuk jane te gjithe njesoj dhe pikerisht ketu qendron e bukura:
Disa Nenave te reja , u duhet me shume kohe per te krijuar ate lidhjen e forte nene - femije , por qe eventualisht arrihet.

Nderkohe , disa vajza te tjera , dhembshurine memesore e kane me te shprehur , mbase qe ne vegjeli , e kjo si pasoje e jo vetem te geneve te trasheguara , por edhe te kushteve ku mund te jene rritur.Natyrshem supozojme, se keto vajza , neser Nena , do ndjejne lidhjen nene -femije , me shpejt sesa Mamate e rastit krahasues.

Te debatosh mbi "prerjen" apo jo te nje femre per t'u bere mama ne te ardhmen , do ishte nje teme krejt tjeter! : )
 

joetisti_

Locus omnem
edhe meshkujt e kane lehtesisht deshiren dhe disi nevojen te behen baballare, por femra besoj e ka me te theksuar. Dhe kur i lind nje femije behet automatikisht shume e dashur dhe shume e kujdesshme. Mendoj, por s'e di me siguri, se s'ka femra qe s'e kane. Mbase mund ta kene me pak, por e kane.
 

joetisti_

Locus omnem
Une mund te them dicka si jofemer per instiktin paternal, por edhe ketu s'jam me shume informacion. Se edhe mashkulli e ka deshiren te behet baba dhe, ndonese pa qene akoma, eshte thjesht i etur per seks dhe vetem kaq, kur behet i gezon te gjitha "vetite" qe ka nena per femijen. Mbrojtjen, xhelozine, dashurine etj. Dhe nuk e di pse mendoj se te gjithe meshkujt e kane kete.
 

Ermiraal

Forumium maestatis
Jo nuk mendoj se te gjithe grate mund te behen nena,sikur se ka burra qe mund te kene instikte per te rritur dhe edukuar femijet shume me mire.
 

joetisti_

Locus omnem
Madje ka burra qe transplantojne nje miter dhe gjithcka tjeter duhet per te lindur nje femije. Une mendoj shpesh se shume nga ato gjera qe na jane ngulitur ne mendje si te pabeshme, s'ka arsye te forte te mos te behen. Por pastaj kur sheh disa gjera qe ta neveritin, ndryshon mendim.

Nje burre s'mund te transplatoje dashurine memerore.
 

Almaa'95

Papirus rex
Njoh nje rast ne Greqi qe cifti vendosi te mos bente femije por pasuri, dhe pas shume vjetesh biresuan dike.

Njoh dhe nje rast tjeter pastaj, e jema ngeli shtatzane pa deshire shume e re. Vajzen e trajton si lecke & nuk kalon dite pa i kujtuar se duhej ta kishte abortuar.

Sdi cila nga keto dy raste ngushellon tjetrin por dij mire qe jo cdo femer eshte lind per te lindur.
 
Top